• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Në Korçë s’ka diskriminim”, Xhafaj “skanon” Tirana-Skënderbeu: Prisni gola, Bregu do shpërthejë në finish

11:27 : 04/05/2019
në SPORT
Ndeshja e futbollit, Tirana-Skenderbeu i Korces, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.

Ndeshja e futbollit, Tirana-Skenderbeu i Korces, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.

Daniel Xhafajt nuk i ndahet shpirti nga futbolli shqiptar. Edhe pse u bë një kohë e gjatë që është zhvendosur në Amerikë, vazhdon ta ndjekë me shumë interes Kategorinë Superiore.

Kur na ndan vetëm një ditë nga Tirana-Skënderbeu, më mirë se 41-vjeçari, askush nuk mund të na bëjë “skanerin” e kësaj supersfide. Ndoshta nuk luhet për majat e renditjes, por vlonjati mendon se ky 90-minutësh do të prodhojë futboll të bukur dhe gola.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi vlerëson Dejvi Bregun si lojtarin që mund të bëjë diferencën në këtë fundsezoni, ndërsa kujton me shumë nostalgji eksperiencën në Korçë dhe shansin që iu dha në kohën kur Flamurtari e largoi.

Daniel, luhet këtë fundjavë Tirana-Skënderbeu, si e parashikoni?

Lexo edhe:

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

Po mendoj se këto ekipe përherë kur ndeshen me njëratjetrën japin maksimumin dhe nuk ka fort rëndësi se për çfarë luajnë, për titull kampion apo për të siguruar mbijetesën. Ajo që vlen është se cili do të dalë fitues nga ky 90-minutësh. Kjo  javë vendos shumë.

Nuk do guxoni që të na thoni një rezultat?

Po mendoj se është e vështirë që të bësh një parashikim, por mund të them vetëm që do të ketë gola.

Me Skënderbeun që më shumë është i përqendruar në Kupë dhe Tiranën që fillimisht duhet të bëjë llogaritë e mbijetesës, kujt i shërbejnë më shumë pikët të shtunën?

Nuk mendoj se Skënderbeu është i përqendruar vetëm te Kupa e Shqipërisë, pasi ata luftojnë në 3 drejtime. Nuk duhet harruar se janë ende në garë për të siguruar Europën nga kampionati, si edhe “betejën” që kanë në KAS.

Meqenëse përmendet KAS-in, këto luhatje që kanë pasur këtë sezon, a janë pasojë e vendimit që vazhdon t’i mbajë pezull?

Skënderbeu ka krijuar statusin e ekipit fitues, edhe pse me probleme largimesh e KAS-in që vazhdon t’i mbajë pezull. Kanë ndërtuar një ekip të ri, me perspektivë dhe rrjedhimisht kanë një të ardhme të sigurt.

Xhafaj vs Partizani

A mendonit se do ta shihnit sërish Tiranën në vorbullën e mbijetesës dhe a mund ta shmangë dramën e dy sezoneve më parë?

Tirana është Tiranë dhe gjithmonë shikohet me imtësi si zhvillohen ngjarjet në këtë klub. Në fund të fundit, është ekipi më i titulluar në Shqipëri dhe vëmendja është tek ata. Ardi (i referohet trajnerit Mema) ka bërë shumë mirë dhe meriton komplimente, ndaj shpresoj që në fund të shmangin zonën e rrezikut.

Cili është lojtari që mund ta bëjë diferencën në këtë duel?

Bregu është lojtari që mund ta bëjë diferencën në këtë duel, por jo vetëm. Më vjen mirë që është rikthyer pas dëmtimit dhe nga sa e kam parë, është më i freskët dhe gati për të shpërthyer. Do jetë ai që ta bëjë diferencën në këtë fundsezoni.

Pika e dobët dhe e fortë e secilës?

Nuk besoj se do ketë pika të dobëta.

Ka pasur shumë deklarata për ndeshje tavoline këtë sezon. A ka parë Xhafaj ndonjë ndeshje të çuditshme këtë vit në elitë…?

Më pëlqen që ekipet të luftojnë vetëm për objektivat e tyre dhe ju siguroj sikur Kamza të ishte ende në lojë dhe në garë për objektivat e saj, kampionati do të ishte akoma më i bukur dhe më me shume emocione.

Çfarë kujtoni nga aventura juaj në Korçë, cili ka qenë momenti më i bukur që keni kaluar?

Kam kaluar shumë mirë. Fillimi ishte me shumë presion në fakt, pasi më larguan nga Flamurtari dhe unë doja t’u tregoja të gjithëve që nuk ishte gabimi im, por i atyre që morën atë vendim. Për fatin tim, tifozët me pritën shumë mirë. Fillim i vështirë, por me një fund të bukur. Kam kujtime të mira dhe kjo falë tifozëve dhe njerëzve mikpritës që ka qyteti i Korçës.

Pak ditë më parë, një ish-mesfushor i Skënderbeut, francezi Arnaud Guedj, akuzoi se në Korçë shqiptarët janë kundër të huajve… Ka ekzistuar diçka e tillë në kohën tuaj?

Nuk e njoh situatën dhe ambientin aktual, por di të them që Skënderbeu gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur më shumë se 5 të huaj në ekip për çdo sezon, që do të thotë se ka strategji që i pranon edhe të huaj, Pastaj, janë shumë mikpritës dhe nuk besoj se ka nevojë të komentosh deklaratën e dhënë nga një lojtar.

PANORAMASPORT.AL

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025
BOTA

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025
BOTA

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025
Para

Vrasja e dyfishtë/ Dramë dhe lot në gjykatë, autorët: Na goditën të parët

TË GJITHA

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com