• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja pse po gremiset Rilindja/ “Shpërthen” ish-deputeti: Po sillet si sekt policor, është struktur pas…

19:18 : 30/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Politika policore, sjellje policore, qëndrime policore, mbrojtje policore: është ky kursi i gremisjes pa kthim të Rilindjes jashtë sistemit politik, demokratik e pluralist.

Kështu shkruan në një postim në rrjet, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, sipas të cilit Rilindja po gremiset dhe s’qëndron dot më në sistem për shkak të paaftësisë në  qeverisjeje, paaftësisë në mendimin politik, paaftësisë në menaxhim dhe paaftësisë kulturore.

 Postimi i Petrit Vasilit

Politika policore e rilindjes si gremisje e saj jashtë Sistemit!

Politika policore, sjellje policore, qëndrime policore, mbrojtje policore: është ky kursi i gremisjes pa kthim të Rilindjes jashtë sistemit politik, demokratik e pluralist.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Paaftësi qeverisjeje, paaftësi mendimi politik, paaftësi menaxhimi dhe paaftësi kulturore, kjo është diagnoza e një Rilindjeje, që gremiset, s’qëndron dot më në sistem.

E lindur mbi superficialitetin, mbi demagogjinë violente dhe pa përmbajtje, mbi dogmën e formës pa substancë, Rilindja në pushtet është vetëm një rrokullimë e zhurmshme jashtë sistemit.

Kjo rrokullisje e zvarritje e Rilindjes pas orëve e ditëve të pushtetit në ikje, thjesht mbjell dëm, pesimizëm social, deprimim të rëndë ekonomik dhe varfëri eksplozive.

Lindur mbi një grabitje kriminale zgjedhore në 2017 dhe duke ngritur pushtetin mbi këtë ilegjitimitet, Rilindja është kthyer në simbolin e imponimit të antishtetit ilegjitim dhe antisistemit politik armiqësor kundër qytetarëve.

Duke kapur dhunshëm drejtësinë, ashtu siç grabiti dhunshëm zgjedhjet, Rilindja po kërkon të bllokojë me çdo kusht të vërtetën e zgjedhjeve, që dosjet 339 e 184 në mënyrë pastërtisht ligjore kanë provuar.

Ky bllokim është thjesht një rrënim i mëtejshëm antisistem i Rilindjes, pasi e vërteta e grabitjes së zgjedhjeve njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët dhe falë VOA-s ka kaluar edhe oqeanin, ndaj përpjekja e Rilindjes në agoni për ta bllokuar të vërtetën është si “të futësh minaren në xhep.

Legjitimimi i qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme është e vetmja zgjidhje, është e vetmja rrugë dhe është i vetmi opsion për të shpëtuar shtetin nga rruga e zhbërjes dhe për të filluar me pas të ngremë të gjithë së bashku shtyllat e thyera të Parlamentit të as gjësuar e monist, të drejtësisë së kapur dhe të medias së shantazhuar e poseduar me mekanizma kriminale.

Në ditët shumë të rënda, që Shqipëria po kalon Rilindja është strukur pas skafandrave e mburojave të policisë, pas gazit helmues e shkopinjve të gomës, pas arrestimeve e shantazhimeve policore duke dalë përfundimisht jashtë sistemit demokratik e pluralist.

Thellimi i fajit të rëndë të Rilindjes duke u sjellë si një sekt policor po e bën atë gjithmonë e më të pashpresë.

Asnjë instrument kushtetues, ligjor dhe politik nuk mund të zëvendësohet nga Policia dhe logjika policore.

Ky shpërdorim i dhunshëm antiligjor i Policisë thjesht do të shkatërronte rolin detyrat dhe funksionin e Policisë, duke e shndërruar atë në një trupë të urryer dhe armike të popullit.

Ndërkohë që nga ana numerike, kjo Polici është qesharake përballë popullit, i cili nuk ka pasur asnjë herë synim të ndeshet me Policinë, pasi Policia është një hiçgjë përballë fuqisë së pamatshme popullore.

Regjimi rilindas dhe Kryeministri që fshihet pas potureve të policëve dhe pas frëngjive të “Tëitter” e “Facebook” kanë zgjedhur rrugën e vetizolimit, vetasgjësimit dhe vetëdaljes plotësisht jashtë sistemit politik, nëpërmjet policizimit të shoqërisë pluraliste dhe demokratike.

Sot, detyra e rindërtimit të sistemit të zhbërë nga Rilindja, e ringritjes së shtetit duke dërrmuar antishtetin dhe e rindërtimit të demokracisë së votës së lirë që shkatërron autokratizmin policor të Rilindjes, është një mision pa kthim.

Kemi përfundimisht një qeveri e Kryeministër që kanë dalë me dashje të kriminalizuar jashtë sistemit demokratik.

Ndaj, ringritjen e sistemit nuk mund ta ndalë kurrkush.

Rilindja policore vetëm sa po rëndon keqas veten dhe po dëmton padrejtësisht shqiptarët, por vetëm për pak kohë…

Etiketa: RamaRilindjavasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Harrojeni Spiropalin/ Ja deklarata epike e "doktorit" të rilindjes (Video)

TË GJITHA

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja tek Rike Roçi e Luana Vjollca (FOTOT)

08:46 : 08/06/2025

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com