• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një qeveri kundër pronës/Tabaku i kujton Ramës vendimet e Strasburgut

11:49 : 15/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me atë që ka bërë qeveria Rama kundër pronës publike dhe private në 6 vite qeverisje.

Tabaku duke iu referuar raportit të Gjykatës Europiane të Strasburgut shkruan se Shqipëria zë vendin e parë në Europë përsa i takon çështjeve të pronësisë.

Postimi i Tabakut:

Cfarë ka bërë qeveria Rama kundër pronës private dhe publike në 6 vite!

Gjykata Europiane e Strasburgut; vetëm vitin e kaluar 14 milionë Euro dëme për shtetin, i jep të drejtë pronarëve të ligjshëm!

Lexo edhe:

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Në raportin e fundit të Gjykatës Europiane mbi çështjet në gjykim dhe vendimet e saj, Shqipëria zë vendin e parë sa i takon çështjeve të pronësisë. Plaga e buxhetit të shtetit, ekonomisë por edhe pronarëve vazhdon të lëngojë ndërsa drejtësia kërkon të zbatohet. Fatkeqësisht, qeveria dhe njerëzit që drejtojnë atë në gjashtë vite kanë prodhuar vetëm ligje që nuk shërojnë plagët por i përkeqësojnë.

Vendimi i parë i qeverisë Rama ishte ai i tjetërsimit të 18 000 Ha prone të vendosura nga qeveria e fundit demokratike në dispozicion të pronarëve për kompensim fizik, të cilat i kaluan ministrisë së bujqësisë dhe që kurrë nuk u vendosën në përdorim. Vendimi i dytë ishte dhe më arbitrar, votimi i një ligji investimesh strategjike me përcaktimin që prona e pronarit merret nga shteti për një shumë qesharake dhe i falet investitorit. Një ligj që ka hapur një sërë problemesh sidomos në brigjet e jugut të Shqipërisë. Më pas do të vinte radha e ligjit të Kompensimit të Pronave, që nuk u kthente kurrgjë pronarëve dhe u kompensonte vetem një pjesë të vogël të shumës së pronës. Kjo e fundit llogaritej mbi çmimin e pronës në vitin 1945. Pra një pronë në mes të Bllokut do të vlerësohej me çmimin e vitit 1945 dhe do të kompensohej jo 100% nga qeveria me atë çmim. Sot pronarët po detyrohen të firmosin kontrata për kompensim të vetëm 20% të vlerës së pronës.

Natyrisht, çdo vendim i qeverisë në dëm të pronës private shoqërohej me një gllabërim të saj ndaj pronës publike. Shembullin më të mirë të kësaj lidhje e gjejmë në Ligjin Fusha. Ky ligj special i destinuar për firmën FUSHA shpk që do të prishte teatrin kombëtar, do të mundësonte ndërtimin e 8 kullave atje ku sot ndodhet godina historike e teatrit. Gjithashtu shkatërrimin e pedonales, për të cilën BE ka shpenzuar 2 mln euro.

Qeveria qendrore dhe kryeministri, vendosën të nxjerrin në punë parlamentin për të firmosur një dhuratë që kish bërë ndërmend t’ia jepte Fushës. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj, imitoi deri në detaj shefin e tij duke shkelur me të dyja këmbët ligjin e pushtetit vendor. I dhuroi kompanisë Fusha shpk një sipërfaqe në pronësi të Bashkisë Tiranë pa 2/3 e votave në Këshill Bashkiak. Pjesa e mbetur e sipërfaqes, është në pronësi të pronarëve privatë të cilët nuk i kanë dhënë asnjë firmë për ndërtim kompanisë Fusha shpk. Por, siç duket Fusha do të përdorë pushtetin e qeverisë për t’ua marrë me përdhunë.

Hapi i radhës i qeverisë Rama, në kurriz të pronarëve, është krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare. Një projektligj që kanalizon çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji). Kjo korporatë, për të qenë mbi ligjin pasi është një feud personal i kryeministrit, do të jetë e përjashtuar nga Ligji i Prokurimit Publik. Korporata e Investimeve Strategjike është gjetja më e fundit djallëzore me të cilin Kryeministri angazhohet për të fundit herë për të marrë çdo lloj prone publike dhe private në vend.

Pikërisht nën frymën e projektligjit për Korporatën e Investimeve Strategjike si dhe ligjit të Investimeve Strategjike u shkrua dhe VKM 708 e datës 27.02.2019, në të cilën qeveria rishtetëzonte pronat private në jug të vendit. Do të ishte fati me pronarët, pasi në mungesë të një Gjykate Kushtetuese (që mungon prej 1 viti), qeveria Greke ndërhyri duke pyetur deri edhe komisionerin Hahn për problemin e pronave në Shqipëri. Ndërkohë që qeveria shqiptare vazhdon të mashtrojë delegacionin e BE dhe shqiptarët mbi plotësimin e kushteve të vendosura, ku prona është prioritet kyç. Pasi në fund të ditës, kushti i pronës nuk është plotësuar nga qeveria Rama dhe fatkeqësisht për pronarët sjellja e qeverisë ndaj pronës private është përkeqësuar.

Aktualisht, qeveria e ka shtyrë edhe për pak kohë implementimin e VKM-së që do t’i hapte rrugë thjeshtëzimit të kalimit të këtyre pronave në buxhetin e kompanisë personale të kryeministrit Rama. E cila nëse do të krijohet do të jetë pronarja më e madhe në Shqipëri, duke shndërruar kështu Edi Ramën në hajdutin më të madh të pronave në rajon.

E të mos harrojmë VKM pa fund që japin me 1 euro pronat e pronarëve bizneseve në përdorim, asnjë vendim real për kthim prone në 6 vite të funksionimit të agjensisë dhe dhjetëra shtëpi që shemben në shkelje të ligjit duke flakur banorët jashtë tyre.

Ka ardhur koha që prona të vlerësohet dhe pronari të respektohet. Projekti i PD jo vetëm që nuk lidhet me tjetërsimin e pronës dhe as shtetëzimin e tij për interesa personale. Përkundrazi, projekti jonë për pronën dhe tokën lidhet pashmangshmërisht me ekonominë dhe rigjallërimin e saj. Prona e pronarit të mos jetë më plaçka e zilisë që qeveria dëshiron ta gllabërojë, por të jetë e drejta që e gëzon i zoti. Parimi jonë ndaj pronës është po aq i shenjtë sa ndaj Zotit, familjes dhe atdheut.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
BOTA

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025
Para

Shkarkimi i Mynyr Konit/ Ministrja Shahini emëron rektorin e ri të UT (EMRI)

TË GJITHA

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com