Pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i Rektorit të Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka komanduar Bernard Dostin përkohësisht në këtë detyrë.
“Caktohet Z. Bernard Dosti, me detyrë Zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës, që të zëvendësojë rektorin e pezulluar deri në përfundimin e çështjes me vendim të formës së prerë”, – shkruhet në urdhrin e Besa Shahinit.