22:20/ Basha: Shqiptarët vulosën largimin e Edi Ramës
Kreu i PD, Lulzim Basha pas përmbylljes së protestës më të madhe të shqiptarëve në këto vite pluralizëm, deklaroi se shqiptarët njëzëri firmosën largimin e Edi Ramës.
Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri tranzitore pa Edi Ramën janë kushti kryesor që qytetarët vendosën me këtë protestë.
“Mirënjohjen më të thellë për ju qytetarë për këtë protestë të pashoqë në historinë e pluralizmit. Mirënjohje për këtë qëndresë monumentale për orë të tëra në këtë muzg të tiranisë dhe bandës kriminale në pushtet dhe në këtë lindje të demokracisë europiane. Ju morët me vete dhe bashkuat në këtë protestë më të madhen e historisë tonë kombëtare, dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuat rrugët shtegun, horizontin e shpresës i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do tu kthejë shqiptarëve qeverinë dhe parlamentin legjitim. Sot në protestën e 9-të ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme largimin e Edi Ramës si kush i panegociueshëm për qeverinë tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata u munduan të shpërndanin protestën ende pa filluar, me propagandën e cila ushqehet me paratë që u grabitën shqiptarëve. Nuk ja doli dot dhe megjithë sfidën e motit ne ja dolëm të mbanim sot më 13 Prill 2019 protestën më të madhe që ka njohur populli shqiptar shprehëm vendosmërinë tonë për të shkuar deri në fitore. Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Ramës që mbahet nga paratë e krimit, sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj shqiptarëve që protestuan. E pra le ta dijë se asnjë veprim i kundraligjshëm asnjë përpjekje nuk ka për të patur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran. Por përgjigja e sotme përmes bashkimit më të madh që shqiptarët kanë bërë për një kauz jetike si liria, demokracia dhe drejtësia e vërtetë, ky bashkim i madh do të vazhdojë ditë e natë”, tha Basha. /BN/
22:00/ FOTO/ Protesta e opozitës kalon kufijtë, jehona në mediat ndërkombëtare
Protesta e sotme e opozitës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtarë…
Jehona e protestës që nisi këtë të enjte para kryeministrisë dhe më tej vijoi para parlamentit ku policia hodhi disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, u raportua në shumë media të huaja.
Nga raportimet e mediave greke, deri te ato amerikane, zëri i protestës së opozitës i kalojë kufijtë edhe këtë herë.
21:55/ VIDEO/ ‘Ja kush ja vuri flakën makinës te parlamenti’
Partia Demokratike deklaron se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti.
“Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përveç atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie”, njoftoi PD.
21:50/ Ja sa do të qëndrojë në protestë Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është i gatshëm të qëndroje në protestë, deri në rrëzimin e Edi Ramës.
‘Unë jam i gatshëm të qëndroj në protestë deri në rrëzimin e Edi Ramës’, deklaroi Berisha.
Opozita proteston kundër qeverisë e kryeministrit Rama. Protestuesit kaluan të shtunën nga Kryeministria në Parlament, ku pati përleshje me policinë dhe të plagosur nga të dyja palët. Policia përdori gazin lotsjellës.
Opozita dhe mbështetësit e saj filluan në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë Kryeministrisë protestën e tyre të 9-të në serinë e protestave antiqeveritare të filluara në mesin e shkurtit të kaluar dhe të parën që filloi në orët e para të mbrëmjes.
Mijëra pjesëmarrës në protestë kanë mbajtur parulla antiqeveritare, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Disa protestues, në rreshtin e parë, përballë Kryeministrisë hodhën shashka dhe fishekzjarrë tymues duke mbuluar me tym mjedisin para Kryeministrisë. Ata thyen kordonin e policisë që mbron hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga ana e Bulevardit, por u ndaluan nga policia ende pa tentuar të hapnin derën kryesore hyrëse të Kryeministrisë.
Protestuesit mbrohen nga shiu me çadra të zeza ,ku është shkruajtur me shkronja në ngjyrë të bardhë fjala “IK” pjesë e parullave dhe thirrjeve të tyre mbizotëruese “Rama ik”.
Në fjalën që mbajti para protestuesve, lideri i PD, Lulzim Basha, bëri thirrje për “rotacion të menjëhershëm politik” dhe kërkoi formimin e një qeverie kalimtare pa Ramën, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.
Protestuesit kaluan nga Kryeministria në Parlament ku pati përleshje me policinë dhe të plagosur nga të dyja palët. Policia përdori gaz lotsjellës. /DW/
21:40/ Denoncimi i fortë/ Policë të infiltruar po krijojnë tensione në protestë
Ish-deputeti i LSI ka denoncuar mbrëmjen e sotme, se policia ka infiltruar njerëz në protestë për të krijuar tensione.
‘Policia ka futur njerëz të infiltruar në protestë për të krijuar tensione’, deklaroi Brahimllari.
21:33/ VIDEO/ Për herë të tretë, policia helmon protestuesit me gaz lotsjellës
Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës në protestën që po zhvillohet para parlamentit.
Kjo është hera e tretë që hidhet gaz lotsjellës nga policia në protestën që po zhvillohet para parlamentit, që opozita e quan ilegjitim.
Dhjetëra protestues patën probleme serioze me frymëmarrjen si pasojë e gazit lotsjellës, raportuan burime nga PD-ja. Një gazetare përfundoi në spital pasi u helmua nga gazi lotsjellës që u hodh nga policia herën e parë.
21:30/ Epike/ Batuta e gazetarit: Ai djali që sh*rroi tek kryeministria nuk duhet dënuar, pasi edhe Rama …
21:22/ Lleshaj reagon sërish, e quan opozitën “grupim parapolitik”
Ministri i Brendshëm ka reaguar sërish në Twitter në lidhje me protestën e opozitës duke deklaruar se 5 punonjës të Policisë së Shtetit janë në Spitalin e Traumës të plagosur si pasojë e “ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”.
Sipas ministrit Lleshaj organizatorët e kësaj protestë, PD dhe LSI së bashku me aleatët nuk janë parti politike, por një grupim parapolitik.
Duhet theksuar se deputetët e PD dhe LSI dorëzuan para 2 muajsh mandatet e tyre duke braktisur Kuvendin. Disa nga deputetët e mandatuar nga zgjedhjet e 2017-s vendosën të mos hiqnin dorë, ndërsa disa kandidatë nga 2 partitë pranuan mandatin duke zënë disa vende bosh në Kuvend. Ndaj me daljen nga Kuvendi, Lleshaj duket se i “klasifikon” 2 partitë e mëdha opozitare si “grup parapolitik”.
5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik.
21:20/ Shpërthen live protestuesi: U q**të derri ropt
Që prej orës gjashtë opozita ka nisur një protestë madhështore ku edhe pse ishte shi, pjesëmarrësit kanë qenë të shumtë në numër.
Një protestues teksa ishte në lidhje me News24 ka shpërthyer në të shara ndaj policisë.
Ai tha: “U q**të derri ropt të gjithëve”.
Më pas, gazetarja i ka hequr mikrofonin.
Kujtojmë se policia ka hedhur dy herë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para parlamentit. Burime nga PD thanë se janë mbi 15 protestues te verifikuar aktualisht ne proteste te plagosur ose me probleme te renda me frymëmarrjen.
21:15/ Sa do të zgjasë protesta? Ja si përgjigjet Kryemadhi
Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se tashmë kohëzgjatja e protestës është e gjitha në dorë të qytetarëve.
Sipas saj edhe ndërkombëtarët tashmë e kanë pranuar që në Shqipëri nuk ka më legjitimitet në qeveri dhe parlament.
‘Brukseli ju e dini shumë që e ka dhënë përgjigjen, e ka dhënë përgjigjen Franca, Gjermania, Holanda, ku për herë të parë i kërkohet legjitimitet parlamentit shqiptar. Në 30 vite parlamenti shqiptar nuk është përmendur kurrë në Bruksel. Për kryeministrin PD dhe LSI nuk ekziston, për të ekziston vetëm eskorta. Unë i them të shijojë pushimet por të bëjë kujdes pasi përdorimi i eskortës në Kuvajt dënohet me ligj. Tani e kanë në dorë qytetarët por unë mund të them se nuk mund të vazhdohet me këtë arrogancë’, deklaroi Kryemadhi.
21:10/ VIDEO-FOTO/ Protesta, merr flakë makina para parlamentit
Merr flakë një makinë para parlmanetit.
21:05/ Gazetari zbulon: Ja kush dha urdhër për të hedhur gaz, nuk është Lleshi
Gazetari Artur Zheji nga studio e lajmeve në RTV Ora deklaroi se dikush i kishte thënë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka dhënë urdhër të hidhet gaz sepse i kishte thënë Edi Rama.
Zheji tha se sjellja e policisë me hedhjen e gazit lotsjellës, është sjellje kafshërore.
Zheji: ‘Para se të hyja në studio dikush më tha se nuk i kanë mbajtur nervat Ramës dhe i ka dhënë urdhër Lleshajt të hedhë gaz për të arritur në këtë shkretëtirë.
Nëse kjo hedhim gaz se nuk mbajmë dot perimetrin, kjo është kafshëri.
Ky është gaz ndëshkues nuk është për të parandaluar përshkallëzimin. Ky është superturp. Ky është gaz ndëshkues. Ti proteston unë të mbush me gaz. Rama nuk do. I jep urdhër Lleshit mi hiq ose të hoqa.’
21:00/ Kryemadhi sfidon Ramën nga protesta: Nëse je i fortë…
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së i ka lëshuar një sfidë kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për gazetarët nga protesta tha se: “Ta çojë vendin ne zgjedhje, nëse ndihet aq i fortë”.
Pyetjes sesi do të vijojë protesta, Kryemadhi iu përgjigj: “Pyesni qytetarët”. “Kjo situatë ka ardhur për shkak të arrogancës së Ramës, shtoi.
Më tej, Kryemadhi komentoi edhe postimin e kryeministrit Edi Rama që i quajti partitë opozitare sit ë dështuara edhe qorre.
“Unë solidarizohem me policët e dhunuar por të dhunuar nga njerëzit e Edi Ramës sepse protestuesit nuk kanë dhunuar asnjë polic. Edi Rama është i dështuar. Ai ka dështuar në familje. Nuk ka arritur do të ndërtojë familjen e tij por vetëm fasadë e kam për familjen politike sepse unjë nuk do gjykoj Edi Ramën sa herë martohet. Njeriu para Zotit martohet vetëm një herë pastaj se çbën Edi Rama unë nuk e komentoj. Edi Rama ka dështuar në çdo drejtim”,-tha Kryemadhi.
20:55/ LAJM I FUNDIT/ Hidhet sërish gaz lotjellës në protestë
Hidhet sërish gaz lotjellës në protestë.
Kjo është hera e dytë që policia hedh gaz lotjellës në protestën para parlamentit.
Burime nga Partia Demokratike bënë me dije se, janë mbi 15 protestues te verifikuar aktualisht ne proteste te plagosur ose me probleme te renda me frymëmarrjen.
20:50/ “Rama ja mbathi në shkretëtirë si zagar”/ Ish-kryeministri jep detajet si do vijojë protesta
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë të dytë për mediat ka thënë sërish se protesta madhështore detyroi Edi Ramën t’ia mbathë sërish nga vendi.
Sa i përket protestës, ai tha se ajo do të vijojë, dhe se këtë në dorë e kanë organizatorët dhe qytetarët shqiptarë.
‘Si do vijojë protesta? Ka një shtab që e organizon ishte një protestë e jashtëzakonshme një cunam që e nisi Ramën në shkretëtirë si zagar.
Protesta e opozitës e bëri qeverinë të struket e beri kryeministrin t’ia mbathë i vetmi që s’ka nder dhe s’ka flamur dhe ia mbath sa here protestohet. Shteti është i qytetarëve.
Qeveria po vjedh po dhunon por shpejt do ti vjellë ato që vjedhë.
Protesta e sotme i tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje paqësore është revolucion demokratik paqësor me elementët të mosbindjes civile’, deklaroi Berisha.
20:44/ LAJM I FUNDIT/ Mbi 15 të plagosur rëndë nga dhuna policore në protestë
Burime nga Partia Demokratike bënë me dije se, janë mbi 15 protestues te verifikuar aktualisht ne proteste te plagosur ose me probleme te renda me frymëmarrjen.
Nga organizatoret e protestës raportohen edhe gazetare.
Policia hodhi gaz lotjelles per te shperndare protestuesit te parlamenti.
20:40/ Kryemadhi nga protesta ‘zbardh’ vrasjen: Ja kush e qëlloi Admir Muratajn
Kryemadhi nga protesta ‘zbardh’ vrasjen: Ja kush e qëlloi Admir Muratajn
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nga protesta e opozitës ka folur për grabitjen në Rinas.
Në një intervistë me gazetaren e Neës24 Klodiana Lala, Kryemadhi tha: “Bëje vet ekspertizën dhe shiheni kush e vrau nga brenda apo e ka vrarë policia”, duke ngritur dyshime nëse Admir Murataj është vrarë nga policia.
20:32/ Protesta e opozitës/ Berisha-Ramës: Edhe në vrimën e miut po të futesh nuk shpëton …
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar protestën e madhe të opozitës, si fundin e Edi Ramës. Ai tha para gazetarëve se Rama nuk ka ku të fshihet më.
Sipas tij sado që të përpiqet të largohet nga Tirana dhe nga vendi, ai nuk mund ti shpëtojë vrullit popullit.
Më tej Berisha theksoi se shumë shpejt edhe policia do tu bashkohet qytetarëve.
‘Një gjë është e sigurtë se kjo protestë do të përmbysë Edivin Zografin e dytë dhe gjithë rrëgjimin e tij të kakistokracisë, forcë në botë që ta shpëtojë atë nuk do të ketë. Ai në këtë vend i ka kohërat e numëruara. Unë jam një protestues sot, por protesta siç e shihni ka një vrull të madh në rritje, ka një vendosmëri të jashtëzakonshme. Sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. Atë fat që pësoi në Kankun diktatori dhe junta atë fat do të pësojë edhe Edi Rama në Tiranë’, deklaroi Berisha.
20:30/ Pamje të rënda/ Gazetarja pa ndjenja nga gazi lotsjellës
Gazi lotsjellës ka sjellë dëme shëndetësore për protestuesit te parlamenti.
Gazetare e Tema Tv, pas goditjes se policisë me gaz ka humbur ndjenjat.
Burime thanë për Boldnews.al se ajo është transportuar në repartin e urgjencës në QSUT.
20:27/ U dhunua nga policia/ Nikollë Lesi rrëfen ngjarjen
Botuesi dhe Drejtori i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesi ka treguar detajet e dhunës së policisë ndaj tij.
Lesi ka thënë se ai ishte nisur për në redaksi që të ndiqte protestën, por është ndaluar nga policia, e cila ka përdorur dhunë dhe ka tentuar ta shoqërojë në komisariat.
Kjo është një ngjarje e shëmtuar, për arsye se unë isha duke ikur për të ndjekur protestën. Isha në makinë më doli përpara makina e policisë më thanë ktheu, unë u ktheva. Nuk mund të vej gishtin nëse ishte porosi e drejtorit apo e ministrit. Ndoqa një rrugë tjetër më doli sërish Shqiponjat përpara, ju thashë që jam duke ikur tek redaksia, ju prezantova që kush jam. Në atë kohë ata mu futën brenda në makinë tentuan të më merrnin me forcë, mbylla derën e makinës. Më pas fola me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili dha urdhër të më lëshonin”, deklaroi Lesi.
Më tej Lesi theksoi se sjellja e policisë vjen për shkak të frymës së keqe që kanë lëshuar drejtuesit e lartë ndaj gazetarëve politikë dhe atyre kritikë.
20:25/ LAJM I FUNDIT/ Gjakoset fotografi në protestë (foto)
Fotografi Arben Dajci është plagosur në protestën e sotme, që tani është zhvendosur para parlamentit.
Në fotografi duket Dajci i gjakosur në kokë.
Rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta.
Policia hodhi gaz lotjellës për të shpërndarë protestuesit para parlmentit.
20:20/ Sa do të vijojë protesta? Basha: Prisni dhe shihni se …
20:15/ Gaz Lleshaj kërcënon pasi helmoi popullin e tij
Pak minuta pasi u hodh gaz lotsjellës në protestën para parlamentit, ka reaguar ministri i Brendshëm.
Sandër Lleshaj ka sulmuar protestën e opozitës.
“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan ai në Twitter.
20:10/ Çfarë po ndodh? Basha, Berisha dhe Kryemadhi mbulojnë fytyrën me shami
Me qindra mijëra protestues po vijojnë të qëndrojnë para parlamentit. Ndërkohë që kreu i PD Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika kryemadhi, janë fotografuar duke vendosur shami tek hunda.
Mesa duket ata kanë qenë shumë pranë kordonit të policisë në momentin që është lëshuar gazi lotsjellës.
20:00/ VIDEO-FOTO/ Hidhet gaz lotsjellës në protestë, çfarë po ndodh …
Policia ka hedhur gaz lotsjellës në protestën para parlamentit, për të shpërndarë protestuesit.
19:45/ Skandal/ Ambulanca përplas një protestues (Video)
19:40/ Protestuesit largohen nga kryeministria dhe nisen drejt …
Nënkryetari i PD, Edi Paloka u ka bërë thirrje qindra mijëra qytetarëve që të largohen nga kryeministria e të marshojnë drejt Kuvendit.
Siç shihet edhe nga video, numri i qytetarëve në protestë ka qenë më i madhi në pluralizëm.
19:35/ FOTO/ Erdhi nga Anglia, djali i Sokol Olldashit i bashkohet protestës së opozitës
Djali i të ndjerit Sokol Olldashi është fotografuar sot në protesten e opozitës.
Burime nga PD bëjnë të ditur se Glauk Olldashi ka ardhur nga Anglia për t’iu bashkuar mijëra protestuesve për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
Djali i ish-deputetit të PD-së pak kohë më parë në një intervistë për mediat u shpreh se kishte ambicie politike dhe se do përfshihej sapo të përfundonte arsimimin e tij duke ndjekur kësisoj hapat e të atit të ndjerë. Sokol OIldashi vdiq në një aksident rrugor në 20 nëntor 2013, por me sa duket “vendin” e lënë bosh nga i ati në PD do ta zërë i biri, Glauku i cili ka marrë pjesë sot në protestën e opozitës.
Kjo është protesta e 3-të masive që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj të 16 Shkurtit dhe të 16 Marsit, pas vendimit për të djegur mandatet e deputetëve dhe për të dalë në rrugë. Edhe në protestat e tjera kombëtare, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ndërsa për herë të parë qytetarët grumbullohen në orët e pasdites.
Opozita kërkon një qeveri tranzitore, që të mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër. Vendi prej javësh ndodhet në një kolaps instyitucional, pasi ende nuk është bërë e mundur që të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikon Kushtetuta e vendit.
19:30/ Protestuesit largohen nga kryeministria dhe nisen drejt …
Nënkryetari i PD, Edi Paloka u ka bërë thirrje qindra mijëra qytetarëve që të largohen nga kryeministria e të marshojnë drejt Kuvendit.
Siç shihet edhe nga video, numri i qytetarëve në protestë ka qenë më i madhi në pluralizëm.
19:22/ Presidenti Meta apel palëve: Vijoni protestën të qetë, mos krijoni përplasje
Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjitha palëve që protesta të vijojë të jetë paqësore dhe të mos ketë përplasje mes palëve.
Ndërkohë që para kryeministrisë vijon protesta ku me qindra mijëra shqiptarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës.
Protestuesit kanë arritur të çajnë gardhin e policisë, por nuk kanë bërë asnjë tentativë për të hyrë brenda godinës, për të treguar se ata nuk kanë plan të marrin me dhunë asgjë.
19: 20/ Policia thirrje protestuesve: Largohuni ose…
19:15/ FOTO/ Protestuesit i bëjnë shu**ën Kryeministrisë
LAJM I FUNDIT/ Çahet kordoni, protestuesit në oborrin para kryeministrisë
19:10/ ‘Liri a vdekje’/ Basha jep mesazhin e madh nga protesta
Kryetari i PD, Lulzim Basha duke folur para qindra mijëra qytetarëve para kryeministrisë deklaroi se protesta e sotme ka dhënë mesazhin e saj: “Ja vdekje ja liri, Demokraci o vdekje!”.
Ai ju ka bërë thirrje të gjithë policëve të hedhin kapelet e të bashkohen me shqiptarët.
“Ju bëj thirrje policisë së Shtetit, hidhini kapelet bashkohuni me ne. Rama ik Rama ik. Dëgjoje Edvin mesazhin e popullit: Liri a vdekje, demokraci a vdekje! Kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim të jetë a të mos jetë Shqipëria europiane”, deklaroi Basah.
“Le ta bëjmë largimin e ramës pa kthim lajmin e parë”, e përfundoi kryeopozitari fjalimin e tij. /BN/
19:05/ Basha: Nuk ka pazare në kurriz të qytetarëve, kemi vetëm një kusht …
Me qindra mijëra qytetarë shqiptarë i janë bashkuar protestës së opozitës mbrëmjen e sotme para kryeministrisë. Në fjalimin e tij para qytetarëve, kreu i PD, Lulzim Basha tha se opozita nuk proteston për interesa politike, por për ti kthyer dinjitetin Shqipërisë.
Ai tha se nuk ka më pazare në kurriz të shqiptarëve.
“Kjo protestë është prova më e qartë se Shqipëria në këto 8 javë ka ndryshuar një herë e përgjithmonë, banda e Edi Ramës, oligarkët e pushtetit duan tu bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë ,se kjo nuk është një betejë për ju, por thjeshtë dhe vetëm një përplasja politike që do të zgjidhet në pazarin e radhës. Sot dua ta deklaroj unë në emër të PD, LSI, PDIU, PRI, LXZHK, PAA, PDK, PBDNJ të gjitha partive tona të koalicionit tonë, Rama ik, Rama Ik. Ne jemi në këtë betejë për ju qytetarët e këtij vendi, pavarësisht bindjeve politike, tu garantojmë se taksat tuaja, shtëpitë tuaja mos prishen për të përfituar oligarkët. Ne jemi këtu jo për të larguar Ramën, pasi ai tashmë është një kufomë politike, ne jemi bashkë për të varrosur Perandorinë Rama dhe për të themeluar standardet dhe të drejtat Europiane. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore, pa Edi Ramën”,deklaroi Basha. /bn/
19:00/ VIDEO/ Mediat ndërkombëtare raportojnë live protestën e opozitës
Gjigandi mediatik “Euronews” po raporton live protestën e opozitës.
“Protestat e reja që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë janë duke u zhvilluar në Shqipëri. Partitë e opozitës njoftuan protestat në kryeqytetin e vendit, Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë mbi akuzat për korrupsion. Opozita shqiptare ka bërë thirrje për protesta në Tiranë që nga shkurti. Protesta e së shtunës është e 9-ta që prej 16 shkurtit. Në atë kohë, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nuk do të japë dorëheqjen dhe se nuk do të ketë zgjedhje të reja. Opozita shqiptare po bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të një qeverie në tranzicion, si dhe reforma zgjedhore”, thuhet në artikullin e Euroenws, ku përcillet live edhe video e protestës.
18:55/ Basha: Sot i themi botës nuk ka kompromis me të keqen, e duam Shqipërinë si Europa
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në fjalimin e tij para qindra-mijëra shqiptarëve në protestën para kryeministrisë, deklaroi se ora për largimin e Ramës erdhi.
Ai tha se muzgu i zi për Ramën dhe kriminelët erdhën dhe se shqiptarët e bashkuar nuk do të ndalen më.
“Zonja e zotërinj, qytetarë dhe qytetarë të shqipëruese, të rijnë e të reja, lumi i sovranit e ka rrezuar ishullin e padrejtësisë si kurrfarë më parë sonte. Ja ku jemi ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Tiranën dhe Bulevardin, vetëm bashkim zemrash mendjesh dhe vullnetesh, Tirana është e të gjithë Shqipërisë. Po bie muzgu i zi për botën e kriminelëve në pushtet, po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit e padrejtësive dhe krimeve ndaj shqiptareve, që nga kohërat e pushtuesve më mizorë nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barabar dhe urryes ndaj popullit të tij. Një njeri që hyri në histori që hodhi gaz mbi qytetarët, mbi fëmijët, që po ju prish shtëpitë për të pasuruar veten e tij dhe krimin. KY është muzgu i bashkimit më të madh të shqiptarëve mbi rrënojat e Edi Ramës, Rama ik, Rama ik. Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim, as frika, as barbaria e horrave, as gazi lotsjellës, as propaganda e shfrenuar nuk na ndal, dot, Shqipëria është e bashkuar”,tha Basha.
18:50/ Basha: Muzgu i zi për Edi Ramën, uragani nuk ndalet më …
18:45/ Policia ushtron dhunë dhe ndalon Nikollë Lesin! Ja arsyeja (Video)
18:40/ LAJM I FUNDIT/ Çfarë po ndodh para kryeministrisë, 1 person pa ndjenja
Nje person eshte ne gjendje te rende shendetesore ne protesten para kryeministrise.
Burri duket i shtrire ne shesh.
18:30/Protesta e opozitës/ Ky është mesazhi i parë i Bashës
Kreu i opozitës Lulzim Basha sapo ka dalë nga selia e PD,-së dhe i ndjekur nga mijëra simpatizantë po i drejtohet kryeministrisë.
Ndërkohë Basha pak para nisjes para kryeministrisë ka dhënë dhe mesazhin e tij të parë për këtë protestë.
a çfarë shkruan Basha:
LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi, për zgjedhje të lira, rend dhe siguri. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë që kemi përballë do të shembet nga themelet!
18: 27/ “Rama ik, Rama ik”/ Mijëra qytetarë dynden para kryeministrisë (Video-LIVE)
18:15/ Snajpera mbi kryeministri, makinë ujëhedhëse dhe rrethime metalike/ Si është blinduar zyra e Ramës
Teksa protestuesit vijojnë të grumbullohen para kryeministrisë, Boldnews sjell pamje nga masat e marra nga policia.
Rreth kryeministrisë janë vendosur mbrojtëse metalike, në hapësirën pas kryeministrisë duken makinat ujëhedhëse, ndërsa mbi çatinë e zyrës së Ramës janë pozicionuar snajpera.
Forca të shumta policore janë vendosur në terren, rreth 1.500.
18:00/ Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë, mesazhi për ndërkombëtaret
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë ku opozita ka thirrur këtë pasdite protestën e sotme.
Me thirrje “Rama ik”, Eduam Shqipërinë pa Edi Ramën”, qytetarë të mbledhur në grupe janë drejtuar për te kryeministria.
“Rama vodhi paratë tonë” është nga sloganet e shkruara në anglisht në një prej pankartave që mbanin në duar protestues. Një mesazh mesa duket për ndërkombëtaret.
Përgjatë bulevardit të kryeministria janë instaluar bokse. Me gjatë pritet të jetë mesazhe nga drejtuesit e opozitës.
/BN/