• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk zbardhi vendimin, KPK shkel afatet ligjore për Donika Prelën…

11:15 : 25/03/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkel afatet ligjore për zbardhjen e vendimit për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin shpalli më 5 shkurt konfirmimin në detyrë të Prelës si dhe njoftoi se vendimi me shkrim do të komunikohej brenda 30 ditëve. Afati maksimal i zbardhjes, pa llogaritur ditën e njoftimit të vendimit është plotësuar të enjten më 21 mars, por KPK nuk e ka zbardhur ende atë në faqen e vet zyrtare.

Afati 30-ditor për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është detyrim ligjor, që buron nga pika 7 e nenit 55 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar”. Donika Prela drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej majit të vitit 2018 si e komanduar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Prela është gjithashtu kandidate për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK. Konfirmimi i Prelës kaloi përmes një sërë akuzash publike, kryesisht nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi atë si të njëanshme.

Akuzat publike të deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, e detyruan KPK-në që ta shtynte njoftimin e vendimit nga data 29 janar më 5 shkurt. Prela po ashtu pati një seancë dëgjimore jo të lehtë. Ajo u përball me pikëpyetje mbi të ardhurat e bashkëshortit dhe transaksionet me pasuritë e paluajtshme në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 22 janar. Prela u mbrojt, duke dorëzuar në Komision dokumente shtesë mbi të ardhurat familjare.

PROKURORJA

Lexo edhe:

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, replikoi edhe me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs, i cili ngriti dyshime për mospagimin e taksave nga bashkëshorti për një pjesë të të ardhurave. Jacobs e krahasoi dosjen e saj të vetingut me shijen e keqe të një ilaçi të kapërdirë pa ujë në mëngjes, por që kalon në kohën e drekës.

Prokurorja Prela u përgjigj se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin jetuar në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të BEsë, ku marrëdhëniet e punës fillojnë dhe mbarojnë në mënyrë të ligjshme. “Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe i është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare”, tha Prela.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u ngarkua me barrën e provës edhe për burimet financiare të një të afërmi të bashkëshortit, i cili u kishte dhënë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në vitin 2007 si dhe dha sqarime mbi denoncimin e një qytetari lidhur me apartamentin ku banon aktualisht, i blerë për 110 mijë euro në vitin 2018.

Pas komandimit të saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prela ka qenë disa herë në qendër të sulmeve kryesisht nga opozita që e akuzon për pengim apo mbyllje të hetimeve ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shumicës qeverisëse.

Konfirmimi në detyrë vetëm mbi dy kritere, u shmang pasuria

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 5 shkurt të këtij viti dha vendimin përfundimtar për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, duke e konfirmuar atë në detyrë. “Pas një denoncimi publik, trupi gjykues ka njoftuar shtyrjen e seancës, duke konsideruar të nevojshëm verifikimin e këtij denoncimi nëse kishte elemente për rihapjen e hetimit. Verifikimet çuan në përfundimin se deri me tani nuk ka indicie të nevojshme për të çuar në rihapjen e hetimeve”, u tha ne nisje të seancës.

Më tej, u dha edhe vendimi: “Trupi gjykues pasi shqyrtoi dokumentacionin, zhvilloi një procedurë të thellë hetimi për tri kritere, dëgjoi subjektin e rivlerësimit. Në përfundim, vendosëm konfirmimin në detyrë për Donika Prelën”. Një javë para se të konfirmohej në detyrë, Komisioni e shtyu dhënien e vendimit për Prelën, duke njoftuar se për “shkaqe të arsyeshme”, vendimi do të jepej në një datë tjetër. Ndërkohë, pas seancës dëgjimore, opozita ngriti akuza në lidhje me hetimin e kryer ndaj drejtueses së Krimeve, duke thënë se, edhe pse janë konstatuar probleme me pasurinë dhe një pjesë e tyre nuk janë hetuar fare, Prela do të kalojë vetingun.

Referuar hetimit për Prelën, ka rezultuar se në dy kriteret e rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, prokurorja ishte e përshtatshme për të vazhduar detyrën. Problem, sipas relacionit të lexuar nga Pine, u bë paga e marrë në “të zezë” e bashkëshortit të prokurores, dy apartamente të blera me një çmim më të ulët se vlera e tregut, si dhe një hua e marrë nga një i afërm. /BIRN/

Etiketa: kpkPrelaProkurore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

19:05 : 14/07/2025
AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

09:19 : 11/07/2025
AKTUALITET

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

08:13 : 10/07/2025
Para

Telenovela “Shullazi”/ Avokatja jep dorëheqjen, Gjykata vendos...

TË GJITHA

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025

I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve

14:49 : 23/07/2025

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025

Do të bëhet deputete/ Kleana Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek Lapaj

14:39 : 23/07/2025

11 Maji/ Berisha vijon akuzat: 50% e fletëve nuk u dorëzuan tek votuesit në Itali

14:31 : 23/07/2025

Paraqitet në SPAK kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi

14:16 : 23/07/2025

Do t’i komunikohet akuza për dosjen ‘Veliajn’, Gentian Sula paraqitet në SPAK

14:14 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com