• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një leksion për histerinë e mediave online

11:38 : 06/03/2016
në OP-ED

Nga Boldnews.al

Mediat online, të ndjekura edhe nga disa gazeta, “zbuluan” në fundjavë se cilët ishin gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët, pak ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, u shpreh se u ishte refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “zbulimit” mediatike, të refuzuarit për shkak të korrupsionit, janë gjyqtarët dhe prokurorët e kallëzuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) për “fshehje pasurie”.

Burimi i këtij informacioni nuk është identifikuar në asnjë prej mediumeve që shpërndan këtë lajm. Krahas mungesës së burimit, ky lajm shpërndahet në opinion ditë të shtune (dt.05.03.2016), kur sasia e lajmeve është shumë e ulët dhe për këtë arsye mund të jetë edhe një “sajesë mediatike”.

Pavarësisht shpërndarjes së gjerë të këtij informacioni, ai duket të jetë i pavërtetë për disa arsye:

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

– Publiku shqiptar është mësuar tashmë se Ambasada Amerikane është një ndër strukturat kryesore në Tiranë që flet qartë dhe me emra konkretë. Në asnjë rast, nuk ka qenë e nevojshme që media të aludojë për emra në “listën e zezë” amerikane, pasi në selinë e “Rrugës së Elbasanit” nuk funksionojnë me “burime të pakonfirmuara”, siç ndodh rëndom me institucionet shqiptare.

– Nuk ka asgjë të veçantë në faktin që Ambasada Amerikane të ketë hartuar një “listë të zezë”, duke iu bazuar kritereve që përdorin për këtë masë ndaluese në çdo vend të botës. Dhe, fakti që ka kallëzime prej ILDKP ndaj gjyqtarë ose prokurorëve, nuk do të thotë domosdoshmërisht që janë fajtorë për veprat penale që u janë atribuuar. Dhe, si rrjedhim, jo domoshmërisht të jenë pjesë e listës për të cilën foli Donald Lu.

Nëse lista e publikuar në media është e saktë ose jo, mund të bëhet një analizë e thjeshtë faktesh mbi situatën e tyre ligjore. Në 2 vitet e fundit janë të paktën 16 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilëve u është dashur të përballen me ligjin. Prej këtij totali, 11 janë kallëzuar nga ILDKP për “fshehje të pasurisë”, ndërsa 5 të tjerë janë nën akuzën e “korrupsionit pasiv”, në bazë të hetimeve të Prokurorisë.

Tre gjyqtarë dhe tre prokurorë janë aktualisht nën masa sigurie për veprën penale të “korrupsionit…”. Gjendja e tyre proceduriale është e tillë që mund të justifikojë përfshirjen e tyre në “listën e zezë” amerikane. Gjithësesi, masat e sigurimit të aplikuara për ata janë të tilla që nuk mund t’i lejojnë të dalin në rrugët e Shqipërisë, kështu që udhëtimi i tyre drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket i pamundur për momentin. Aktualisht janë nën masën e sigurisë, të dyshuar për korrupsion, gjyqtari Rasim Doda, si edhe prokurorët Haxhi Giu, Petrit Vukaj dhe Pëllumb Prençi. Ndërkohë, janë dënuar për këtë vepër penale gjyqtarët Shtjefën Lleshi dhe Pranvera Ademi.

Nga lista prej 11 kallëzimeve të ILDKP-së për “fshehje pasurie” ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, pozita e tyre proceduriale është e tillë: Është vendosur pushimi i procedimit penal për gjyqtarët Alaudin Malaj, Gjin Gjoni, Petrit Aliaj, Ken Dhima dhe Klorinda Çela. Pra, pavarësisht se ndaj tyre ka pasur kallëzim dhe hetime penale, në përfundim organi i Prokurorisë nuk ka gjetur element të veprës penale të “fshehjes së pasurisë”. Vendimet e pushimit të prokurorisë për këto raste nuk janë ankimuar në gjykatë nga ana e institucionit kallëzues, gjë që do të thotë se ILDKP ka pranuar verdiktin e Prokurorisë. Përfundimisht, këta gjyqtarë janë të pafajshëm dhe nuk duket se përmbushin kriteret e Qeverisë Amerikane për t’u përfshirë në “listën e zezë”.

Nën hetim për “fshehje pasurie” janë aktualisht gjyqtarët Shpëtime Pitaku dhe Enkelejda Doda. Për këto zyrtare, ende nuk është konkluduar nga Prokuroria nëse kanë shkelur ligjin ose jo. Pra, gjithnjë në kuadër të përfundimit logjik, nuk duhet të jenë në listën e ndalimit për në SHBA.

Dy gjyqtarë dhe një prokuror janë tashmë në process gjyqësor për veprën penale të “fshehjes së pasurisë”. Gjyqtarët Qani Hasa, Osman Aliu, si edhe prokurori Pertef Asllani janë duke u mbrojtur në gjykatë ndaj akuzave që ka ngritur prej tyre prokuroria. Pra, edhe për këta tre zyrtarë nuk ka ende një vendim fajësie dhe jo domosdoshmërisht duhet të jenë të ndaluar për të udhëtuar në SHBA.

Në këtë mënyrë, aludimet mediatike për “listën e zezë” të hartuar nga Ambasada Amerikane duket se janë të pabaza për të gjithë këta emra. Ndoshta mund të ketë ndonjë prej tyre në listën e përmendur nga ambasadori Lu, siç mund të ketë edhe gjyqtarë e prokurorë, për të cilët nuk ka kallëzime formale, por që ambasada amerikane ka të dhëna të besueshme se janë përfshirë në veprime korruptive.

Opinion publik shqiptar, i cili tashmë ka rikthyer vështrimin nga ambasadorët e huaj për të luftuar korrupsionin vendas, do të vijojë të jetë në pritje të publikimit të listës nga hartuesit e saj, pikërisht diplomatët amerikanë.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Nuk pranon ndarjen nga e dashura, i riu i kërcënon familjen

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com