Lëvizja Aleanca Kuq e Zi ka protestuar ditën e sotme para ambienteve të Televizionit shtetëror TVSH, për mos transmetimin e ndeshjeve të Europianit, ku luan dhe kombëtarja shqiptare.
Sipas AK, ky televizion i cili është publik nuk transmeton ndeshjet e Europianit dhe e shohin këtë fakt si absurd. “I vetmi TV publik në kontinent që s’jep kombëtaren e vet”. Kjo ndodh pasi, sipas Aleancës Kuqezi, si një rast korrupsioni në TVSH, i cili i hap krahun televizioneve private. “10 milion shqiptar duhet të paguajnë për 64 ndeshje”. Protestuesit e AK-së e kanë quajtur TVSH si një televizion anti- kombëtar duke akuzuar qeveritarët të cilët kanë shkuar në Fancë ndërsa populli i varfër paguan digitalin.