• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balliu: Kush po e shkatërron reputacionin e BE…

15:44 : 03/03/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti Klevis Balliu sheh një rrezik për reputacionin rus.  Balliu shkruan në një postim në rrjetet sociale se më parë shqiptarët kanë ndjekur parti politike në bazë të perceptimit se Europa mbështet këtë parti apo atë parti por se sot vihet re një ndryshim. Sipas tij, jo vetëm që të deleguarit nuk shihen me atë respect, por madje disa prej tyre edhe sulmohen dhe kjo i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm reputacionit të BE dhe vlerave që familja europiane inspiron siç janë zgjedhjet e lira, demokracia, lufta kundër krimit apo terrorizmit.

Balliu shkruan se kjo vjen si rrjedhojë e një pune të mirëstrukturuar dhe mirëfinancuar, që ka prejardhjen nga antieuropianizmi Rus.

“Interesi i Rusisë është të shkatërrojë reputacionin e Europës për të hapur kanale infiltrimi të influencës së saj në Ballkan dhe kudo. Për suksesin e këtij misioni ka një bashkëpunim të fortë me organizata të forta politike”, shkruan ai ndër të tjera. Ai e gjen shkakun e kësaj tek fondacioni Soros dhe njerëzit e tij.

Komenti i Balliut

Kush po e shkatërron reputacionin e Europës. Europa pa dyshim ka qenë shpresa e shqiptarëve për një Shqipëri me drejtësi të barabartë për të gjithë. Demokracia në Shqipëri filloj me dy thirrje “SHBA” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Lexo edhe:

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Përgjithësisht Shqipëria dhe shqiptarët janë njohur në mbarë botën politikisht si një popull që do më së shumti Europën dhe Amerikën. Madje në shumë raste qytetarët shqiptarë kanë ndjekur parti politike në bazë të perceptimit se Europa mbështet këtë parti apo atë parti.

Mbështetjen qytetarët e lexonin nga deklaratat e të deleguarve të Europës dhe kush ishte kundër tyre, qytetarët e shikonin si armik të ëndrrës Europiane.

Por sot vihet re një ndryshim. Jo vetëm që të deleguarit nuk shihen me atë respekt por madje disa prej tyre edhe sulmohen dhe kjo i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm reputacionit të BE dhe vlerave që familja europiane inspiron siç janë zgjedhjet e lira, demokracia, lufta kundër krimit apo terrorizmit.

Por përse po ndodh sot diçka kaq e paprecedentë. Kjo vjen si rrjedhojë e një pune të mirëstrukturuar dhe mirëfinancuar, që ka prejardhjen nga antieuropianizmi Rus.

Interesi i Rusisë është të shkatërrojë reputacionin e Europës për të hapur kanale infiltrimi të influencës së saj në Ballkan dhe kudo. Për suksesin e këtij misioni ka një bashkëpunim të fortë me organizata të forta politike.

Njëra prej tyre është fondacioni Soros, i cili ka lidhje të niveleve shumë të larta në Europë e në Ballkan madje deri në SHBA. Sorosi në Shqipëri ka arritur të marrë peng shtetin me figurat e sponsorizuara prej tij si Rama dhe e mbështet atë me figura të tjera të sponsorizuar prej tij në Europë si Fleckenstein.

Por të kuptojmë se çfarë është Soros. Soros ështe një organizatë e cila rekruton njerëz specifik, të cilët nuk shquhen për ndonjë talent apo zgjuarsi të veçantë por që janë më të lehtë për tu kontrolluar për shkak të problemeve të tyre morale apo ligjore, siç është Edi Rama.

Gjithashtu sot ai është një kërcënim për SHBA, në fakt vetë Presidenti i SHBA e përqëndroj të gjithë sulmin e tij kundër kësaj organizate politike.

Organizata Sorosiste ka si qëllim spekulimin dhe fitimin e parave nëpërmjet spekulimeve, të cilat i shpërndan nëpërmjet njerëzve me pushtet në shtete të ndryshme, të cilat i ka infiltruar dhe promovuar vetë në brenche të ndryshme qeveritare.

Korrupsioni, gjithashtu është një nga pikat kyçe të fuqisë dhe pushtetit të Sorosit, pasi nëpërmjet tij ai mund të rekrutojë dhe të furnizojë me para individët politik të cilët janë pjesë e kësaj organizate .

Por interesat e tij shtrihen edhe më gjerë pasi kontratat që ai bën me shtete të ndryshme si Rusia kanë dhe një çmim.

Në rastin e Shqipërisë për shembull, është ndryshimi i kufijve të Kosovës. Soros është njeriu i cili urdhëroj Ramën që të mbështesë fuqishëm idenë Serbo-Ruse për ndryshim të kufijve dhe po ashtu ishte Sorosi ai i cili urdhëroj Ramën të sulmojë Presidentin Trump gjatë fushatës.

Por mbi të gjitha kjo organizat politike mbështetet tek idetë e majta dhe promovimin e njerëzve të lidhur historikisht me të majten, si në rastin e Rilindjes e cila në tërësi është e lidhur në një mënyrë apo tjetër me regjimin komunist.

Sot për hir të së vërtetës ai ka arritur që me të deleguarit Europian që ai mban nën mëngë të ngrijë një urrejtje të qytetarëve shqiptarë kundër të deleguarve Europian, pasi fasada tashmë ka rënë dhe i pari prej tyre që doli zbuluar ishte pikërisht Knut Fleckenstein. Ky nuk bëri gjë tjetër por vetëm përktheu akuzat e Ramës kundrejt opozitës dhe në veçanti lideres së LSI, zonjës Monika Kryemadhi.

Por duhet thënë se nga ajo përballje doli i humbur Fleckenstein, pasi i ra maska e Europianit dhe i doli fytyra Rilindase që mundohej ta fshihte me aq kujdes. Por qytetarët nuk duhet që për shkak të disa të deleguarve që janë drejt pensionit politik, të harrojnë se e ardhmja e Shqipërisë është në Europë.

Personalisht skam dyshim që Shqipëria shumë shpejt do të rikthehet në rrugën e saj drejt familjes së saj Europiane, por për sa kohë në drejtim të politikës shqiptare janë ato individ që janë financuar nga organizata sorosiste apo filoruse, si për shembull Edi Rama ëndrra europiane e shqiptarëve do të mbetet vetëm një ëndërr e pa shpresë për tu realizuar.

 

Etiketa: BalliuBERusia

Lajme të lidhura

RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE synon të ashpërsojë politikën e azilit/ DW: Qendra paraburgimi për emigrantët në vende të treta

09:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

08:57 : 03/06/2026
BOTA

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

19:41 : 02/06/2026
BOTA

BE arrin marrëveshje për rregullat e reja, ashpërsohen procedurat e dëbimit për emigrantët

17:09 : 02/06/2026
Para

FOTO/ Era Istrefi joshëse në setin e ri të saj

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom