• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria vendos indeksimin e çmimit të barnave/ Efektet nisin nga 1 marsi, ja çfarë përfitojnë…

16:54 : 28/02/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Qeveria ka vendosur të indeksojë çmimin e barnave. Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sipas të cilës ai do hyjë në fuqi nga data 1 Mars.

“Vendimi i Qeverisë për  indeksimin e çmimeve për barnat e listës së rimbursueshme do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore, prej 7.5 mln dollarë, të cilat do të përdoren për zgjerimin e listës së barnave falas”, tha ajo.

Aktualisht përfitojnë barna pa pagese rreth 498 mije qytetare.

“Siç realizuam për herë të parë mbulimin 100% për trajtimin falas me Herceptinë për gratë me tumor të gjirit nëpërmjet marrëveshjeve të posaçme, do të vijojmë edhe këtë vit në listën e re të barnave për vitin 2019 realizimin e marrëveshjeve të reja të posaçme, për të siguruar një mbulim më të gjerë për sëmundjeve kronike dhe tumorale”, u shpreh Manastirliu.

Deklarata e plotë

Lexo edhe:

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarët vendimin më të fundit të Qeverisë, që reflekton indeksimin e çmimeve për barnat e listës së rimbursueshme, vendim i cili do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore prej 7.5 milion dollarë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave: “Për një ndryshim në Vendimin Nr. 218 datë 20.04.2018 për paketën e barnave të rimbursueshme është një hap i mëtejshëm që ne hedhim në kuadër të objektivit madhor të programit tonë qeverisës për mbulim shëndetësor universal.

7,5 milionë dollarë të kursyera nga fondet publike nëpërmjet këtij vendimi do të përdoren për rritjen e numrit të përfituesve nga skema e rimbursimit dhe zgjerimin e alternativave të mjekimit për të sëmurët kronikë.

Paralelisht, garantojmë cilësinë dhe sigurinë e barnave për këtë paketë të financuar çdo vit nga buxheti i shtetit në vlerën 100 milion dollarë.

Vendimi i miratuar dje nga qeveria shqiptare hyn në fuqi në 1 Mars 2019.

Për të siguruar ofrimin në kohë dhe me cilësi të shërbimit ndaj qytetarëve, janë njoftuar për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për reflektimin e çmimeve të reja të barnave, të gjitha subjektet farmaceutike që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Nga vendimi që ne miratuam dje do të përfitojnë më shumë qytetarë të siguruar, apo të pasiguruar, fëmijë, apo të moshuar, persona me aftësi të kufizuar, apo në ndihmë ekonomike për t’u trajtuar falas nga skema e rimbursimit të barnave.

Sot, në sajë të politikave të qeverisë për mbulimin shëndetësor universal përfitojnë barna të rimbursueshme pa pagesë 498 mijë qytetarë.

24 milionë dollarë në vit iu kursyem qytetarëve të pasiguruar që deri dje paguanin nga xhepi për t’u trajtuar me barna për sëmundjet kronike.

Jemi të vendosur për të garantuar më shumë mbulim me medikamente dhe terapi mjekimi efikase nga skema e rimbursimit të barnave.

Ndaj, ashtu siç realizuam për herë të parë mbulimin 100% për trajtimin falas me barin herceptinë për gratë me tumor të gjirit nëpërmjet marrëveshjeve të posaçme, do të vijojmë edhe këtë vit në listën e re të barnave për vitin 2019 realizimin e marrëveshjeve të reja të posaçme për të siguruar një mbulim më të gjerë për sëmundjet kronike dhe tumorale.

Transparenca, llogaridhënia dhe siguria e qytetarëve janë parimet bazë të punës tonë, ndaj në çdo kohë ne do të informojmë qytetarët për çdo hap që do të ndërmarrim dhe që ndikon drejtpërdrejtë në shërbimet shëndetësore që ata përfitojnë.

Etiketa: barnacmimeManastirliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

20:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga

20:49 : 07/05/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk ndalet

08:08 : 09/03/2025
AKTUALITET

Uau, Shqipëria ul çmimet!

22:00 : 31/01/2025
BOTA

Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve

17:37 : 24/01/2025
Para

‘Pandeli Majko braktis Edi Ramën!’

TË GJITHA

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025

Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

08:10 : 06/06/2025

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com