• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Sigurimsi”/ KLP “harron” shqyrtimin e rastit “Bujar Sheshi”

19:40 : 24/02/2019
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë diskutoi të Premten mbi mosveprimet e Arta Markut për verifikimin e plotë të figurës së prokurorit Bujar Sheshi, kandidat dhe tashmë anëtar i KLP, për të cilin Autoriteti i Dosjeve konstatoi se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

KLP, në terma më të përmbledhur, mori në shqyrtim pasojën e ardhur nga mosveprimi i Kryeprokurores së Përkohshme, ndërkohë që nuk ka shqyrtuar shkakun e kësaj situate-pra anëtarësinë e Bujar Sheshit në këtë institucion.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shqyrtoi në mbledhjen e tij të fundit kërkesën e grupeve parlamentare PD-LSI për nisjen e procedimit disiplinor ndaj Arta Markut. Për deputetët opozitarë, Kryeprokurorja e Përkohshme mban përgjegjësi, për faktin se dështoi, me dashje, të kryente verifikim të plotë për kandidatin për në KLP.

Lexo edhe:

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

“Boldnews.al” publikoi të Shtunën diskutimet e plota në KLP për kërkesën e deputetëve të opozitës lidhur me procedimin e Arta Marku, ku ra në sy mbrojtja e plotë që anëtarët e Këshillit i bën Kryeprokurores së Përkohshme.

Por, nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka dhënë asnjë reagim. pas më shumë se një muaji nga publikimi në “Boldnews.al’, në mënyrë ekskluzive, të një dokumenti të Autoritetit të Dosjeve, ku konstatohej bashkëpunimi i hershëm i Sheshit me ish-Sigurimin e Shtetit.

Bujar Sheshi (Shesha) vijon të ushtrojë me të drejta të plota funksionet si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pavarësisht se institucioni përgjegjës, Autoriteti i Dosjeve, ka konstatuar një përbën ndalim ligjor për të vijuar detyrën.

Pas publikimit të dokumentit, Bujar Sheshi reagoi duke mohuar se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, si edhe dorëzoi një kallëzim penal për “shpërdorim detyrë” për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

Paralelisht, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, referoi në prokurorinë e Tiranës materialet për nisjen e hetimit ndaj Bujar Sheshit, si i dyshuar për veprën penale të “fallsifikimit të formularëve”, pasi prokurori dhe sot anëtari i KLP nuk ka deklaruar në formularin përkatës ekzistencën e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit.

Pas këtyre kallëzimeve penale në seri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të qëndrojë inaktiv. Në një mbledhje të janarit 2019, KLP e kaloi në mënyrë tangenciale rastin “Sheshi”, duke u justifikuar vetëm me faktin që ka një hetim penal për këtë rast.

Bujar Sheshi vijon të ushtrojë detyrën, të paktën deri në përfundim të hetimeve penale, të cilat mund të duan shumë muaj për të arritur në një konkluzion. Ndërkohë, publikimi i këtij rasti vuri një pikëpyetje të madhe mbi filtrat e vlerësimit dhe emrat e “Drejtësisë së Re”, të premtuar nga Reforma e thellë, por e çoroditur e Drejtësisë.

Reforma në Drejtësi synoi, të paktën formalisht, përmirësimin e sistetim gjyqësor, nëpërmjet forcimit të integritetit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Gjatë muajve të parë të procesit të Vetingut, një numër i lartë zyrtarësh të sistemit të drejtësisë janë shkarkuar, në bazë të motivacionit abstrakt, “cënimin e besimit të publikut’.

Ky standart, megjithëse jo shumë i qartë, siç duket, nuk aplikohet për zyrtarët e përzgjedhur në strukturat e reja, të krijuara në bazë të Reformës në Drejtësi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025
AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
BOTA

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025
BOTA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025
Para

Skandal në PremierLeague/ Lojtari i njohur kryen s**s me dy minorene

TË GJITHA

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com