• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk dorëzon mandatin si pro-amerikan/ Por ja reagimet e Murrizit për Ambasadorin e SHBA…

21:28 : 21/02/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Myslim Murrizi, deputet i PD-së, është një prej ligjvënësve të opozitës, që së bashku me Lefter Kokën nuk kanë pranuar të dorëzojnë mandatin e deputetit.

Murrizi, pavarësisht se ka votuar në grup pro djegies së mandatit, nuk ka pranuar të zbatojë një vendim politik të marrë nga forumet më të larta drejtuese të PD-së.

“Unë kam qënë 28 vite në PD nuk vij nga hiçi, se kam përdorur mandatin si kartë bankomati. Pati edhe të tjerë deputetë që kishin të njejtin mendim si unë, por unë nuk jam i parimit që kur delet shkojnë tek kasapi nuk flasin për njëra-tjetrën. Kishte zëra që mendonin si unë në mbledhje nga Shkodra, Tirana, Korça, ishin 7 po 8 të rinj dhe deputetë karriere që ishin skeptikë për vendimin”, u shpreh Murrizi, i pranishëm në News 24.

Në vijim ai shtoi se ajo që nuk dihet është hapi tjetër që vjen pas djegies së mandatit, çfarë do të ndodhë.

Murrizi gjithashtu tha se nuk preket nga fakti që mund t’a quajnë tradhëtar, ndërsa shton se ata që u konsideruan tradhëtarë në 2017-ën, sot janë anëtarë të Kryesisë së PD-së, duke përmendur në këtë rast Fatbardh Kadillin.

Lexo edhe:

Vazhdon “telenovela” Shabani-Lapaj: S’dua më të bëhem deputet

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

Por, ajo që përbën nonsense në sqarimet e Murrizit është fakti sepse votoi pro djegies së mandatit në grupin parlamentar, kur ai e kishte të vendosur që mandatin e marrë si deputet, duke qenë pjesë e listës shumëemërore të Qarkut të Fierit, nuk do e dorëzonte.

Murrizi duke e paraqitur veten si proamerikan, tha se nuk mund të dilte kundër partnerëve ndërkombëtarë lidhur me djegien e mandateve.

Por çfarë deklaronte pro-amerikani Murrizi për Ambasadorin Donald Lu, zyrtarin më të lartë amerikan në Shqipëri?

“Kush i ka miq le t’i respektojë si miq, ata janë punonjës të administratës së ministrive të jashtme të vendeve të tyre dhe këtu janë në punë.

Ka prej tyre që kanë qenë me punë edhe në shtete tjera dhe si ka parë njeri as kur kanë shkuar as kur kanë ikur. Nuk ka shqiptar që nuk i njeh prej 26 vitesh ambasadorët e Amerikës, të BE-së dhe KE-së, edhe pse jo rrallë kanë qenë nga vende inferiore që nuk i gjen as në harta ushtarake.

Po të pyes a i njohin qytetarët italianë ambasadorët? Po grekët? Po malazezët? Se nuk po pyes për anglezët, gjermanët apo francezët. Po në vendet e tyre a i njeh njeri këta përveç kolektivit që punojnë?

Servilizmi i klasës politike Shqiptare ka bërë që këta të ndihen e të sillen si protektorë jo guvernatorë.

Dhe ky servilizëm vjen nga hajdutllëku e si të zënë në faj respektojnë nga halli ose ndajnë peshqeshe me këta punonjës diplomatë të vendeve të ndryshme që të mbulojnë horrllëkun e tyre para syve të botës”, deklarohej Murrizi rreth 18 muaj më parë.

Ndërkohë, në prill të 2018, pro-amerikani i sotëm, shkruante : “Duke gjuajtur për peshq të “ mëdhenj”, me duket se kapi disa “ ngjala” bura.

Shqiptarët kanë dy vjet që po mbajne “ tiganin” në zjarr, por peshk me duket se po kapin lesht.

Sot paskemi marrë verejtje nga organizata e frontit pse nuk jemi “ qeflinj” byt….

Ambasadori i dyte i SHBA, që më shumë se për hallet që shqetësojnë shqiptarët, kujdeset për një tuf bq që kërkojnë të na hiqen si të avancuar, dhe pjesa tjetër e Shqipërisë dhe e botës, që eshte 98 përqind, qenkan te prapambetur.

Shihni punën për të cilën jeni këtu dhe ju paguajnë qytetaret amerikanë, dhe mos na jepni leksion për lgbq.

Jo të gjithë politikanet dhe shqiptarët mund t’i impresiononi me një vizë për në SHBA, apo me idenë që i dini të gjitha.

Prej 28 vitesh post komunizëm nuk jeni i pari ambasador i SHBA në shqiperi, dhe as i fundit besoj.

Princ vidi ka qene në këtë vend para më shumë se 100 vitesh dhe iku për 5 muaj.

Shqiptaret kanë ketu sa vetë toka dhe kanë mbijetuar pa u martuar burre me burre, e grua me grua.

Se po te kishte qene keshtu, kjo bote kishte shkuar ne te semes per 30 vjet.

Meqenese rregullin e jeteses se njerezimit ne toke e ka bere Zoti, e ju nuk ju pelqenka, kam nje “ urim” per te gjithe ju:

Çfare “ predikoni” per “ mire” jua dhente zoti ne familjet tuaja”, shkruan deputeti demokrat.

Etiketa: mandatMurriziproamerikan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vazhdon “telenovela” Shabani-Lapaj: S’dua më të bëhem deputet

17:51 : 22/07/2025
AKTUALITET

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

18:46 : 17/07/2025
AKTUALITET

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Salianji: Do bëj opozitë edhe pa mandat deputeti

18:17 : 08/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ ‘Përplasje’ mes socialisteve, Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit me dy vota

09:40 : 18/05/2025
AKTUALITET

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025
Para

Bushati ironizon Ramën: E akuzojnë për hajdut, kërkon falje për brekushet

TË GJITHA

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta

08:45 : 13/08/2025

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

08:33 : 13/08/2025

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025

Dyshohen 2 viktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara

08:14 : 13/08/2025

Temperatura përvëluese, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e sotme

08:06 : 13/08/2025

Këmbimi valutor 13 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 13/08/2025

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com