• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku i përgjigjet Ramës/ Ja pse dështuam me integrimin, mos kërce nga …

20:45 : 21/02/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, ka reaguar pas konferencës së Kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjet, Tabaku akuzon Ramën për dështimin në proçesin e integrimit, duke renditur edhe arsyet. Tabaku shkruan se Shqipëria është i vetmi vend, ku integrimin e pendon qeveria.

Postimi i Jorida Tabakut

Kush e pengon ne te vertete integrimin!

Që prej vitit 2009 e ndjek procesin e integrimit duke lexuar çdo progres raport të KE. Në secilin prej tyre për periudhën 2009-2013 në çdo paragraf përmendet opozita. Sipas progres-raporteve 2009-2013, opozita (pra PS) duhet të votonte për ligjin e Nëpunësit Civil, duhet të mos pengonte çështjen e integrimit për kryetarin e Qarkut Fier.

Që pas vitit 2013, kur edhe ndërrimi i pushteteve u bë nga zgjedhjet më të mira të kryera në këtë vend, opozita nuk është më pengesë në progres raportet e KE-së. Po kush ka qenë pengesa? Vetë mazhoranca. Ndryshe nga opozita e PS, Partia Demokratike ka dërguar amendament për integrimin në ditët e para të opozitës. Kurrë nuk ka frenuar procesin integrues. Por me gjithë dëshirën e mirë tonën, me gjithë përpjekjen dështuam.

Lexo edhe:

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Përse?

Dështuam sepse mazhoranca dhe kryeministri Rama dëshironte më shumë të inkriminuarit në bashki dhe parlament se sa Bashkimin Europian.

Dështuam sepse mazhoranca donte të shndërronte Shqipërinë në një parcelë droge me sipërfaqe 28 mijë km katror dhe jo të lobonte për të futur vendin në BE.

Dështuam sepse kryeministri Rama preferonte të blinte zgjedhjet përmes Avdylajve, Bajrave dhe sa e sa bandave të tjera përmes kryebashkiakëve të inkirminuar dhe jo të siguronte të ardhmen e vendit në BE.

Dështuam sepse mazhoranca preferoi fasadën dhe jo demokracinë e vërtetë.

Dështuam sepse mazhoranca preferoi të vjedhë pronën publike, pronën private dhe të politizojë administratën në vend që të integrohej në familjen Europiane.

Lexojini raportet 2014-2018 që flasin për mungesën e lirisë së medias, drogën, inkriminimin e politikës. Kujtoni vitin e shkuar kur negociatat nuk u hapën sepse kryeministri Rama zgjodhi krimin përpara integrimit. Mos harroni sulmet që po i njëjti njeri bëri ndaj zoti Krischbaum dhe sa e sa emisarëve të tjerë ndërkombëtarë që i thanë të vërtetën në sy.

E vërteta thërret fort për këdo që do të dëgjojë. Ajo është e qartë për këdo që dëshiron të shohë dhe të kuptojë.

Sado që përpiqet të kërcejë nga dega në degë Rama e kupton që tanimë është i vetëm në këtë fasadë të shëmtuar me të cilën ka zgjedhur të mbulojë autokracinë që ka krijuar. Tanimë edhe ato ndërkombëtarë që ende besonin dhe shpresonin tek ai do të shohin qartë përditë e më shumë demokracinë e inkriminuar që kryeministri e maskonte me alibinë qesharake të “opozitës fajtore”.

Të gjithë e dimë, të gjithë e shohim dhe të gjithë e kuptojmë se kush ka penguar realisht integrimin në këtë vend. i vetmi vend ku integrimin e pengon qeveria!

Etiketa: integrimRamaTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Para

Zgjedhjet në bordet e administrimit, ja kur votohet …

TË GJITHA

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025

U sulmua 2 muaj më parë, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

14:53 : 10/10/2025

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025

Pas sherrit të avokatit të Kryemadhit, plas grushti në Gjykatën e Vlorës, arrestohet një person/ Detaje

14:27 : 10/10/2025

Kombëtarja shqiptare zbret në aeroportin e Nishit në Serbi

14:26 : 10/10/2025

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

14:17 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com