Dhjetë persona janë helumuar nga ushqimi pasi kanë konsumuar drekën në një restorant në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ata janë duke marrë mjekim në spital. Mësohet se restoranti është i njohur në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që i është pezulluar aktiviteti dhe ngjarja është nën hetim, shkruan ‘Opinion’.