• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parlament dhe politikë e dalë boje

15:02 : 14/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Fjala e urtë, e vjetër në kohë, por nuk e humb asnjë moment rëndësinë e thënies: “Çtë mbjellësh do të korrësh”, është skenari i një ngjarje të paralajmëruar për atë që ndodhi sot në Parlament. Kryeministri Edi Rama u spërkat me bojë në fytyrë dhe trup nga deputeti demokrat Edi Paloka dhe ky nuk ishte veprim i rastësishëm, por një “hakmarrje” për çka ngjau dy javë më parë, aty ku kuvendojnë “burrat e shtetit”.

Fjalori i përdoruar nga Rama dhe më pas nxjerrja e gjuhës dhe lëshuar me zë “Th…th…th…”, ishin ironitë e tij nisur nga etiketimi fyes si thuquq… Nuk është i vetmi rast që pushtetarë e opozitarë lyhen e zhgërryhen mes tyre e herë kanë momente dashurie të pashpjegueshme.

Sebepi i sherrit dy javë më parë ishte momenti kur ish-kryeministri Berisha pyeti Ramën nëse bashkëshortja e tij ishte drejtuese bordi në “Abi Bank”. Kreu i qeverisë reagoi ashpër duke u clliruar gjuhën pa fre me fjalët: “Familjes dhe gruas time i ha atë që nuk thuhet”. Një reagim që solli shpërthimin e ish-kryeministrit dhe më pas në atë Parlament vetëm për etikë nuk mund të flitej. Në nerva e sipër dhe me vetëdije, Rama iu drejtua ironikisht Palokës me nxjerrje gjuhe dhe pasthirrma “th…, th…, th…”.

Ajo që mbolli dy javë më parë e korri sot në hedhjen e bojës në fytyrë, e cila bëri pis edhe Elisa Spiropalin, që tentoi të mbrojtë shefin e saj. Tollovia dhe tallavaja e reagimeve ndodhi në sytë e kreut të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri. Ai aspak nuk u shokua, pasi është mësuar me këto trazira të shtuara Ballkanike, por gjestet lënë shije të keqe, edhe më të hidhur se vetë boja.

Lexo edhe:

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

Njerëzit edhe këtu janë të ndarë politikisht. Disa mbrojnë Ramën e përlyer me bojë, e të tjerë Palokën që e justifikojnë me hakmarrjen e fyerjes së dy javëve më parë. Një Parlament i dalë boje, që përveç gjestit fsheh mllef politik dhe mund të shoqërohet më pas edhe në ngjarje të rënda. Ai Parlament i mbuluar nga boja sot, është spërkatur me gjak kohë më parë. Në vitin 1997 pas një konflikti fizik mes ish-deputetit demokrat Azem Hajdari dhe deputetit socialist Gafurr Mazreku, ky i fundit zbarzi armën dhe e la të plagosur rëndë.

Sot u hodh bojë, nesër gjuha shthuret e ndoshta nuk i vihet fre gishtit në këmbëz. Nëse gjëma ndodh, atëherë të gjithë dënojnë aktin dhe do gjenden politikanë qe rëndin para kamerave të përlotur, pa e kuptuar se imazhi që japin edhe poshtë në shoqëri është dhuna, tensioni, perversiteti dhe makabriteti me humbjen e jetës së njerëzve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

22:05 : 29/07/2025
SPORT

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

22:05 : 29/07/2025
AKTUALITET

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik

21:49 : 29/07/2025
SPORT

Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra

21:34 : 29/07/2025
BOTA

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025
Para

Njollosja e Ramës/ Lleshaj shtrembëron ngjarjen dhe i del në mbrojtje kryeministrit

TË GJITHA

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

22:05 : 29/07/2025

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

22:05 : 29/07/2025

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik

21:49 : 29/07/2025

Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra

21:34 : 29/07/2025

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025

REL: A po e sfidon Putini ultimatumin e Trumpit?

21:18 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com