• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Donika Prela”/ Avokati Ledio Braho: KPK me “standart shqiptar”, jo atë ndërkombëtar (video)

11:51 : 13/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING, VIDEO

Konfirmimi në detyrë i drejtueses për Krime të Rënda, Donika Prela, “është dëshmi e një standarti të dyfishtë që ndjek Komisioneri i Pavarur i Kualifikimit gjatë rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Avokati Ledio Braho, i ftuar në studion e “Fax news”, ndan të njëjtin mendim me shumë juristë dhe specialistë të fushës, pasi Prela mori “dritën jeshile” nga shkalla e parë e Vetingut, javën e kaluar.

Avokati Braho foli për një sërë problematikash të konstatuara deri më tani në procesin e rivlerësimit, të cilat lidhen me standartet e ndryshme për raste të ngjashme, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë dhe arsyet e vendimmarrjeve të caktuara të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Duke u fokusuar tek rasti i Donika Prelës, avokati Braho konstaton se ajo u konfirmua në detyrë, pavarësisht se iu zbuluan shkelje të njëjta me prokurorin Elsion Sadiku, i cili u shkarkua nga Komisioni i Vetingut.

“Prokurori i Korçës, Elsion Sadiku, u shkarkua, pasi bashkëshortja e tij nuk justifikonte me burime të ligjshme rreth 7500 euro, pasi nuk kishte deklaruar të ardhurat e plota në sistemin e Tatimeve. Ndërkohë, Donika Prela u konfirmua në detyrë, pavarësisht se bashkëshorti i saj kishte punuar në të zezë dhe nuk justifikonte të ardhura në vlera shumë herë më të larta, në rreth 100 mijë euro”, shpjegoi Braho.

Lexo edhe:

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

“Ky element është i mjaftueshëm për të konstatuar se KPK po mban standarte të dyfishta”, theksoi ai, duke shtuar se kjo është akoma më e dukshme edhe në faktin që “komisioneri Olsi Komici, i cili ka qenë pjesë e trupës gjykuese, për Elsion Sadikun u shpreh me votë për shkarkim, ndërsa për Donika Prelën votoi pro konfirmimit”.

Avokati Ledio Braho konstatoi standart të ndryshëm të ndjekur nga KPK edhe në rastin e prokurores Antoneta Sevdari, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila nisi përballjen e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik nuk është dakord me konfirmimin e saj në detyrë.

“Sot (e martë), KPA po shqyrton rastin e prokurores Sevdari, për të cilën Komisioneri Publik vlerëson se ajo nuk justifikon pasurinë me të ardhura të ligjshme, pavarësisht se ajo është konfirmuar nga KPK”, tha avokati. Sipas tij, tashmë është detyrë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vendosë standarte të njëjta për situata të njëjta, të cilat të jenë të detyrueshme të ndiqen nga shkalla e parë e Vetingut.

I pyetur nëse dalja e prokurores Sevdari para Kolegjit të Apelimit në kohën kur ajo, si pjesë e KLP-së do të jetë e përfshirë në përzgjedhjen e prokurorëve të SPAK, mund të duket si “shantazh”, avokati Ledio Braho nuk e mohoi një mundësi të tillë.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë brenda pak kohësh duhet të zgjedhë prokurorët që do të jenë pjesë e SPAK. Grupe të caktuara, të cilat kanë synime për të kontrolluar përzgjedhjen e prokurorëve të SPAK-ut, mund të gjejnë forma të ndryshme presioni e shantazhi ndaj trupës përzgjedhëse të tyre. Një formë mund të jetë pikërisht edhe kjo, nëpërmjet procesit të Vetingut”, tha Braho.

Sipas tij, 5 anëtarë prokurorë të KLP-së kanë çështje të hapura me ligjin, duke përmendur edhe Bujar Sheshin, për të cilin Autoriteti i Dosjeve konstatoi se ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Për këtë arsye, “ata mund të jenë lehtësisht subjekt i presioneve, sidomos politike, gjatë vendimmarrjes së tyre”, theksoi avokati Braho.

Etiketa: avokatledio brahovetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela

10:46 : 22/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin, KPA njihet me pretendimet në çështjen e gjyqtares Ardiana Bera

20:06 : 09/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elveta Stafa Mura

17:40 : 03/04/2025
AKTUALITET

Padrejtësia e vetting është padrejtësi e drejtësisë

12:23 : 31/03/2025
Para

Basha thirrje të fortë nga Burreli/ “Haram buka nëse na harron …”

TË GJITHA

Pas tezave të Anglishtes, publikohen edhe ato të Frëngjishtes/ FOTO

11:46 : 03/06/2025

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vrau nënën time, pastaj bëri vetëvrasje para syve të mi

11:35 : 03/06/2025

Kosovë/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik në një bankë

11:29 : 03/06/2025

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com