Mungesa e një modeli të qartë, i cili do të përcaktonte shtyllat që do të udhëhiqnin rritjen ekonomike për dekadat e ardhshme, për biznesin është një nga shkaqet kryesore pse kredia shënoi rënie në 2018, me afro 18 mld lekë, krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa për ekspertët shkaqet janë edhe më komplekse, por mbi të gjitha ato reflektojnë, pesimizmin e shumë agjentëve ekonomik që përfshihen në zinxhirin e kreditimit.
Bankat rendin pas tendencave. A kemi ne sot nje orientim te qarte se kush do te jete ekonomia jone ne 2030. Vende te tjera ne rajon apo përtej me kohe e kane bere strategjinë e tyre ekonomike se ku duhet te fokusohen.
Ne sot nuk e kemi. Ne sot kemi strategji dy vjeçare ose 3 vjeçare dhe ato janë te çala. Dhe natyrisht nuk i japin ekonomisë nje profil me qellim kreditimin. Kemi nje program 1 mld euro, po ende s’ka qartësi se si do zbatohet”, thotë Arben Shkodra/shoqata e prodhuesve shqiptarë.
Stoku i kredisë ne ekonomi nuk mund te përcaktohet nga dy apo tre projekte, dhe kjo do te ishte nje sinjal shume i keq, se do te thotë se do te kishim nje përqendrim shume te madhe te kredisë vetem ne pak duar. Apo nje numër shume te vogël projektesh, per pasoje shkalla e ekspozitimit e riskut te kredisë do te ishte shume e larte. Procesi i kredisë është nje proces qe përfshin nje mori agjentesh ekonomik dhe fakti qe kredia e re vijon te mbetet ne gjendje rënëse pra nuk kemi kredi te re, do te thotë qe kemi te bëjmë me nje paralize ose hezitim te nje morie agjentesh ekonomik”, –shpjegon Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Tërheqja e sistemit bankar nga investimet në ekonomi është një proces që ka nisur prej kohësh, që pas krizës ndërkombëtare, por në vendin tonë është më e ndjeshme për shkak të kredive të këqija që prekën sistemin.
Bizneset kanë kërkuar prej kohësh një bankë që do të kishte në fokus vetëm financimin e ekonominë, e paralelisht të ofronte edhe konkurrencë në tregun bankar, që për sipërmarrësit nuk ekziston.
Nuk kemi sot një Exim Bank, për import /eksportet. E kanë Hungaria, Bullgari e me gjere. E kemi kërkuar vazhdimisht. Duhet te kemi nje qasje tjetër, duhet te kemi nje bake per zhvillimin e vendit, kemi paketën e IPhrad s’ka pse shkon ne bankat e nivelit të dytë, por te jetë tek banka per zhvillim. Kemi fondet qe jep qeveria per nëpërmjet AZHBR-së, ato duhet të jenë në një sportel shtetëror jo privat. Duke patur nje banke te kësaj natyre konkurrenca do te jete shume here me e ndjeshme”, –thotë Shkodra.
Shqipëria ka patur nje stok te kredisë akoma shume te ulet, ndoshta ne nivele modeste ne krahasim me vendet e rajonit dhe per pasoje te zbresësh nga 40 apo 42 % e stokut te kredisë ne 35 % është nje renie goxha e forte dhe e ndjeshme. Nje problem i dyte qe paraqet zhvillimet ne industrinë bankare, eshte nje lloj tkurrje e sistemit financiar pasi nje pjese e madhe e kredive te këqija është fshire dhe per pasoje masa ose bilanci i tyre jane kufizuar. Kjo gjithashtu eshte nje problem serioz. Tjeter problem serioz ka te beje me ndërprerjen e aktivitet kreditues, per nje periudhe te gjate kohore, pra mbështetje e ekonomisë private, me kredi eshte nje proces qe ka çaluar dhe qe ka patur shqetësime serioze gjate viteve te fundit”, -vijo Xhepa.
Nga ana e tyre vetë bankat thonë se kredia re ka munguar pasi shumë prej klientëve, kryesisht biznese janë kreditorë në listën e zezë, çka do të thotë se ata duhet të mbyllin huanë e marrë dhe më pas të aplikojnë për një të re. /Vizion+/