• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Nga dashuritë te përplasjet/ Raportet e çuditshme mes Ramës dhe Metës…

23:54 : 03/02/2019
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në muajt e fundit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë vendosur raporte deri diku të tendosura, ku nuk kanë munguar përplasjet apo bllokimet në mënyrë të anasjelltë. Përveç disa ligjeve që Meta ia ka kthyer Kuvendit për dekretim, lufta politike mes dy aleatëve të dikurshëm dhe “armiqve” aktualë, u zhvendos me mosdekretimin fillimisht të Sandër Lleshaj në postin e ministrit të Brendshëm, mbajtjen për gati 1 vit në tavolinë të propozimit të Ramës për kreun e SHISH, dhe mosdekretimin e Genc Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm. Në anën tjetër, Rama i është kundërpërgjigjur duke rrëzuar dy kandidatura të propozuara nga Meta për kreun e KLSH dhe me rrëzimin e dekreteve të tij në Kuvend të ligjeve të padekretuara, ku përfshihej edhe ai për Teatrin Kombëtar.

Por si kanë rrjedhur ndër vite raportet mes Metës dhe Ramës?

Pasi mori votat e socialistëve, në kulmin e një krize të fortë politike në vend, ku PD dhe aleatët e saj ishin në një protestë 3-mujore, Ilir Meta në atë kohë Kryetar i Kuvendit, u zhvendos në zyrat e Presidencës, duke marrë drejtimin e shtetit shqiptar.

Rreth dy vjet më parë, lëvizja e Ramës ndaj Metës u interpretua si një “heqje qafe” politike, duke nxjerrë nga skena një lojtar që kishte provuar edhe dashuritë edhe përplasjet, qoftë me ish-liderin historik të PS-së, Fatos Nano, edhe me liderin historik të PD-së, Sali Berisha.

Lexo edhe:

Përplasje me policinë, protestuesit heqin gardhin metalik

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

Por çudia e raporteve Rama-Meta qëndron në faktin se të paktën deri në momentin që ish-kreu i LSI u ul në poltronin e Presidentit, çdo dy vjet ato prodhonin konflikte dhe më pas riktheheshin te “dashuria”.

Rama u aktivizua në politikën aktive në radhët e PS-së në 1998, kur ai nga një emigrant në Paris u ul në karrigen e ministrit të Kulturës, ndërsa Meta në atë kohë, me mbështetjen e Pandeli Majkos dhe disa ish-drejtuesve të FRESSH qëndronin përballë Fatos Nanos, që gëzonte mbështetjen e atyre që konsideroheshin si xhaketat e vjetra.

Në vitin 2000, Rama do të kandidohej nga PS për Bashkinë e Tiranës, pasi kishte finalizuar atë që njihej si projekti i fasadave të ministrive, ndërsa Meta nga posti i Kryeministrit e suportoi maksimalisht, ndoshta për ta përdorur më pas në përplasjen që ndodhi në PS, atë ndaj Fatos Nanos.

Pak kohë më pas, Nano do të niste lëvizjen e njohur ndryshe si katarsisi në PS, ku sulmoi disa nga mbështetësit kryesor të Ilir Metës në postet ministrore (Muçi-Naçi-Baçi) në Asamblenë e famshme, ku dukej se u shpall edhe lufta mes dy klaneve në PS.

Edi Rama mbante postin e kryebashkiakut, dhe dukej se u pozicionua në krah të Metës, përballë Nanos, edhe pse në mënyrë të drejtpërdrejtë kurrë nuk u bë pjesë e debateve.

Edhe në zgjedhjet e 2003-it, ku Rama kërkonte një tjetër mandat si kryebashkiak, sërish do të kishte suportin e Ilir Metës, që në atë kohë ishte numri dy i qeverisë dhe mbante postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa Nano kryesonte qeverinë.

Pas krijimit të LSI dhe kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2005 si forcë politike më vete, fushata e drejtuar nga partia e Metës, kurseu në akuza Edi Ramën, i cili dukej se ishte në pritje për të marrë drejtimin e socialistëve, pasi më parë kishte forcuar pozitat pas 5 vitesh si kryebashkiaku i Tiranës.

Pas humbjes në zgjedhje, Nano dha dorëheqjen nga PS, Kongresi i socialistëve zgjodhi Edi Ramën në një garë thuajse formale, ndërsa në këtë moment ish-socialistët e inatosur dhe qejfmbetur, të grupuar te LSI, nisën të ofrohen me socialistët e drejtuar nga Rama.

Pavarësisht se pas zgjedhjeve të qershorit 2005 flitej për një aleancë fluide mes PD dhe LSI, në 2007 kohë kur u mbajtën zgjedhjet lokale, Ilir Meta do të mbështeste Edi Ramën në mandatin e 3-të si kryebashkiak.

Dy vite më pas në zgjedhjet e 2009, LSI arriti të marrë 4 mandate që u konsideruan të “arta” për shkak se diferenca mes PD dhe PS ishte në po aq deputetë. Në atë kohë Meta dukej se u detyrua të hynte në një aleancë me demokratët e drejtuar nga Berisha, pasi më parë ish-deputeti i ndjerë Dritan Prifti, kishte deklaruar hapur se vota e tij në parlament do të mbështeste një qeveri të PD-së. Referuar kësaj deklarate, dukej se Meta e kishte më të thjeshte gjetjen e një shkaku për t’iu bashkuar demokratëve në qeveri, sesa të qëndronte me Ramën në opozitë.

Vendimi i Metës, që e kishte mbështetur 3 herë radhazi Ramën si kryebashkiak, që deri diku i hapi rrugën për të marrë drejtimin e PS-së, nuk u mirëprit nga kryeministri aktual, që duket se mbeti i zhgënjyer.

Dy vite më pas publikimit të video-skandalit Meta-Prifti, Ramës i erdhi në dorë guri për të goditur fort zv.kryeministrin e asaj kohe dhe kryetarin e LSI-së dhe ditët që pasuan u karakterizuan nga akuza mjaft të forta.

Por e gjithë kjo situatë, që për fatin e keq, shkaktoi edhe 4 viktima në protestën e thirrur nga Rama, pas sulmit që iu bë ndaj godinës së Kryeministrisë, për atë që konsiderohej si blloku i zi i Ilir Metës, u harrua dhe dy vjet më pas, në 1 prill të 2013, Rama dhe Meta do të deklaronin arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Meta shfaqej i buzëqeshur në krah të atij që e quante të droguar, kriminel, kokëpalar, ndërsa Rama ndjehej i lumtur dhe kishte harruar bllokun e zi dhe çdo epitet tjetër të vendosur ndaj aleatit të vjetër.

Të dy bashkë fituan zgjedhjet e 2013 dhe ndanë postet, ku Rama mori detyrën e Kryeministrit, ndërsa Meta atë të Kryetarit të Kuvendit. Edhe në 2015-ën, pavarësisht ndonjë përplasjeve që herë bëhej publike dhe herë shuhej para se të dilte, Rama dhe Meta vijuan dashurinë politike. Rama kandidoi Erjon Veliajn për Kryebashkiak të Tiranës, që ishte rivali kryesor i Sajmir Tahirit, i cili mbante postin e ministrit të Brendshëm, por që kishte nisur një luftë të nëndheshme me Ilir Metën dhe partinë që ai drejtonte.

Duket se kandidimi i Veliajt në Tiranë dhe raportet që ky i fundit kishte me Metën dhe LSI, e bënin të pakushtëzuar mbështetjen, edhe pse në anën tjetër demokratët kandidonin me doktorin Halim Kosova. Në atë kohë në mjedisin politik qarkulloi edhe teza e dalë nga zyra e Metës se Kosova nuk e kishte pyetur për kandidimin, edhe pse LSI zyrtarisht ishte në qeverisje.

Por dukej se dashuria mes Ramës dhe Metës po konsumohej dhe situata e nderë politike në vend, me një opozitë të ngujuar në çadër në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe me një LSI me këmbët në qeverisje dhe sytë nga opozita, duket se ishte e artë për Edi Ramën që ti kthente “borxhin politik” Metës për 3 mandatet që e kishte mbështetur si Kryebashkiak. Rama detyroi grupin e PS të votonte Ilir Metën si President, por duke e quajtur opozitarin më të mirë në këtë funksion.

Në të njëjtën kohë, Rama nisi sulmin politik ndaj LSI-së, drejtimin e së cilës e mori zyrtarisht Petrit Vasili, për t’ja dorëzuar pak javë më pas Monika Kryemadhit, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Etiketa: dashuriMetaperplasjeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje me policinë, protestuesit heqin gardhin metalik

18:44 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi, 2 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 01/06/2026
AKTUALITET

Për pak në greminë/ Kamioni me produkte mishi aksidentohet në Rrugën e Kombit

20:47 : 28/05/2026
AKTUALITET

Aksident në Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital

22:37 : 27/05/2026
Para

Albërije Hadërgjonaj bën gafë në Instagram

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom