Prej disa kohësh Rama ka vendosur që t`i flasë çdo qytetari, me anë të disa shembujve, për mundësitë e mëdha që vendi po ofron për punë. Sipas tij punë ka por mungojnë profesionistët.
Lidhur me këtë komentuesit e kanë “bombarduar” Ramën me kritika duke i rikujtuar Shukriun por dhe rradhët e gjata në zyrat e punës.
Në vijim fushatës së kryeministrit për mundësitë e punësimit që ofrojnë Zyrat e Punës, ai ka postuar sot video dëshminë e radhës, me një të re që ka gjetur punë pas aplikimit.
Ai i përgjigjet kritikave, se në Zyrat e Punës ka vende pune dhe këtë po e bën përmes dëshmive. Por komentet pas postimit janë të shumta, e plot kritika.
Komentuesit i kujtojnë radhët e gjata në këto zyra, pagesat e ulëta, lidhjet dhe teserat e partive që duhet të kesh dhe padyshim që nuk i lënë pa kujtuar edhe Shukri Xhelilin, ish¬kreun e Bashkisë së Dibrës ‘kapur mat’ teksa i kërkonte seks 20 vjecare në këmbim të një vendi pune.
Disa nga komentet
Ere boll se le nan edhe ti.. Fusni nje ne pune e filmoni, pushoni
U katandise me intervista ti uruar.. Merru me ata bythshpuarit ne qeveri ti.,
Jam elektricist i shkalles lart me eksperienc pune 30 vjecare 25 vite me firme italiane ne Shqiperi ,bej cdo lloj pune qe ekziston ne elektrik difekte montime linjash e fabrikash .berje panelesh elektrik etj e kur shkoj per pune ne Z e Punes me thon:”ka pune per elektricist po ne fillim duhet te trajnohesh” nuk e di kush do me trajnoj ne qytetin tim se te shkolluari e te punesuarit ne kete sektor jane o injorant militant o diplloma bler .Jam gati per cdo gare.
une mendoj se duhet te beni nje filmim tek zyra e punes .. e te shikosh sa pune te ofrohet aty! vetem rradhe pa fund, eshte per te ardh keq!
Po e din se jam nga Shkupi dhe prej dy muaj njoh afer 10 puntor nga shqipria qe punojn pun te ndryshme fizike per te mbijetuar, dhe njeri prej tyre me shkoll te lart Fizik¬Matematik te kryer ne kohen e pluralizmit pse ai nuk eshte ne pun, pse ata te detyrohen te vin ketu nga Elbasani, Durresi, Peshkopia, etj etj, a eshte e vertet se duhet te kesh kartel antarsie per tu punesuar ne Shqiperi.
Nje pergjigje per punetoret e naftes qe i hoqe n Vlore nuk po jep por thua vende puna ka cjan keto reklama koti
Vende pune “ka” Nevoja per pune “ka” por nuk ka profesionist,zanacinj qe ti pergjigjen ketyre nevojave !!! Shukri Xhelili Ik se na e shpive je bere si reklama e patatinave.