Ligji i debatuar i Arsimit të Lartë, i cili është kundërshtuar nga mijëra studentë, nuk është i qartë as për ministrinë e Arsimit. Pak muaj më parë, ky ligj u miratua në Kuvend dhe shkoi për dekretim në Presidencë. Por Nishani e ktheu, me argumentimin se shkel autonominë. Qeveria ka ngulur këmbë që ligji të hyjë në fuqi, me të njëjta nene siç ishte më parë, pavarësisht kundërshtimeve në masë. Kur kanë kaluar disa javë nga këto zhvillime, ministria e Arsimit ende nuk e ka të qartë si do ta zbatojë në terren. Pritet që të ketë një amulli në pranimet e studentëve në shkollë të lartë, apo edhe për ata që janë aktualisht studentë. Është parashikuar një rritje e ndjeshme e tarifave, ku jo çdo familje mund ta përballojë.
Bold News ka siguruar në mënyrë ekskluzive disa dokumente, të cilat tregojnë se ministria e Arsimit ka kërkuar ndihmë për zbërthimin e këtij ligji. Ministrja Lindita Nikolla ka bërë letrat për të marrë një zyrë konsulencë ligjore, duke i dorëzuar në Agjencinë e Prokurimit Publik. “Objekti i kontratës është ‘Konsulencë në hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë’. Fondi limit është 2.590.498 lekë pa tvsh. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është nga nënshkrimi i kontratës deri në përfundim të muajit qershor 2016” thuhet në dokumentin e njoftimit të kontratës. Mësohet se tenderi do të zhvillohet më datë 27 maj. Bold News ka siguruar edhe termat e referencës për këtë tender.
Objekti dhe qëllimi i shërbimeve është “në kuadër të procesit të reformimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri, u miratua dhe hyri në fuqi në Tetor të vitit 2015 Ligji nr. 80/2015 ‘Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë’. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e cilësisë sipas standardeve të Hapësirës Evropiane të Arsimit Lartë, dhënie e mundësive të barabarta, pa diskriminim dhe mbështetje për shtresat në nevojë, konkurrencë të lirë mes institucioneve të arsimit të lartë, personelit akademik dhe studentëve, mundësi për të gjithë mbi bazën e meritës dhe mbështetje të përparësive strategjike të zhvillimit të vendit nëpërmjet kërkimit shkencor” thotë ministria. Sipas saj, reformimi ka si objektiva përmirësimin e cilësisë në dy drejtime, mësimdhënie dhe punë kërkimore shkencore. Kjo reformë ndër të tjera parashikon mënyrat e financimit të arsimit të lartë dhe rritjen e autonomisë institucionale së institucioneve të arsimit të lartë, në aspektin financiar dhe akademik.
“Zbatimi efektiv i ligjit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është përfshirë në procesin e hartimit të një numri të gjerë aktesh nënligjore në bazë dhe për zbatim të tij, që janë parashikuar të miratohen si vendime të Këshillit të Ministrave të propozuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe udhëzime të ministrit përgjegjës për arsimin. Për hartimin e këtyre akteve nënligjore, Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ka ngritur 4 grupe pune. Për të garantuar cilësinë në hartimin e akteve nënligjore dhe marrjen e eksperiencave të vendeve të tjera, MAS ka vendosur kontraktimin e konsulentëve të jashtëm, të cilët do të asistojnë dhe do të hartojnë aktet nënligjore të parashikuara në ligj” thotë ministria e drejtuar nga Lindita Nikolla. Sipas saj, disa nga aktet nënligjore kanë natyrë financiare, disa kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve/agjencive që do të funksionojnë sipas ligjit të ri për arsimin e lartë dhe disa të tjera kanë të bëjnë me organizimin dhe standardet akademike.
Detyrat e ekspertëve janë të raportojë pranë Sekretarit të Përgjithshëm punën e kryer në fund të çdo jave; Të paraqesë materiale krahasuese të përvojave dhe akteve ligjore e nënligjore të vendeve të tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian, në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor; Të bashkëpunojë ngushtë me grupet e punës të ngritura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për të hartuar aktet nënligjore në bazë dhe për zbatim të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Mësohet se ekspertët duhet të marrin pjesë në takimet e grupeve të punës dhe të paraqesë në çdo mbledhje materialet përkatëse;
Të përpilojë konceptet përfundimtare të akteve nënligjore siç është propozuar dhe miratuar brenda grupeve të punës, të shoqëruara së bashku me aktet shpjeguese si dhe të përgatisin dhe dorëzojnë raportin përfundimtar.
Lista e akteve nënligjore që do të hartohen është si më poshtë vijon:
Vendime të Këshillit të Ministrave:
1. Neni 4 pika 4 V.K.M Nr.1 “Mbi Përcaktimin e kategorive të individëve, që përfitojnë financimin për ndjekjen e studimeve në një program të ciklit të parë, në një program të integruar të studimeve, ose në një program të studimeve profesionale”;
2. Neni 5 pika 2/e V.K.M. Nr. 2 “Për specifikat e funksionimit të arsimit të lartë jolaik”
3. Neni 7, pika 2/c VKM nr.3. “Modelin e financimit të buxhetit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”;
4. Neni 7, pika 2/f VKM nr.4. “Kufirin maksimal të tarifës së shkollimit për programet e studimit të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë”;
5. Neni 9 pika 2 V.K.M. Nr. 5 “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve të ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”;
6. Neni 11 pika 5 V.K.M. Nr. 6 “Për organizimi dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë”
7. Neni 12 pika 4 V.K.M. Nr. 7 “Përcaktimi i metodologjisë së procesit të vlerësimit nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit”;
8. Neni 12 pika 8 V.K.M. Nr. 8 “Mbi përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, Bordit të Administrimit, si dhe shpërblimin e anëtarëve të bordit”;
9. Neni 14 pika 10 V.K.M. Nr. 9 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”;
10. Neni 15 pika 7 V.K.M. Nr. 10 “Për organizimin dhe funksionimin e Bordit te Akreditimit, si dhe masës së shpërblimit të kryetarit dhe anëtarëve të tij”;
11. Neni 21 pika 5 V.K.M. Nr. 11 “Mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të kolegjit profesional të lartë”
12. Neni 28 pika 2 V.K.M. Nr. 12 “Për miratimi strukturave shëndetësore universitare”
13. Neni 28 pika 4 V.K.M. Nr. 13 “Mbi kriteret dhe organizimin e qendrave shëndetësore universitare”
14. Neni 29 pika 3 V.K.M. Nr. 14 “Mbi kriteret dhe procedurat për hapjen e degëve të institucioneve të arsimit të lartë vendase dhe të huaja”;
15. Neni 30 pika 3 V.K.M. Nr. 15 “Mbi standardet, kriteret dhe procedurat për hapjen, riorganizimin, ndarjen, bashkimin ose mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë”;
16. Neni 58 pika 1 V.K.M. Nr. 16 “Mbi statusin dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik”;
17. Neni 60 pika 3 V.K.M. Nr. 17 “Mbi përcaktimin e standardeve shtetërore për fitimin e titujve “Profesor” dhe “Profesor i asociuar””;
18. Neni 71 pika 2 V.K.M. Nr. 18 “Mbi përcaktimin e elementeve të programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”;
19. Neni 74 pika 1 V.K.M. Nr. 19 “Mbi përcaktimi i notës mesatare si kriter për pranimin në ciklin e parë të studimit”;
20. Neni 75 pika 3/b V.K.M. Nr. 20 “Mbi përcaktimin e fushave të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë”;
21. Neni 79 pika 7 V.K.M. Nr. 21 “Mbi kriteret që duhet të përmbushë kandidati për fitimin e gradës shkencore “Doktor”;
22. Neni 86 pika 4 V.K.M. Nr. 22 “Specifikimet për kodifikimin e programeve të studimit”
23. Neni 96 pika 2 V.K.M. Nr. 23 “Mbi miratimin e strukturës, organizimit, fushat e kërkimit dhe objektit të veprimtarisë së instituteve dhe ndërinstitucionale të kërkim-zhvillimit”;
24. Neni 100 pika 4 V.K.M. Nr. 24 “Mbi kategoritë e shërbimeve ndaj studentëve që ofrohen nga entet shtetërore”;
25. Neni 101 pika 2 V.K.M Nr. 25 “Përcaktimi i tarifës për regjistrat që mbahen nga institucionet e arsimit të lartë”;
26. Neni 105 pika 2 V.K.M. Nr. 26 “Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë”;
27. Neni 106 pika 8 V.K.M. Nr. 27 “Përcaktimi tarifave për vlerësimin e jashtëm të cilësisë dhe akreditimin të institucioneve të arsimit të lartë”;
28. Neni 110, pika 2 V.K.M. Nr. 28 “Modelin e financimit të buxhetit për arsimin e lartë”;
29. Neni 112 pika 5 V.K.M. Nr. 29 “Përcaktimi i fushave që përbëjnë prioritet kombëtar, për të cilat shpërndahen bursa”;
30. Neni 112 pika 6 V.K.M Nr. 30 “Përcaktimi i kritereve për t’u konsideruar student në nevojë”
31. Neni 114 pika 3 V.K.M Nr 31 “Skema e kreditimit studentor”
32. Neni 115 pika 2 V.K.M. Nr 32 “Kushtet që duhen plotësuar nga institucionet publike të arsimit të lartë për aplikim për kredi”
33. Neni 120 pika 7 V.K.M. Nr. 33 “Përcaktimi i procedurës dhe dokumentacionit për krijimin e I.A.L.P.P.”.
Udhëzime të Ministrit të Arsimit dhe Sportit
1. Neni 9 pika 4 Udhëzim Nr. 1 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore”;
2. Neni 9 pika 4 Udhëzim Nr.2 “Mbi procedurat e regjistrimit të studentëve”;
3. Neni 10 pika 1/c Udhezim Nr. 3 “Mbi përcaktimin e numrit e matrikullimit”;
4. Neni 11 pika 3 Udhezim Nr. 4 “Mbi përcaktimin e kritereve dhe formulave të shpërndarjes së fondeve publike”;
5. Neni 17 pika 6, Udhëzim Nr. 5 “Për statusin e vecantë të Institucioneve të arsimit të lartë”;
6. Neni 30 pika 7 Udhëzim Nr. 6 “Për përcaktimin e procedurave, që ndiqen për hapjen, mbylljen, riorganizimin dhe fillimin e veprimtarisë së një institucioni të arsimit të lartë”;
7. Neni 32 pika 1 dhe 2 Udhëzim Nr. 7 “ Raportimi dhe afatet për raportim nga institucionet e arsimit të lartë”;
8. Neni 35 pika 6 Udhëzim Nr. 8 “Mbi përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit që duhet të përmbajë kërkesa për hapjen e programeve të reja të studimit dhe procedurat që ndiqen”;
9. Neni 59 pika 8 Udhëzim Nr. 9 “Përcaktimi i ngarkesës së plotë mësimore për personelin akademik në institucionet publike të arsimit të lartë“;
10. Neni 84 Udhëzim Nr. 10 “Mbi përcaktimin e formës së organizimit të studimeve, pranimin e studentëve dhe financimin në institucionet e arsimit të lartë me status të veçantë”;
11. Neni 87 pika 3 Udhëzim Nr. 11 “Frekuentimi i procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimdhënëse në auditor dhe ciklit të studimit“,
12. Neni 91 pika 1 Udhëzim Nr. 12 “Mbi përcaktimin e elementëve përbërës, forma e diplomës dhe procedurat për regjistrim”;
13. Neni 91 pika 5 Udhëzim Nr. 13 “Përmbajtja dhe forma e suplementit të diplomës”;
14. Neni 92 pika 6 Udhëzim Nr. 14 “Procedurat dhe kriteret për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave dhe gradave të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit”;
15. Neni 98 pika 1/d Udhëzim Nr. 15 “Elementët dhe forma e kontratës së shërbimit që nënshkruhet nga studentët”;
16. Neni 98 pika 1/dh Udhëzim Nr. 16 “Mbi sigurimin e studentëve nga institucioni i arsimit të lartë në një ndër shoqëritë e sigurimit”;
17. Neni 110 pika 3 Udhëzim Nr. 17 “Mbi zbatimin e skemës së financimit për institucionet publike të arsimit të lartë”;
18. Neni 111 pika 4 Udhëzim Nr. 18 “Mbi miratimin e prioriteteve, termave të shpërndarjes, formës së aplikimit për grantet, si dhe miratimin e grantit të politikave të zhvillimit të institucioneve publike të arsimit të lartë”;
19. Neni 125 Udhëzim Nr. 19 “Procedurat për kodifikim dhe riorganizim e programeve të studimit”;