• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Skandali/ Elvis Rroshi, 40 milionë lekë për të marrë një makinë 4X4 me qira

22:12 : 11/05/2016
në INVESTIGIME

Abuzimet e pushtetit nuk kanë të sosur. Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i cili po hetohet edhe për dekriminalizimin, ka hapur një procedurë prokurimi për marrjen e një automjeti me qira. Por, skandali në këtë tender është pikërisht vlera e lartë e tij.
Sipas dokumenteve që disponon Bold News, Rroshi do të shpenzojë plot 40 milionë lekë të vjetra për marrjen e një automjeti 4X4 me qira për dy vjet.
Në dokument thuhet se objekti i kontratës është “marrje mjeti me qira dhe fondi limit pa TVSH është 4.000.000 lekë”. Më pas vijohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është dy muaj. Ky tender do të bëhet më 20 maj 2016.

Ndërkohë, Bold News ka siguruar edhe specifikimet teknike për këtë tender. Mësohet se kërkohet një fuoristradë 4X4 ku motorri do të jetë 4400 kubikësh i modelit V8. Mjeti do të jetë pasagjerësh me timon në krah të majtë dhe pesë vendësh. Të dhënat e tjera janë që fuqia të jetë deri në 240 kuaj fuqi, ndërsa suspensionet të jenë me ajër me nivelim. Shpejtësia maksimale e automjetit duhet të jetë deri në 210 km/h, ndërsa disqet duhet të jenë alumini. Konsumi i karburantit (ekstra urban) të jetë 8.2 litra në 100 km dhe kapaciteti serbatorit të jetë maksimumi 100 litra. Pesha e mjetit të jetë minimumi 2.710 kg dhe pesha e tërheqjes maksimumi 3.500 kg. Në këto dokumente është e specifikuar se volumi i bagazhit duhet të jetë minimumi 535 litra.

Ndërkohë, dokumenti vijon se mjeti duhet të jetë ngjyrë e zezë metalike, sedille lëkure, sistem navigacioni, telekamera e pasme, sensor parkimi para-mbrapa, sistemi i shkarkimit me bimarmida, shkallë elektrike. Sediljet para dhe pas me ngrohje, pasqyra elektrike me palosje, xhamat e pasim të errësuar, sedilja e shoferit të jetë elektrike me memorie, sedilja e e pasagjerit elektrike. Mjeti, sipas dokumenteve, duhet të ketë sistem të frenimit ABS, përshtatës i terreneve me 4 opsione, fenerë adaptive, fenerë xenon led, sistemi amortizimit me ajër (ulje-ngritje), sistemi i sigurisë HDC, disqe alumini, mbyllje qendrore dhe alarm volumetrik.
Këto nuk janë të dhënat e një reklame, por janë marrë nga dokumentet e tenderit, ku duket se Rroshi e ka gjetur më parë automjetin dhe tashmë pret vetëm që të paguajë 40 milionë lekët për ta marrë dhe për të lëvizur.

Bold News ka bërë një vëzhgim në internet për makina me këto karakteristika. Ka rezultuar se një Range Rover, i prodhuar në vitin 2004 ose 2006, shumë modern, kushton deri në 15 milionë lekë të vjetra. Por, rroshi, i mësuar me luksin e shfrenuar, ka preferuar të marrë një mjet modern dhe të shpenzojë paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të udhëtuar në mënyrë komode.
Disa ditë më parë, kreu i Bashkisë së Kavajës dorëzoi edhe formularin e dekriminalizimit, ku shkroi se ishte përzënë nga Gjermania, por nuk mbante mend arsyen e dëbimit. Më pas, prokuroria njoftoi se do të verifikonte të kaluarën e këtij zyrtari vendor, duke ftuar të gjitha agjencitë ligjzbatuese që të dorëzojnë informacione në prokurori.

2

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

mak

Super-653x420

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Horoskopi, 12 Maj

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com