• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Debati/ Ja e vërteta e përplasjes Basha-Bregu në mbledhjen e grupit

10:41 : 03/03/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Mbledhja e djeshme e grupit të PD është shoqëruar me debate, ku shihet se më ashpër ndaj Bashës ka qenë Majlinda Bregu.

Lulzim Basha: Vendimi i qeverisë për të dërguar memo dhe për të bllokuar miratimin e dekriminalizimit tregon qartë se ata nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga deputetët që mbrojnë. Kjo situatë të orienton gjithnjë e më shumë drejt një bojkoti parlamentar. Nëse kjo është rruga që zgjedhin, ky do të jetë edhe reagimi me të cilin do të përballen. Nëse kërkojnë të na imponohen me vendimet e tyre, le të qëndrojnë në Parlament të vetëm dhe të shikojmë drejt kujt rruge do të shkojnë.

Genc Ruli: Prej disa mbledhjesh ne jemi duke diskutuar mbi disa opsione veprimi, ndërkohë që tani ka ardhur koha të marrim një vendim. Nuk mund të diskutojmë akoma mbi rrugën që duhet të zgjedhim, por duhet të fokusohemi në një drejtim mbi të cilin do të duhet të investohemi të gjithë. Duhet t’i japim drejtim, nëse jemi për bojkot, hajde të hyjmë në bojkot dhe të hartojmë strategjinë e veprimit. Kushtet janë për të mos u tërhequr, por për ta çuar deri në fund këtë kauzë që kemi. Por kjo nuk bëhet me lëvizje individuale, kërkon angazhim të të gjithë grupit. Nëse do të vendosim për bojkot, atëherë ai do të duhet të jetë pa kthim.

Majlinda Bregu: Z. Basha unë kam një shqetësim, që në gjykimin tim nuk është vetëm i imi, por që gjithsesi po e shpreh, se realisht është shqetësuese. A mund të na thuash ku po shkojmë dhe çfarë do të bëjmë? Pse nuk ka opozita një strategji që nis nga dita e sotme deri në zgjedhjet e ardhshme? Nuk ka rëndësi nëse zgjedhjet do të jenë të parakohshme apo do të zhvillohen në rrjedhë normale në vitin 2017.

Nëse do të bojkotojmë, hajde bojkotojmë. Nëse nuk do të bojkotohet, atëherë si do të shkojmë në zgjedhje? Por kështu nuk mund të
vazhdohet pafundësisht, me këtë logjikë. E përdori ai tjetri për 8 vjet këtë strategji dhe nuk i eci. Veprimet tona janë, në gjykimin tim, të pakuptueshme. Prenga vjen dhe hyn në Parlament, teksa ne i biem
foltores, ne dalim në protestë për fyerjet e Edi Ramës. Bashkia shkon
dhe rrit taksat dhe i merr frymën biznesit, ne shkojmë dhe protestojmë për Liqenin. Z. Basha njerëzit duhen frymëzuar, duhet të na shohin t’i frymëzojmë. Na thuaj çfarë strategjie kemi që të dimë edhe ne se si të veprojmë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Lulzim Basha: Grupi Parlamentar është përfshirë në aksione që e kanë rritur ndikimin e opozitës në jetën parlamentare. Çdo ditë në foltoret e partisë ka pasur denoncime konkrete për akte korruptive të qeverisë nga deputetët tanë. Dekriminalizimi është një nga dëshmitë e qarta se kjo opozitë nuk ka qëndruar duarkryq, por ka vepruar dhe ka mundur t’i bëjë rezistencë kësaj maxhorance. Departamentet kanë përgatitur platformën tonë qeverisëse dhe këtë muaj ne do ta bëjmë atë pjesë të diskutimit publik.

Majlinda Bregu: Nuk je as te Fevziu dhe as te Balla që më jep këto përgjigje. Unë po të pyes për një shqetësim, sepse e kam realisht
shqetësim këtë gjë. Nëse ti thua që ne i kemi bërë të gjitha gjërat, shumë mirë, atëherë urime se ne paskemi fituar. Po tërhiqem unë, se qenkam keqkuptuar. Po s’mund të mohosh faktin që ne si deputetë jemi përjashtuar nga çdo vendimmarrje në parti dhe nga çdo zgjedhje. Në mënyrë të përsëritur është shkelur statuti i partisë me emërimet që ju keni bërë. Aksionet që ndodhin në rrethe ne i mësojmë nga kryetarët e degëve të PD­së, se nuk ka një konsultim paraprak. E njëjta gjë ndodhi edhe me protestën e grave përpara Kryeministrisë. Fillimisht dua t’u kërkoj ndjesë të gjithë kolegeve të mia deputete që nuk isha pjesë e protestës, por nuk mund të vija për shkak të pjesëmarrjes në mbledhje. Megjithatë, në kuadrin e asaj që po diskutoja, edhe protesta e djeshme ishte një nga ato aksione që bëhen pa u menduar, duke na u kthyer mesazhi që kërkojmë të japim në të kundërt.

Lulzim Basha: Unë mbetem i hapur për çdo sugjerim që ju keni si për mënyrën organizative, edhe për çështjen e aksioneve opozitare. Sa për statutin, mos u shqetësoni se do ta publikojmë dhe do të shihni se ai nuk është shkelur në asnjë pjesë të tij për çështjen e emërimit të krerëve të departamenteve. Sa i takon protestës së zhvilluar te Kryeministria, vërtet ato zonja që protestuan ishin të pakta në numër, por ato janë shpirti i vërtetë i grave demokrate që po përballen me Edi Ramën.

Jozefina Topalli: Z.kryetar ke thënë që do të përshkallëzojmë protestat, pse nuk ka ndodhur kjo gjë? Ku i ke protestat nëpër rrethe? Pse nuk dalin njerëzit në protestë? Njerëzit kanë dalë dhe kanë mbështetur PD­në edhe në kohën kur të ikte koka dhe të kërcënohej jeta. Ti bëji pyetjen vetes pse nuk dalin njerëzit në protestë? Çfarë arsyeje ka? A është punuar me degët? Çfarë përfaqësojnë ato? Çfarë mesazhesh kanë dhënë? Partia ndërtohet mbi bazën e forumeve. A mund të më thoni ju se çfarë kanë bërë ato për rritjen e Partisë Demokratike? Të mos shkojë i gjithë grupi te Liqeni për të protestuar se ne kemi kauza shumë të forta për të cilat duhet t’i bindim njerëzit të jenë me ne. Jo, s’mund të lejoj që ta kthesh partinë në një OJQ, si nga mënyra e pjesëmarrjes, ashtu edhe në mesazhet që po japim.

Sali Berisha: Diskutimi thelbësor është raporti që PD do të ketë me Parlamentin. Unë i kam thënë të gjitha. Por duhen marrë vendime. Këto vendime hajde t’i diskutojmë në forume, Këshillin Kombëtar. Unë jam vetëm një individ, vendimet këtu hajde t’i marrim të gjithë bashkë. Kryetari i partisë të vendosë, të mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar dhe të marrim vendimet. Unë kam folur dhe kam thënë edhe për lënie mandati. Unë nuk mund të rri në Parlament me Armando Prengën dhe nuk është se nuk kam bërë lëvizje. Ajo që unë shoh problematike është marrëdhënia që deputetët kanë me median.

PD nuk ka qenë e suksesshme për t’u shpjeguar qytetarëve se Komisioni i Venecias na dha ne të drejtë. U dha ekspertëve të PD­së të drejtë për mënyrën e funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për Reformën në Drejtësi. Nuk e kemi bërë këtë gjë. Nuk e kemi bërë sa duhet edhe për dekriminalizimin madje. Ky është Parlamenti me nivelin më të lartë të kriminalitetit dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. E njëjta gjë edhe për Kokëdhimën e Leskajn që kanë marrë para publike. Të dalim në media e t’i denoncojmë me emër dhe mbiemër çdo para të vjedhur, çdo zyrtar të korruptuar, çdo zyrtar të inkriminuar. Edhe diçka, të mos ua atribuojmë ndërkombëtarëve çdo pakënaqësi që kemi për sjelljet e maxhorancës. Ndërkombëtarët kanë bërë sa kanë mundur. Vetëm falë mbështetjes së tyre kaloi dekriminalizimi.

Kastriot Islami: Mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
është banditizëm. Kur qeveria refuzon të zbatojë vendime të kësaj gjykate, është njësoj si të kryejë një grusht shteti. Ndaj edhe unë mendoj se duhet të marrim një vendim.

Aldo Bumçi: Përballja duhet të jetë e ashpër në Parlament. Duhet të
shfrytëzojmë çdo rrugë ligjore dhe institucionale për t’i bërë ballë kësaj lloj qeverisje që bashkëjeton me kriminelët.

Lulzim Basha: Mesa shoh, fryma e përgjithshme e deputetëve është që beteja e opozitës të zhvillohet në Parlament. Edhe nesër të njëjtën gjë do të bëjmë. Do të pamundësojmë zhvillimin normal të Parlamentit, deri në momentin që ata të kuptojmë se kërkesat e opozitës nuk janë preferenciale, por kushte për zhvillim normal të jetës parlamentare.

Gert Bogdani: Kryetar, kjo strategji që ne po zgjedhim në Parlament
mund të avantazhojë maxhorancën. Ne mund të qëndrojmë 20 minuta në këmbë dhe të kundërshtojmë vendimin e shumicës për të vijuar seancën, por kjo nuk prodhon asgjë dhe shfrytëzohet prej tyre për votimin e ligjeve që, siç i shohim edhe nga rendi i ditës, janë shumë të rëndësishme.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Deklarata e Ambasadorit Lu, Manjani: Gati të shkarkoj gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

TË GJITHA

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

12:24 : 09/05/2025

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025

PSD: SPAK kontrolloi vetëm banesën dhe biznesin e kryetarit të degës në Malësi të Madhe

12:09 : 09/05/2025

E zuri poshtë masivi i kromit, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit

11:57 : 09/05/2025

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Tiranë

11:53 : 09/05/2025

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë në Kapelën Sistine

11:51 : 09/05/2025

Hëna e plotë e majit, ja cilat shenja të zodiakut preken më shumë

11:45 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com