• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

NGJARJA HORROR/ Prindërit e Elton Çiçës u dhunuan pasi u lidhën me pranga

13:08 : 10/05/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Prindërit e Elton Çiçës, viktimës së atentatit të së dielës në Tiranë, janë plagosur me armë, janë lidhur me pranga dhe janë dhunuar barbarisht gjatë vjedhjes në shtëpinë e tyre, marsin e vitit 2015.

Kjo ngjarje tragjike duket se ka lënë shenja në memorien e Elton Çiças, i cili ka lëvizur të gjithë gurët për të gjetur dhe për t’u hakmarrë ndaj dhunuesve të prindërve të tij. Dy prej autorëve të dyshuar kanë qenë nën objektivin e atentateve, nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.

Robert Rama, prania e të cilit në vjedhjen e marsit 2015 në banesën e familjes Çiça është e provuar, u vra në një atentat në Qershor 2015 në Durrës. Një tjetër autor i dyshuar, Ervis Imeri, ka qenë objekt i dy atentateve të dështuara me lëndë eksplozive. Në njërin prej këtyre atentateve, mbeti i plagosur rëndë vëllai i tij, Elton Imeri.

Pas këtyre ngjarjeve, ende pa autor, duket se ishte radha e palës tjetër për të marrë hak ndaj Elton Çiças. Ai mbeti i vdekur në atentatin e datës 1 Maj 2016, në lokalin “De Niro”, në Tiranë, ku gjendej i shoqëruar me tre persona të tjerë. Policia po punon për identifikimin e autorit, ndërkohë që ka marrë në dorë edhe praktikën hetimore nga kolegët e tyre të Tepelenës, lidhur me vjedhjen e shtëpisë Çiça. Policia beson se aty mund të gjendet çelësi i zbardhjes së të gjithë historisë.

“Boldnews.al” ka siguruar dokumentin policor, në të cilën Naim Çiça ka dëshmuar para oficerëve lidhur me vjedhjen e marsit 2015. Dëshmia është rrëqethëse dhe duket se ka ngjallur instiktin hakmarrës të djalit të vogël të familjes.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Naim Çiça ka deklaruar para oficerëve të policisë se ka qenë diku nga mesnata, kur bashkëshortja e tij ka dëgjuar zhurma në shtëpi. Ajo ka menduar se ishte djali i saj, Eltoni, i cili banonte në Tiranë, por ato ditë gjendej në Tepelenë. Madje, e moshuara, pa e parë se kush ishin, i ka thirrur personave që kishin hyrë në shtëpi, nëse donin për të ngrënë. Andonela ishte mësuar që djali i saj vinte shpesh në shtëpi, i shoqëruar nga shokë dhe është nisur të përgatisë ushqim. Por, një dorë e fortë e ka kapur nga pas, me qëllimin për t’i mbyllur gojën. Ajo ka mundur të thërrasë të shoqin, duke i thënë se po e vrasin. E moshuara është goditur forcërisht në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar katër brinjë të thyera.

Po sipas dokumentit të parë nga “Boldnews.al”, Naimi është ngritur menjëherë nga krevati, në ndihmë të bashkëshortes, por është gjetur menjëherë nën goditjen me tre plumba në pjesën e poshtme të trupit, nga një armë automatik. Është rrëzuar në tokë, në pamundësi për të ndihmuar bashkëshorten, të cilën dy prej dhunuesve e nxorrën me forcë dhe me gojën e lidhur në një ambjent tjetër të shtëpisë. Ndërsa Naimin, një dhunues i tretë e lidhi me pranga Naimin e plagosur dhe e qëllonte në kokë dhe në trup, duke i kërkuar që të tregonte se ku i kishin fshehur paratë.

I gjendur nën dhunimin e egër, Naim Çiça është munduar t’u thotë agresorëve se nuk kishin para në shtëpi, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak agresorit, i cili vijonte ta godiste, derisa ai ka humbur ndjenjat nga rrahja dhe nga humbja e gjakut për shkak të plagëve të marra me armë zjarri.

Hajdutët kanë mundur të gjejnë 5000 euro dhe disa bizhuteri në shtëpi, në kohën që pranë shtëpisë së familjes Çiça ndalon një makinë. Agresorët kanë menduar se mund të ishte policia dhe janë larguar me shpejtësi. Në fakt, makina e ndaluar pranë banesës ishte e një familjari të të dhunuarve. Pasi janë larguar agresorët, e dëmtuara Andonela ka mundur të dalë nga shtëpia dhe ka njoftuar drejtuesin e makinës, njëkohësish i afërm i saj, për të njoftuar policinë. Po ashtu, menjëherë është njoftuar edhe djali i familjes, Eltoni, i cili ka shkuar menjeherë në shtëpi dhe, me ndihmën e policisë, ka mundur të çlirojë duart e të atit nga prangat me të cilat ishte i lidhur Naimi.

Gjithçka më pas është një histori me atentate të realizuara e të dështuara, deri në mbrëmjen e 1 majit, kur Elton Çiça mbeti i vdekur me dy plumba në trup.

(Boldnews)

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rrëfimi tronditës i gazetarit të dhunuar: Nëse më fusnin në makinë, mendoj se do më eliminonin (VIDEO)

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com