• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjithë njerëzit e Xhafajt, kush rrezikohet nga “dorëheqja” e Ministrit të Brendshëm

11:54 : 03/11/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pritet të shoqërohet me disa lëvizje brenda radhëve të maxhorancës dhe institucioneve që ishin “de facto” nën kontrollin e tij. Lëvizjet apo mënjanimet e disa personazheve publikë pritet të prekin “njerëzit e Xhafajt” brenda radhëve të grupit parlamentar socialiste dhe në institucionet e sigurisë.

Të mënjanuarit e parë, përsa kohë që Edi Rama nuk mund t’i lëvizë përfundimisht, janë deputetët që përbënin grupin e Fatmir Xhafajt në Komisionin e Ligjeve. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi, deputetja Ermonela Felaj janë ndër të parat që duhet të tregojnë shumë shpejt “besnikërinë” ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, nëse do të dëshirojnë që të vijojnë karrierën e tyre politike në nivele të larta.

Deputetët Manja, Hysi e Felaj krijuan një aleancë të fuqishme me Fatmir Xhafaj gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe Komisionin për Reformën në Drejtësi. Tashmë që Xhafaj u largua pas furisë së kryeministrit, për shkak të arrestimeve “brenda shtëpisë së socialistëve”, deputetët pro-Xhafaj në Komisionin e Ligjeve, por jo vetëm ata, duhet të dëshmojnë me fakte se janë nën anën e më të fortit.

Lexo edhe:

Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit

V*asje me a*më zjarri në Shkodër

Në radhët e njerëzve politikë, lëvizja e Fatmir Xhafaj pritet të ndikojë edhe tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. ‘Lali Eri”, prej kohësh, kishte krijuar një aleancë me Xhafaj, në tentativën e tyre për të siguruar mbështetje sa më të madhe brenda partisë, me qëllim që të rivalizonin pushtetin e Edi Ramës. Tashmë, “Lali Eri” duhet të vendosë në funksion të karrierës së ardhshme politike të gjitha vetitë e tij të rafinuara për të dëshmuar servilizmin ndaj kryetarit të Partisë.

Në institucionet e sigurisë, lista e drejtuesve institucionalë që duhet të ridimensionojnë qëndrimet e tyre të deritanishme pro-Xhafaj, është disi e gjatë. Largimi i ministrave të Brendshëm, në shumicën dërrmuese të rasteve, është shoqëruar me largimin e drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë. Kryepolici aktual, Ardi Veliu, është një prej “zbulimeve” të Fatmir Xhafaj dhe pozicioni i tij tashmë është shumë vulnerabël.

Një lëvizje e mundshme e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do të shoqërohet edhe me lëvizjet të drejtuesve të tjerë në nivel qëndror apo në nivel qarqesh. Shumë prej drejtuesve aktualë të Policisë emëruan në këto detyra pasi Fatmir Xhafaj nisi operacionin “fshesa” për të larguar bashkëpunëtorët e paraardhësit të tij, Saimir Tahiri.

“Dorëheqja” e Fatmir Xhafajt pritet të ketë pasoja edhe në radhët e drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, u vendos në detyrë nga lobimi i deputetëve pro-Xhafaj, ku rolin kryesor e luajti Ulsi Manja. Gjatë 10 muajve në krye të Prokurorisë, Arta Marku fuqizoi raportet institucionale me Fatmir Xhafaj, aq sa, edhe brenda maxhorancës e kishin kuptuar se, nëse do të duhej të shmangeshin problemet me prokurorët, rruga e zgjidhjes gjendej tek “një fjalë e mirë” e Fatmir Xhafaj.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, megjithëse pjesë e “njerëzve të Xhafajt”, ndoshta mund të mos jetë e rrezikuar nga furia politike e kryeministrit. Gjonaj erdhi në atë detyrë pasi i kishte shërbyer si asistente Vasilika Hysit, në kohën kur punonin bashkë tek Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Por, dalëngadalë, ministrja e Drejtësisë duhet të ketë fituar besimin e kryeministrit, të paktën në aspektin estetik, për sa kohë që e ka zgjedhur që të luajë edhe rolin e zëdhënëses së qeverisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit

20:45 : 28/08/2025
AKTUALITET

V*asje me a*më zjarri në Shkodër

20:39 : 28/08/2025
RAJONI

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin

20:35 : 28/08/2025
HOROSKOPI

Vjeshta sjell dashuri për këto 4 shenja horoskopi

20:22 : 28/08/2025
BOTA

Fuqitë evropiane aktivizojnë mekanizmin për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit

20:02 : 28/08/2025
AKTUALITET

Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

19:49 : 28/08/2025
Para

FOTO/ Veliaj kërkon tu prishë shtepitë, banorët në protestë

TË GJITHA

Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit

20:45 : 28/08/2025

V*asje me a*më zjarri në Shkodër

20:39 : 28/08/2025

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin

20:35 : 28/08/2025

Vjeshta sjell dashuri për këto 4 shenja horoskopi

20:22 : 28/08/2025

Fuqitë evropiane aktivizojnë mekanizmin për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit

20:02 : 28/08/2025

Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

19:49 : 28/08/2025

Ledri bën ‘gili-vili’ me Xhensilën, Rina Zaiti nis ‘kunjat’: Do gjej një burrë që nuk ndikohet

19:37 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com