• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lindita Nikolla, mashtrim skandaloz për mësuesit e pezulluar të Lushnjes

12:20 : 18/09/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al
Në ditët e parë të vitit të ri shkollor, 16 mësues të shkollës fillore të Çermës, në Lushnje, u pezulluan nga detyra, me vendim gjykate, pasi akuzohen nga Prokuroria e këtij qyteti për fallsifikim dokumentash.

Pas këtij zhvillimi, reagoi menjëherë Ministria e Arsimit e Lindita Nikollës, e cila tentoi të hiqte përgjegjësinë nga vetja për këtë rast skandaloz. Në një njoftim zyrtar të ministrisë së Nikollës, thuhet se “….hetimi i prokurorisë ka nisur prej shumë kohësh dhe fallsifikimet i takojnë periudhës 2010-2013…”.

“Boldnews.al”, nëpërmjet burimeve të saj, zbuloi se qëndrimi i ministres Nikolla është tërësisht i gënjeshtërt. Në vendimin e gjykatës së Lushnjes thuhet se Prokuroria ka nisur hetimin për fallsifikimin e dokumentave në shkollën e Çermës në vitin 2017. Rastet e fallsifikimit përfshijnë periudhën 2013-2016 dhe kallëzimi nuk është bërë as nga Ministria e Arsimit, as nga Drejtoria Arsimore e Lushnjes, por nga një qytetar.

Në bazë të të dhënave, të cilat gjenden në vendimin e gjykatës, 16 mësuesit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Çermë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë rritur në mënyrë fiktive numrin e nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë, me qëllim që të mbanin hapur klasa, më shumë se sa kishte nevojë ajo shkollë.

Ky fallsifikim ka vijuar për 3 vite rresht, në periudhën 2013-2016, pikërisht në kohën që Ministria e Arsimit drejtohet nga socialistja Lindita Nikolla. Hetimi i Prokurorisë së Lushnjes, krahas përgjegjësisë penale të personave përgjegjës, zbuloi edhe dështimin total të strukturave drejtuese arsimore, përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit.

Lexo edhe:

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

Së pari, Drejtoria Arsimore e qytetit ka dështuar plotësisht, pasi nuk ka evidentuar në 3 vjet rresht këtë fallsifikim që kryhej në qytetin e Lushnjes. Gjithashtu, edhe Ministria e Arsimit ka dështuar totalisht, pasi, siç rezulton, nuk ka kryer asnjë lloj inspektimi apo verifikimi në shkollën e fshatit Çermë, mësuesit e të cilës e kanë trajtuar institucionin arsimor si pronë të tyre.

Ministrja Nikolla shkon akoma më larg kur, nëpërmjet njoftimit zyrtar, mundohet të shmangë përgjegjësitë e saj direkte si titullare dhe ia atribuon faktet penale një periudhë të shumë viteve më parë (2010-2013).

Në fakt, siç tregojnë edhe dokumentat e gjykatës së Lushnjes, hetimi që u pasua me pezullimin e 16 mësuesve, përfshin periudhën 2013-2016. Ky hetim ka nisur në bazë të kallëzimit të një shtetasi, i cili, siç ka pohuar edhe vetë, ka vënë në dijeni për faktet skandaloze edhe drejtuesit më të lartë arsimorë lokalë dhe në ministri.

Deri në nisjen e hetimit zyrtar nga Prokuroria e Lushnjes, asnjë prej institucioneve arsimore nuk e ka vlerësuar si duhet informacionin e përcjellë për fallsifikimet që ishin kryer në shkollën 9-vjeçare të Çermës.

Vetëm pasi gjykata vendosi pezullimin e tyre nga detyra, Ministria e Arsimit, për të mbuluar dështimin e saj, nxitoi të shpërndante një njoftim zyrtar, i cili ishte i mbushur me informacione që nuk përputhen me realitetin, si përsa i përket periudhës kur janë kryer fallsifikimet, ashtu edhe për kohën kur ka nisur hetimi i Prokurorisë së Lushnjes.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

13:16 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025
AKTUALITET

Dokumentet/ Behar Çukaj i “Bolv Oil” pjesë e skemës së vjedhjes në Bankers me fatura fiktive

13:10 : 04/07/2025
AKTUALITET

E rëndë në Librazhd! Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide

13:01 : 04/07/2025
AKTUALITET

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

12:52 : 04/07/2025
BOTA

Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese”

12:44 : 04/07/2025
Para

VIDEO LIVE/ Lulzim Basha në bashkëbisedim me mediat

TË GJITHA

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

13:16 : 04/07/2025

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025

Dokumentet/ Behar Çukaj i “Bolv Oil” pjesë e skemës së vjedhjes në Bankers me fatura fiktive

13:10 : 04/07/2025

E rëndë në Librazhd! Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide

13:01 : 04/07/2025

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

12:52 : 04/07/2025

Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese”

12:44 : 04/07/2025

Elbasani “mbytet”nga tymi toksik, qytetarët protestojnë: Prokuroria të nisë hetimet!

12:36 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com