Zyrtarë të lartë të shtetit, deputetë, ministra, kryebashkiakë, gjeneralë e drejtorë të rëndësishëm të institucioneve nga viti 2013 deri më sot janë proceduar penalisht 169 prej tyre. Të gjithë kanë marrë pafajësi në gjykatë, ose prokuroria ka pushuar çështjen penale ndaj tyre pas nisjes së bujshme të proceseve hetimore.
Një raport u bë dje publik nga gazetari Roland Qafoku në emisionin e tij “Debati në Channel One”. Sipas raportit, 169 zyrtarë të lartë të shtetit, që nga vitit 2013 e deri më sot kanë kërkuar dëmshpërblim në gjykatë, pasi kanë marrë pafajësi për çështje të ndryshme penale që ka pasur ndaj tyre.
Një pjesë e këtyre zyrtarëve i kanë marrë këto dëmshpërblime dhe një pjesë janë në proces e sipër. I ftuar në këtë emision, Agron Alibali, një konstitucionalist dhe pedagog i jurisprudencës në SHBA e cilësoi këtë raport skandal mbi skandalet për drejtësinë shqiptare dhe që tregon nivelin se ku ndodhet kjo drejtësi.
Ndërkohë ishministri i Drejtësisë Shefqet Muçi tha se në pamje të parë duket si një përplasje mes prokurorisë dhe Gjykatës, por në fakt është një përplasje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike kush të dominojë drejtësinë.
Më poshtë janë çështjet e bujshme të këtyre tre viteve që kanë përfunduar me pafajësi
- Arben Imami, Posti: Ministër i Mbrojtjes
Akuza e ministrisë së mbrojtjes: Shpërdorim detyre, shpërdorim i i kontributeve të dhëna nga shteti dhe shkelje të barazisë së tenderave për reklama në televizione.
Vendimi i prokurorisë: Pushim të çështjes penale pas disa muajsh hetimesh
2.Ardian Fullani posti: Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Akuza: Shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit dhe tenderin prej 30 milionë eurove për blerejn e hotel dajtit
Dënimi që kërkoi prokuroria: 5 vite burg vendimi i gjykatës: i pafajshëm
3.Shpëtim Gjika Posti: Kryetar i Bashkisë së Vlorës
Akuza: Falsifikim të dokumentave zyrtarë për dhënien e dy lejeve të ndërtimit në vlorë
Dënimi që kërkoi prokuroria: 4 vite burg
Vendimi i gjykatës së shkallës së parë: Pafajësi
Vendimi i Gjykatës së Apelit: Pafajësi
4.Syrja Gjoka Posti: Komandant i bazës ushtarake ajrore në Kuçovë me gradën Gjeneral.
Akuza 1: Shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave për prishjen e disa objekteve ushtarake.
Dënimi që kërkoi prokuroria: 4 vjet e 6 muaj burg
Vendimi i gjykatës: Pafajësi
5.Baftjar Zeqo Posti: Kryetar i Bashkisë së Fierit
Akuza: Shpërdorim detyre duke abuzuar për shëprndarjen e banesave sociale
Dënimi që kërkoi prokuroria: 2 vjet e 6 muaj burg
Vendimi i gjykatës së shkallës së parë: Pafajësi
6.Flamur Bime posti që mbante: Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës
Akuza: Shpërdorim detyre për ndërtimin e një palalti 7 katësh në kundërshtim me ligjin, madje edhe për një shtesë 5 katësh
Dënimi që rrezikonte:7 vjet burg
Vendimi i prokurorisë: Pushim të çështjes penale.
7.Syrja Ormenaj posti që mbante: Kryetar i bashkisë së urës vajgurore
Akuza: Shpërdorim detyre për dhënie leje ndërtimi
Dënimi që kërkoi prokuroria:1 vit burg
Vendimi i gjykatës: Pafajësi
8.Hysen Gashi posti që mbante: Kryetar i Komunës Rrashubull
Akuza: Shpërdorim detyre për dhënien e 15 lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin
Dënimi që kërkoi prokuroria:5 vjet burg
Vendimi i gjykatës: Pafajësi
9.Arben Ndoka posti: Deputet në Kuvend
Akuza: Goditje ndaj deputetit strazimiri prokuroria nisi çështjen penale nga e cila rrezikonte 2 vjet burg.
Vendimi i gjykatës së lartë: Nuk është kompetencë e gjykatës të gjykojë këtë çështje
10.Pjerin Ndreu posti: Deputet në Kuvend
Akuza: Goditje ndaj deputetit strazimiri prokuroria nisi çështjen penale nga e cila rrezikonte 2 vjet burg
Vendimi i gjykatës së lartë: Nuk është kompetencë e gjykatës.
11.Myqerem Tafaj posti: Deputet, ishMinistër i Arsimit
Akuza: Shërdorim detyre për injorimin evendimit të këshillit të akredimti për mos hapjen e 8 programeve në univeristetin privat “Vitrina”.
Dënimi që kërkoi prokuroria: 1 vit burg
Vendimi i gjyaktës së lartë: Pafajësi
12.Astrit Veliaj posti: Deputet
Akuza: Ndërtim i paligjshëm dhe shkatërrim të pronës publike lidhur me disa objekte shtetërore në fier të cilat ishin në proces privatizimi.
Dënimi që kërkoi prokuroria: 1 milionë lekë të rinj
Vendimi i gjykatës së lartë: Pafajësi
13.Zyhdi dajti posti që mbante: Kryetar i INUK
Akuza: Shpërdorim detyre për bllokimin e punimeve në bulevardin e ri dhe të një pallati në rrugën e elbasanit.
Dënimi që kërkoi prokuroria: 3 vjet e 6 muaj burg
Vendimi i gjykatës së tiranës: Pafajësi
14.Ndrea Prendi posti që mbante: Komandant i gardës së republikës me gradën gjeneral
Akuza: Vrasje nga pakujdesia për ngjarjen e 21 janar 2011 në të cilën mbetën të vdekur 4 protestues
Dënimi që kërkoi prokuroria: 23 vjet burg
Vendimi i gjykatës së tiranës: Pafajësi
Vendimi i gjyaktës së apelit: 1 vit burg
Vendimi i gjykatës së lartë: Nuk pranon rekursin e prokurorisë
15.Ismail Muça posti që mbante: Drejtor i Tatimev të Tiranës
Akuza: Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, falsifikim të dokumentave zyrtarë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Dënimi që kërkoi prokuroria: 5 vjet burg
Vendimi i gjykatës: Pafajësi
16.Xhelal mziu posti që mban: Kryetar i Bashkisë së Kamzës
Akuza: Shpërdorim detyre për vendosje të taksave në mënyrë të jashtligjshme
Dënimi që kërkoi prokuroria: 2 vjet burg
Vendimi i gjykatës së faktit: 2 vjet burg
Vendimi i gjykatës së apelit: Pafajësi