Projekti i parë i Berishes qe nuk u rrealizua kurre. Ai do kushtonte 300 milione euro dhe nuk parashikonte qender biznesi brenda tij
Projekti i dytë qe ai i kompanisë italiane Serenisima i cili mund të shihet edhe tani në internet. (http://www.manicaarchitecture.com/projects/stadia/36-tirana-stadium). Edhe ai parashikonte ruajtjen e fasadës. Për tu bërë ky projekt i dytë u bë një koncesion i madh. Nëse qeveria Berisha e kishte kaluar pronësinë e truallit tek federate e futbollit me kusht që të mos kish tjetërsim të tij për aktivitete jashtë sportive.
Porsa e mori në dorë qeveria e Ramës ajo e hoqi këtë kusht me një vendim qeverie. Dhe kështu lindi projekti i dytë, ai i stadiumit me qendër biznesi.
Projekti i dyte ai i studios Serenisima. Lejonte me vendim qeverise Rama tjetersimin e truallit per aktivitete josportive, Runate fasaden e vjeter dhe kishte nje kulle te holle
Ky projekt i firmës Serenisima u prezantua me pompë nga mediat vendase. Ja se si e përshkruante atë Top Channel: “Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Sigurisht ka parashikuar që veç funksionit si stadium, kjo godinë do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe shërbime të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Ajo që bie në sy, në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi”.
Por çuditë nuk kënë fund. Pasi ndryshoi destinacioni dhe stadium u bë me qendër biznesi, ai duhet bërë edhe me një pallat të madh me qendër tregtare. E këtu në lojë hyn Edi Rama, i cili thërret në ndihmë arkitektët klientë të tij me të cilët ka punuar prej kohësh.
Arkitekti italian Casamonti i ka qenë shumë aktiv me projektime, propozime dhe angazhime të tjera gjatë kohës kur Kryebashiak ishte Edi Rama. Ai ka projektuar disa objekte në Tiranë. Kujtojmë këtu kullën 20 katëshe, 4 EverGreen Tower, e cila po ndërtohet në krah të Gjykatës së Lartë.
Në vitin 2008 ai ishte një ndër anëtarët e jurisë për projektin e Sheshit “Skenderbej” që nxori fitues projektin e firmës belge 51N4E dhe Anri Salës.
Pikërisht ky klient i vjetër i Ramës nga një kullë të hollë për restrorant dhe transmetime televizive, solli projektin me një qendër të madhe biznesi me 25 mijë metra katrorë të parashikuara për zyra dhe dyqane.
Varianti i fundit me fasaden e vjeter te fshehur, me kulle gjigande si qender biznesi dhe me vleren 50 milione euro
Me sa duket në emër të stadiumit Rama e përfundoi biznesin e tij. Atij tani i mbetej ti hidhte hi syve shqiptarëve duke thënë në ceremoninë e inagurimit se stadium me kullë po ndërtohej për tiu përshtatur traditës shqiptare. /Lapsi.al