Një grabitje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë pranë hotel Sheraton, ku grabistës me maska i kanë rrëmbyer 18 milionë lekë një kambisti.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se dy persona me maska dhe me armë i kanë rrëmbyer kambistit çantën me para dhe janë larguar me shpejtësi.
Kambisti ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër.