Të varfërit janë organizuar për të shpëtuar djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregorin, nga borxhet që mund të ketë pasi familja e tij nuk është e pasur pë t`i blerë syzet e tij.
Një foto me dixhiturën ““Të mbledhim lekë për të larë borxhet e djalit të kryeministrit Rama” është thirrja e ironizuar që ka shprehur kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pas deklaratës së pasurisë së kryeministrit Rama dhe familjes së tij në ILDKPI, për vitin 2015.
Spahiu i bën thirrje popullit që të mbledhin të holla për të larë borxhet që ka djali i kreut të ekzekutivit, Greg Rama.
THIRRJE: Në çdo rrugë dhe qytet të Shqipërisë nxirrni disa kuti ndihmash dhe i gjithë populli të hedh lëmoshë për të larë borxhet e djalit të kryeministrit (Gregori Edi Rama)
Ai sapo deklaroi në Inspektoratin e Pasurive që ka borxhe dhe rezulton me minus gjatë vitit 2015:
“Gregor Rama paska pasuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.”
Ja pse Al Kaponet nuk e votojnë reformën në drejtësi.
Ja pse kanë frikë nga gjykata speciale e huaj dhe prokurorë amerikan.
Dilni nëpër rrugë dhe hidhni qindarkat nëpër kuti me mallkimin që ti bëjnë ilaçe.