Stuhia dhe reshjet intensive të cilat kanë përfshire Shkodrën kanë përmbytur pjesën më të madhe të rrugëve në kryeqendrën e veriut.
Bllokime dhe permbytje ka pasur në pedonalen e Shkodres, rruget per ne lagjet Rus, Xhabije, Parruce, Mark Lula.
UKSH është detyruar tu heqë teresisht kapaket pusetave per te bere kullimin e ujit, pasi reshjet me intensitet te larte e bene te pamundur qe kanalizimet te mund te funksiononin normalisht.
Ndërkohe goditja e rrufesë ka djegur dy banesa ne bashkine Vau Dejes. Fatmiresisht nuk pati pasoja ne njerez por vetem deme materiale.