• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja ekskluzive/Ja pse u sekuestrua hoteli i Shullazit në Durrës

12:50 : 20/04/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

“Boldnews.al” ka siguruar argumentat e Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e ish-hotel “Vollga”, një pjesë e të cilit i është “dhuruar” Emiljano Shullazit, i arrestuar nën dyshimin për gjobvënie dhe disa vepra të tjera të rënda penale.

Ditën e martë, gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e Prokurorisë për të vendosur sekuestro preventive ndaj godinës dhe truallit të ish-hotel “Vollga” në qendër të qytetit, pasi ekzistojnë dyshime se tjetërsimi i pronësisë së tij është kryer me anë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në argumentat e prokurorisë, dorëzuar para gjykatës dhe të siguruara nga “Boldnews.al”, konstatohen shkeljet e renditura si më poshtë:

– Paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë, ku vihet re se, edhe me vendim gjykate të formës së prerë të vitit 2014, është konstatuar fakti i falsitetit të dokumentit të vërtetimit hipotekor e shënimet e vendosur në hipotekë për pasurinë objekt kallëzimi. Po ashtu, me vendim gjykate është pranuar edhe falsiteti i dokumentit të prokurës së bërë në Selanik për një shtetas që pretendon se është përfaqësues i trashëgimtares së ligjshme të pronës, Alie Fortuzi.

– Paligjshmëri në lëshimin e çertifikatave të pronësisë në vitin 2014, në kohën kur nga ana e Gjykatës së Lartë është vendosur pezullimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të dhënë në favor kallëzuesit në vitin 2014;

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

– E në vazhdim me tjetërsimin e po kësaj prone në vitin 2014, – veprime këto zinxhir që kanë patur për qëllim mbulimin e veprimeve të paligjshme të kryera për përfitimin e pasurisë, nëpërmjet veprimeve të tjetërsimit që gjithsesi shfaqin dyshime për paligjshmëri.

Prokuroria i pretendon këto shkelje, duke shtuar se paligjshmëritë lidhen edhe me faktin se prona është blerë nga shtetasi Fejzi Kodra, duke u depozituar një shumë cash që është tepër e konsiderueshme dhe që nuk ka të dhëna të qarta lidhur me mundësimin e të pasurit të kësaj shume nga ky shtetas.

Gjithashtu vihet re se nga shtetasi Ylvi Beqja, administrator i pronarit të pretenduar “Saudi Brothers….” është dhuruar një sipërfaqe trualli prej 749.6m2 dhe ndërtesë prej 1129.39 m2, që janë pjesë pikërisht e sipërfaqes së truallit që shtetasi Ylvi Beqja i ka shitur shtetasit Fejzi Kodra.

Kjo sipërfaqe që ka një vlerë tepër të madhe mbi 671,000 euro, shtetasi Ylvi Beqja ia dhuron pa asnjë llogjikë të qartë një shtetasi, i cili është me precedentë kriminal. Pikërisht këto veprime shitje e dhurimi nga shtetasi Ylvi Beqja të një pasurie që duke qenë në konflikt me kallëzuesin arrin të bëjë regjistrimin e pronës dhe që ka një vlerë tepër të lartë në lekë, krijojnë dyshime mbi veprime të kundraligjshme që konsistojnë në zhdukjen e origjinës së kësaj prone dhe vënien në dispozicion të saj të personave me precedent kriminal nëpërmjet ‘dhurimit’ të dyshuar, e krijimin kështu të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i K.penal.

ok_001

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kërcënimi i Shullazit ndaj Kules është i filmuar

TË GJITHA

Raporti i OECD: Shqipëria ka rrugët më të shtrenjta dhe më të këqija në rajon

15:36 : 16/06/2025

Shok skuadre me Muçin? Besiktas këmbëngul për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

15:34 : 16/06/2025

Detaje nga atentati në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

15:29 : 16/06/2025

“Ju kanë urdhëruar bandat që të mos më lini të flas”, Vokshi: Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë

15:27 : 16/06/2025

“Shqipëria e fundit për infrastrukturën”, Tabaku: Duhen të paktën 15 vite që të ketë standardet minimale të rajonit

15:24 : 16/06/2025

Denoncimi/ Sigurimet e Astrit Hados vonojnë pagesat për lejen e lindjes

15:11 : 16/06/2025

Ra nga 20 m lartësi në një shpellë, gjendet i vdekur i moshuari në Lezhë

15:01 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com