• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

14:07 : 28/07/2026
në BOTA

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të zgjidhet këtë vit për një mandat pesëvjeçar, që nis më 1 janar 2027.

Më poshtë janë kandidatët që deri më tani kanë shpallur kandidaturën për të pasuar sekretarin e përgjithshëm në largim të OKB-së, Antonio Guterres.

RAFAEL GROSSI

Rafael Grossi, 65 vjeç, diplomat karriere nga Argjentina, ka qenë gjatë gjashtë vjetëve të fundit drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) – organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së.

Grossi udhëhoqi negociatat për të ruajtur pjesë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Teheranin, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ajo marrëveshje në vitin 2018.

Lexo edhe:

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

Kritikët e tij thonë se ai ka bërë lëshime të tepërta, në përpjekje për të arritur marrëveshje me Iranin. Baba i tetë fëmijëve, që flet disa gjuhë, Grossi ka rritur profilin e tij dhe të IAEA-s përmes angazhimit diplomatik në krizat ndërkombëtare.

Një nga arritjet e tij më të rëndësishme konsiderohet vendosja e një ekipi të vogël të IAEA-s në termocentralin bërthamor të Zaporizhjës në Ukrainë, i cili ndodhet nën kontrollin e forcave ruse.

Shumë diplomatë e shohin Grossin si favorit për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, pasi për vite me radhë ka ruajtur marrëdhënie të mira me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbështetja e të cilëve është vendimtare për zgjedhjen në këtë post.

REBECA GRYNSPAN

Rebeca Grynspan, 70 vjeçe, e paraqet veten si një mbështetëse të reformave në sistemin shumëpalësh, e cila gjatë karrierës së saj ka sfiduar pengesat gjinore dhe ka ruajtur besimin te Kombet e Bashkuara dhe misioni i tyre për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut.

Ish-nënpresidente e Kosta Rikës dhe drejtoreshë e Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), Grynspan tha se është tërhequr përkohësisht nga detyrat e saj deri në shtator, për të shmangur konfliktin e interesit gjatë fushatës.

Rebeca Grynspan

Nëse zgjidhet, ajo do të bëhej gruaja e parë në historinë e OKB-së që do të mbante postin e sekretares së përgjithshme.

Sipas saj, edhe pse gjatë drejtimit të UNCTAD-së është detyruar të bëjë kompromise mes jetës familjare dhe shërbimit publik, përvoja si gruaja e parë në krye të këtij institucioni ka ndikuar në mënyrën e saj të udhëheqjes.

“Nuk pres trajtim të veçantë. Dua trajtim të barabartë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ekonomiste me profesion, Grynspan e përshkruan veten si një “udhëheqëse me përvojë”, e cila do ta drejtonte OKB-në në mënyrë më fleksibile, përmes bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm, duke mbrojtur njëkohësisht vlerat themelore të organizatës.

MICHELLE BACHELET

Michelle Bachelet, 74 vjeçe, ka qenë dy herë presidente e Kilit dhe ish-komisionare e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ajo ka drejtuar gjithashtu, nga viti 2010 deri në vitin 2013, agjencinë e OKB-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, UN Women.

Edhe pse kandidatura e saj mbështetej nga Brazili dhe Meksika, në mars Kili e tërhoqi mbështetjen për Bacheletin, pas zhvendosjes së Qeverisë së vendit drejt së djathtës.

Michelle Bachelet

Bachelet është përballur me kritika nga konservatorët amerikanë për qëndrimin e saj në mbështetje të së drejtës për abort. Në prill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, duke iu bashkuar shqetësimeve të një senatori amerikan, la të kuptohej se nuk e konsideron atë të përshtatshme për postin.

Senatori republican, Pete Ricketts, deklaroi se Bachelet, gjatë mandatit si komisionare e lartë për të Drejtat e Njeriut, nuk bëri mjaftueshëm për t’i cilësuar si gjenocid veprimet e Kinës ndaj myslimanëve ujgurë. Pekini, nga ana tjetër, nuk ka bërë publik qëndrimin e tij për kandidaturën e saj.

MACKY SALL

Macky Sall, 64 vjeç, gjeolog me profesion, ishte president i Senegalit për 12 vjet, deri në vitin 2024.

Sall është zotuar se do t’i mbështesë vendet në zhvillim që përballen me borxhe të mëdha dhe ka bërë thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që vendet në zhvillim të kenë poste të përhershme në organin më të fuqishëm të organizatës.

“Më shumë se kurrë, një multilateralizëm i ripërtërirë mbetet mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të një bote që po kalon transformime të thella”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Sall është nominuar nga Burundi. Nëse zgjidhet, ai do të bëhej sekretari i tretë i përgjithshëm afrikan i OKB-së, pas Boutros Boutros Ghalit dhe Kofi Annanit.

MARIA FERNANDA ESPINOSA

Maria Fernanda Espinosa, 61 vjeçe, ka qenë ministre e Punëve të Jashtme dhe ministre e Mbrojtjes në Ekuador, gjatë qeverisjes së ish-presidentit Rafael Correa.

Kandidatura e saj është paraqitur nga Antigua dhe Barbuda.

Espinosa ka këshilluar gjithashtu Kombet e Bashkuara dhe organizata joqeveritare për çështje që lidhen me biodiversitetin, ndryshimet klimatike dhe politikat për popujt indigjenë.

Maria Fernanda Espinosa

Ajo thotë se përvoja si ambasadore e Ekuadorit në OKB dhe si presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i ka dhënë njohuri të thella për funksionimin e organizatës.

“Ofroj një kandidaturë të mbështetur në një bindje të thjeshtë: OKB-ja duhet ta rifitojë guximin për të përcaktuar prioritetet, disiplinën për t’i zbatuar ato dhe besimin politik për të vepruar me vendosmëri”, ka deklaruar ajo në dokumentin ku paraqet vizionin e saj.

Carolyn Allison Farida Rodrigues Birkett është diplomate karriere dhe ish-politikane. Që nga viti 2020, ajo shërben si përfaqësuese e përhershme e Guajanës në Kombet e Bashkuara.

Më herët, ajo është bërë gruaja e parë dhe personi i parë nga komunitetet indigjene që ka mbajtur postin e ministres së Punëve të Jashtme të Guajanës. Ajo ka mbajtur, gjithashtu, poste të larta në Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Carolyn Allison Farida Rodrigues Birkett

Nëse zgjidhet, Rodrigues Birkett do të bëhej gruaja e parë dhe përfaqësuesja e parë e Karaibeve në krye të Kombeve të Bashkuara.

Në platformën e saj, Rodrigues Birkett është zotuar ta bëjë OKB-në më efektive, duke forcuar parandalimin e konflikteve dhe duke avancuar veprimet kundër ndryshimeve klimatike. Olara Otunnu, diplomat dhe ish-nënsekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, është nominuar nga Uganda. Në moshën 75-vjeçare, ai është kandidati më i moshuar në garën për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Në dokumentin ku paraqet vizionin e tij, Otunnu thekson nevojën për të vazhduar reformat institucionale të OKB-së dhe thotë se prioriteti i tij i menjëhershëm do të ishte intensifikimi i përpjekjeve për t’u dhënë fund konflikteve të mëdha ndërkombëtare.

Ai është zotuar, gjithashtu, se do të punojë për krijimin e një organi që do të mbikëqyrte punën e OKB-së në fushën e inteligjencës artificiale dhe ka theksuar se lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të ecë përpara pa penguar zhvillimin ekonomik. /REL

Etiketa: kandidaturaOKBSekretari i Përgjithshëm

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026
BOTA

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

15:20 : 23/06/2026
BOTA

OKB: 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara nga minat tokësore

22:12 : 16/06/2026
BOTA

OKB mesazh urgjent për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet

16:10 : 09/06/2026
BOTA

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

21:29 : 06/06/2026
BOTA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026
Para

Nuk ka besë edhe me Arubën apo Vuçiç, e njëkohësisht edhe me shqiptarët!

TË GJITHA

“Ferri i kuq”/ Franca dhe Spanja në betejë me zjarret masive

17:25 : 28/07/2026

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

17:12 : 28/07/2026

DETAJE nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun nga Kosova /EMRAT

16:58 : 28/07/2026

Denoncimi i Zhupës: Punimet në bypassin Sarandë–Himarë pa masa sigurie, rrezik për kalimtarët

16:52 : 28/07/2026

Shkeljet me tenderët 1 mln euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

16:43 : 28/07/2026

Aksident me vdekje në Portin e Durrësit

16:26 : 28/07/2026

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

16:09 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinocratosroyalbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom