Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Përjashtimi, erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste e cila kërkoi masë disiplinore për Shehajn, pasi ky i fundit rrëmbeu dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap nga ambjentet e Kuvendit.
Bëhet fjalë për marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarë për pajisjet ushtarake, një dokument i cilësuar si top sekret i cili nuk duhet të publikohej.
Socialistët pretendojnë se gjatë ngjarjes u dëmtua edhe një këshilltare e Kuvendit, e cila u rrëzua teksa tentoi të rimerrte dokumentin.
Përveç masës disiplinore, PS ka kërkuar edhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).














