Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në kodrën në hyrje të Ksamilit, duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë konstatuar rreth orës 04:50 dhe janë përhapur pranë një resorti, duke rritur rrezikun për objektet që ndodhen në afërsi.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në ndërtesa, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.














