• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga “ishulli i thesarit” te “313-ta”/ Historia e Davide Pecorellit, si e inskenoi vdekjen me priftin nga Shkodra

21:17 : 26/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buzë greminës ishte përpirë nga flakët. Në ato momente askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur. Nuk dihej nëse bëhej fjalë për një aksident tragjik apo vrasje të mirëorganizuar. Nuk dihej as sa viktima kishte. Brenda mjetit u gjetën mbetje kockore.

Kaq mjaftoi që autoritetet shqiptare dhe italiane të hapnin hetimet për vrasje. Të gjitha gjurmët të adresonin drejt një emri. Davide Pekorelli, lindur në Perugia në 23 nëntor 1975.

Fatbardh Kuliçi, oficer i dosjes: Doli që nuk ishin kocka të një të rrituri në atë moshë, ishin hedhur në mënyrë të çrregullt, ekspertët na thanë se në rast djegieje kur digjet një kufomë skeleti mund të ngelet në sedilje por jo të shpërndahej

Davide Pecorelli nuk ishte një emër i panjohur në Itali.  Përpara se të hynte në botën e biznesit të kozmetikës ai kishte qenë arbitër futbolli në nivelet profesioniste. Por pas kësaj historie mediat italiane do t’i jepnin një identitetit të dytë “I mbijetuari i Montecristos”, sepse ndërsa hetuesit e të dyja shteteve besonin se ai ishte vrarë në Shqipëri, Davide Pekorelli u gjet gjallë rreth 9 muaj më vonë pranë ishullit Montecristo, në një aventurë krejt tjetër.

Davide Pecorelli: Është e nevojshme ta nisim nga historia ime italiane. Sepse unë isha sportist deri në kategoritë më të larta të Serisë A dhe Serisë B. Unë isha një sipërmarrës dhe problemet e mia nisën gjatë pandemisë së Covidit. Në vitin 2020 ndodhi problemi i madh. Në fakt kishim 50 punonjës në sektorët e bukurisë, pra qendra bukurie dhe flokësh, të kualifikuar për çështjet estetiste dhe shumë njerëz punonin për mua, por pandemia e Covidit më shkaktoi faliment prej disa milionë euro. Që prej aty nisi gjithçka për mua dhe unë rashë në depresion. U përpoqa ta ngrija gjendjen ekonomike dhe për shkak se isha në një lidhje prej 2018 me një vajzë shqiptare që sot është bashkëshortja ime, hapa një kompani në sektorin e bukurisë dhe flokëve në Shqipëri. Doja të eksportoja produktet që kishim krijuar në qendrat e bukurisë. Në vitin 2020 fillova të vija në Shqipëri, logjikisht fillova nga Tirana si qyteti më i madh dhe pastaj ngadalë filluam të studionim tregun edhe në veri duke nisur nga Shkodra. Por Covidi më kishte mbërthyer, nuk kisha më para, nga depresioni kisha shtuar jashtë mase në peshë dhe mbaj mend që herën e fundit kur u nisa për në Shqipëri për udhëtimin e fundit ishte 3 janar 2021. Isha aq i shkatërruar ekonomikisht sa pothuajse nuk kisha para as për benzinën e makinës. Arrita në Rinas në datën 3 janar, mora me qira makinën e famshme dhe prej andej nisa takimet në qendra estetike të ndryshme në veri të Shqipërisë , isha në Shkodër, Kukës. Në fakt isha i bllokuar nuk munda të shisja asgjë.

Lexo edhe:

Si dështuan 10 orë negociata? Momenti kur RENEA rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

Hetuesit nisin rindërtimin e orëve të fundit të tij.  GPS i makinës që italiani Pekoreli mori me qira tregon ecejaket e atyre 2 ditëve nga Vlora në Shkodër, Vaun e Dejës , Mjedë, Bushat e Pukë. Qindra kamera sigurie të analizuara e tregojnë atë teksa udhëton I vetëm. Me përjashtim të një takimi me një person mashkull  me të cilin shfaqet duke biseduar në zonën e Shirokës.

Për të pasur mbase një alibi Davide zgjodhi Pukën ndërsa udhëtoi vazhdimisht, por aty qëndroi tre net.

Davide Pecorelli: Mora një dhomë në një hotel në Pukë, s’ja mbaj mend emrin hotelit, ishte në qendër, dhe prej andej do punoja në veri. Në fakt qëndrova për dy ditë dhe erdha për të marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës sime më 5 janar. Vendosa t’i jepja fund jetës me vetëvrasje. Bleva një tub me monoksid karboni dhe pastaj pata këtë takimin e famshëm me Priftin e Shkodrës.

Fatbardh Kuliçi: Kishte ardhur në hotelin Turizmi, kishte marrë dhomën 204, kemi parë dhomën, aty ka qëndruar i vetëm, kemi shkuar tek dhoma s’kishte asnjë gjurmë dhe çdo gjë tjetër ka qenë pjesë e hetimit.

Por çfarë diskutoi me priftin dhe kush ishte ai?

Davide Pecorelli: Emrin e priftit nuk e them asnjëherë, nuk e kam thënë as tek gjyqtarët as tek prokurorët, jam katolik dhe besimtar dhe unë i tregova çfarë gjesti doja të bëja. Ai u trondit, pastaj u  përpoq të më bënte të mendoja ose të arsyetoja. Por unë e kisha humbur shpresën në jetë,  për mua jeta kishte mbaruar sepse isha nën presion të fortë ekonomik. Presioni më zgjati për një kohë të gjatë, kështu që nuk e kuptova që më priste familja në mbrëmje. Kisha zgjedhur të vija në Shqipëri, por dua të them unë nuk jam mashtrues, nuk kam bërë kurrë gjëra të këqija në jetën time. Por ta gjeja veten përballë njerëzve që më kërkonin paratë, por unë kisha falimentuar kjo ishte shumë e vështirë. Se çfarë po kaloja nuk ja besova askujt, familjes jo e jo  ishte shumë e vështirë dhe u mbylla  në vetvete, nuk thashë asgjë. Domethënë, gruaja ime e dinte që unë kisha probleme  por nuk doja të isha barrë për ta kështu që preferova  të shkëputesha. Këto kanë qenë momentet më të vështira të jetës sime dhe sot them që një problem financiar, nuk është një problem i madh. Por atëherë nuk mendoja këtë dhe prifti kur më dëgjoi tha se mund të kem një zgjidhje për ty. Më tha se mund tw më ndihmonte dhe më tha se mund të prisja një muaj derisa ta bëja atë veprim. Më tregoi çfarë do bënte për mua. Plani i tij ishte të merrte disa kocka njerëzore, do mi jepte dhe do i vendosja tek makina dhe pastaj ai do më gjente një vend të sigurtë që mos tw më gjente asnjë. E dëgjova priftin dhe e mendova. Të nesërmen e bëmë, mendova se nuk kisha asgjë për të humbur. Të nesërmen u takuam dhe shkuam në vendin e famshëm. Në fakt duhej të dukej si një aksident me makinë, ndaj lashë kockat brenda dhe pastaj i vura flakën makinës. E shtyva, por makina ngeci nuk u rrëzua në greminë. Mbaj mend momentin që hipa në makinën e tij dhe ktheva kokën prapa tek makinë në flakë të mëdha.

Anila Hoxha: Çfarë mendove ?

Davide Pecorelli: Që ai Davide, i cili ishte shumë ndryshe nga ai që shikon tani nuk ishte më.

Fatbardh Kuliçaj: Kishte borxhe shumë në Itali, këtë na i konfirmuan italianët. Italianët dyshonin se kishte bërë inskenim. E vërteta doli që kishte bërë inskenim.

Davide Pecorelli: Isha shumë, shumë plot me veten, objektivi im ishin paratë, isha biznesmen, duhet tw kisha objektiv paratë.

E megjithatë fashikujt e të dyja shteteve tregojnë komunikime intensive për ADN, qindra verifikime gjurmësh, pyetje emigrantëve që kishin udhëtuar ato ditë nga Italia drejt vendlindjes në Pukë. Në këtë listë rastësore nën verifikim ishte edhe çifti Vata, pasi kryefamiljari Prelë Vata i kthyer nga Italia për festat e fundvitit kishte darkuar në Shiroke me mikun Italian.

“Shtetasin Davide Pecoreli e njoh sepse është klient i bashkëshortit tim i cili ka një kompani ndërtimi dhe me kompaninë e tij mbaj mend që i ka bërë edhe punime këtij shtetasi. Personalisht nuk kam folur asnjëherë me këtë shtetas, por kam shkëmbyer vetëm përshëndetje në ato pak herë që e kam takuar në rrugë. Në Shqipëri nuk e kam takuar asnjëherë. Nga bashkëshorti im mësova se gjatë një vizite të tij tek prindërit e tij në Shkodër është takuar me të”.

Davide Pecorelli: Isha konfuz

Anila Hoxha: Pse ishe konfuz?

Davide Pecorelli: Sepse nuk e  dija çfarë do ndodhte, hipa në makinë fjeta atë natë në Shkodër, pastaj kaluam në mëngjes kufirin nga Shkodra, në fakt kaluam dy kufij derisa prifti më çoi në komunitetin e Medjugorje. Nisa të flas për rrugën drejt të ardhmes, ndonëse nuk e dija çfarë më rezervonte. Gjithashtu sepse teknikisht isha i vdekur për të gjithë. Kisha lënë në makinë telefonin, një orë që ishte dhuratë nga gruaja ime aktuale e cila në atë kohë nuk ishte ende bashkëshortja ime. Në atë kohë nuk mendova për dhimbjen që do ju shkaktoja familjes e të gjithëve. Tani, nëse do të mund të kthehesha, nuk do ta kisha marrë kurrë atë aeroplan për në Shqipëri. Megjithëse them se nëse jam ai që jam sot, kjo është edhe falë gjithë përvojës që pata në burg, që ishte një eksperiencë negative në nivel njerëzor.

Ndërkohë në Shqipëri hetimet nuk kishin ende asnjë të dyshuar konkret, por të parët që po ndëshkoheshin ishin oficerët e policisë të cilët për shkak të rrebeshit e kishin lëvizur makinën nga skena e krimit dhe kjo u konsiderua si dëmtim provash.

Fatbardh Kuliçaj: Media tha është prishur vendi i ngjarjes,  na morën masa, por e hoqën vërejtjen.

Pasi la pas një skenë krimi që duhej zgjidhur Davide vazhdoi udhëtimin e tij. Mediat italiane dhe shqiptare u ndezën në raportime për pistat që rrëzoheshin po aq me shpejtësi. Davide thotë se në Bosnjë po rigjente veten.

Davide Pecorelli: Qëndrova me priftërinjtë 4 muaj dhe këtë e quaj rilindja ime. Fillova të mendoj për gjërat e rëndësishme, për jetën që nuk po më dukej dështim. Punoja, lutesha, kultivoja domate, kultivoja sallatë. Shkurt, e ndryshova jetën plotësisht, humba peshë dhe ndërkohë rrita flokët. Dhe në prill më mori malli për familjen, për fëmijët e mi, doja të kthehesha në shtëpi, çfarëdo që të ndodhte, nuk më interesonte. Dua të them, as që doja ta dija çfarë kishte ndodhur me hetimin. Unë nuk dija asgjë çfarë thuhej, sepse nuk kisha telefon. Isha pothuajse i sigurt që mendonin se unë kisha vdekur, sepse askush nuk më pa. Celulari im ishte brenda makinës që përdorëm, ora, kockat njerëzore. Mendoja se kishin shpallur tashmë një funeral, por jo, s’kishte pasur.

Por ajo që për Daviden kishte qenë një arratisje nga problemet dhe borxhet, për policinë vazhdonte të ishte ende një vendngjarje sa kontradiktore aq edhe misterioze. Ekspertët edhe sot nuk e kanë gjetur dot se çfarë lënde djegëse u përdor për automjetin dhe as ku u siguruan eshtrat.

Fatbardh Kuliçaj: Kemi gjetur një makinë në cepin e rrugës duke u djegur.

Davide pretendon se gjatë bisedave me priftërinjtë mikpritës në Bosnjë, iu kërkua prej tyre të udhëtonte drejt ishullit të Montekristos, i paaksesueshëm për vizitorët. Në fakt, emri i këtij ishulli është i lidhur ngushtë me legjendën e një thesari të fshehur.

Davide Pecorelli: Unë u mendova se në fillim nuk doja, por thashë: unë kam humbur çdo gjë në Itali. Nuk kam asnjë pronë në Itali, sepse me falimentimet më morën gjithçka që kisha, të gjitha paratë, gjithçka. Kisha shumë prona, kisha 15 apartamente dhe dyqane, po flasim për miliona euro. Kjo është arsyeja pse isha në depresion. Ndaj u ktheva në Shqipëri për të marrë përsëri mësimet e detit për varkën. Prifti kishte njohje në Vlorë dhe kështu, në fillim të majit, unë udhëtova me makinë. Kalova kufirin ilegalisht. Unë isha pasagjeri. Në timon ishte prifti, të cilin e njihnin dhe nuk na thanë asgjë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të them emrin e tij, sepse në çdo rast prifti ishte një njeri i mirë që më shpëtoi jetën.

Në të vërtetë mbetet ende e pavërtetuar me prova se ku qëndroi gjatë 9 muajve Davide Pekoreli. Nëse u strehua vetëm në Vlorë apo u arratis edhe në Bosnjë. Ndonëse hetuesit nuk e përmendin Bosnjën dhe itinerarin Shqipëri dhe anasjelltas, kjo do të thoshte më vonë një tjetër akuzë ndaj tij, kalimi i paligjshëm i kufirit shqiptar.

Davide Pecorelli: Nuk kisha dokument, asgjë. Unë isha pa para. Isha i vetmi italian që në Vlorë nuk po paguaja asgjë. Kisha fare pak lekë, por aty luaja futboll. Dilja. Bëra mik Rapo Taon dhe miq të tjerë. Të gjithë ata më njihnin si Kristiano shkrimtari.

Autoritetet dypalëshe nisën të komunikonin me letërporosi, por kjo nuk mjaftoi. Një grup italian hetuesish mbërriti në Pukë e, gjithsesi, asnjë e re.

Fatbardh Kuliçaj: Djegia e makinës ishte në një shkallë të tillë…

Davide Pecorelli: Kisha humbur 25 kilogramë. Kisha flokë të gjatë, kështu që askush nuk më njihte. Nuk kisha telefon, por përmes telefonëve të të tjerëve nisa të shihja lajmet rregullisht. Dikush thoshte se mafia shqiptare më kishte vrarë. Qesha, sepse unë nuk isha mafioz. Policia italiane kishte hapur një hetim madje për trafik ndërkombëtar droge, sikur të isha Pablo Escobar. Nuk e kam kuptuar kurrë pse, se unë gjithmonë kam qenë sportist. Kështu gruan e vunë nën kontroll për të zbuluar nëse kishte kontakte, duke qenë shqiptare. Gjithashtu, një koleg i juaji gazetar ishte në plazh me ne dhe, në një moment të caktuar, ai donte që unë të prezantoja librin që thosha se po shkruaja.

Mikel Marsi, gazetar: Unë e takova përmes njerëzve të tjerë dhe më tha që po shkruante libër për ishullin e Sazanit dhe për një thesar. U prezantua si shkrimtar. Kur unë vajta ta takoja, ai më shmangej vazhdimisht për intervistën.

Ndërkohë, policia po pyeste dhjetëra persona.

Në të vërtetë, në dosjen e re që u hap pas gjetjes së Davides, ishte edhe Vasil Ruçi, futbollisti legjendë i Flamurtarit.

Vasil Ruçi, dëshmi e datës 21 tetor 2021: Në muajin shtator të këtij viti, së bashku me disa ish-futbollistë të viteve ’80-’90 të ekipit të Flamurtarit, u organizua një ndeshje miqësore në shtetin e Greqisë me një ekip ish-futbollistësh të të njëjtit brez të qytetit Paramithia. Gjatë stërvitjeve që kryem për këtë ndeshje, në një prej tyre, Rapo Tao më kërkoi që me ekipin të bashkohej për të luajtur në Greqi edhe një person që ai kishte njohur së fundmi, i cili ishte italian. Kam pranuar dhe e kam parë vetëm atë ditë shtetasin italian, të cilit i kam dhënë edhe fanellën për ndeshje. Të nesërmen, ky shtetas nuk u paraqit në vendin ku kryenim stërvitje. Pas disa ditësh u nisëm për në Greqi për aktivitetin sportiv dhe disa ditë më vonë pashë në media që në Itali ishte gjetur i gjallë një shtetas italian, i cili ishte shpallur i humbur prej muajit janar të vitit 2021 në Shqipëri.

Bardh Kuliçaj: Ne dyshuam se nga djegia dhe në kocka mund të kenë pasur ndonjë gjë.

Davide Pekorelli u gjet më 17 shtator 2021 pranë ishullit të Montekristos në Itali. Ai thotë se kishte udhëtuar drejt Romës me pelegrinë të Medjugorjes dhe se, për arratisjen nga borxhet, mori identitetin e një gjeologu.

Davide Pecorelli: Në fillim u thashë që jam Xhuzepe Mundo dhe e telefonuan. I vërteti ishte për drekë me familjen e tij. Pas dy-tri orësh u thashë: dakord, do ju them, do ju tregoj se kush jam, por më lini të bëj një telefonatë.

Anila Hoxha: Kë telefonuat?

Davide Pecorelli: Më kujtohej vetëm numri i ish-bashkëshortes dhe ky është një problem me gruan time, sepse unë nuk i mbaj mend numrat. Komandanti i policisë e thirri në telefon dhe i tha: “Këtu është z. Pecorelli që do të flasë me ty.” Kur ma dha telefonin, mora fyerje për të paktën dy ose tre minuta. Çfarë mund t’i thuash një ish-burri për të cilin mendon se është i vdekur, ndërsa është shëndoshë e mirë? Gjëja qesharake që do ta mbaj mend është se karabinieri sapo ishte divorcuar nga gruaja dhe, kur dëgjoi bisedën, tha: “Të gjithë janë njësoj.”

Anila Hoxha: Nuk mund ta besoj.

Davide Pecorelli: Ju betohem, është një histori e vërtetë.

Fatbardh Kuliçaj: Është kapur në një ishull në Itali. Ranë të gjitha pistat pas kësaj.

Në Shqipëri Davide u dënua për dy vepra, për dhunim varresh dhe për shkatërrim prone me zjarr, për tre të tjera mori pafajësi.

Davide Pecorelli: Më sollën më 7 maj 2025. Më dorëzuan në burg te 313, Jordan Misja. Do ta kujtoj gjithë jetën.

Anila Hoxha: Ishte jeta jote e dytë apo e tretë në burg?

Davide Pecorelli: Ishte jeta e dytë e Davidit të ri. E mendoj pozitivisht, edhe pse qe një nga momentet më të vështira. Nëse nuk do të kisha pasur bashkëshorten shqiptare, nuk e di nëse do t’ia kisha dalë. Aty kishte padrejtësi. Edhe pse kishte njerëz që kishin bërë gabime, kushdo duhet të paguajë gabimet që bën, por “Jordan Misja” nuk është një burg normal. Kur u arrestova në Peruxhia bëra burg, por krahasuar me këtë është parajsë. Nuk e di, aty në Jordan Misja ka njerëz që jetojnë në ato kushte aspak higjienike. Unë mora hepatit aty. Foli madje një senator i Parlamentit Italian për kushtet kritike në burg.

Kur dënohesh nga gjykata, të gjithë pendohen, por është vonë. Shumë nuk i pranojnë krimet për dekada të tëra. Dhe Davide ka vendosur që mësimin që mori nga kjo aventurë ta ndajë me këdo që gjendet në vështirësi.

Davide Pecorelli: Tashmë çështja është në Gjykatën e Lartë. E pranoj që gabova, por nuk jam kriminel. E vetmja keqardhje është që i bëra njerëzit të vuajnë. Dua t’i them kujtdo që ka probleme me jetën se çdo gjë zgjidhet. Jam dëshmitar i kësaj. E kam braktisur Davidin e vjetër dhe tani jam ndryshe. Kur mendoj që atje në burg ka njerëz që për pesë muaj jetojnë me tetë njerëz, unë ndihem më shumë shqiptar se italian dhe po marr shtetësinë shqiptare, sepse jam martuar. Nuk besoj se vendimi i Gjykatës së Lartë do të më pengojë.

Anila Hoxha: A e keni mësuar gomonen?

Davide Pecorelli: Jo. Në fillim do të mësoj shqip dhe po provoj.

/Anila Hoxha Top Channel

Etiketa: davide pekorellihetimeItalivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si dështuan 10 orë negociata? Momenti kur RENEA rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

20:58 : 26/07/2026
BOTA

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:30 : 26/07/2026
AKTUALITET

Aksidentohet karrotreci në aksin Librazhd–Elbasan, kufizohet qarkullimi

17:14 : 26/07/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Roskovec/ Xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

20:46 : 25/07/2026
AKTUALITET

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

17:35 : 25/07/2026
AKTUALITET

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:13 : 25/07/2026
Para

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş