Një vatër zjarri është shfaqur këtë të diel në kodrat e fshatit Peshtani i Madh, të Qarkut Fier.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit në zonën me pyllësi të dendur.
Zona ku ka rënë zjarri konsiderohet problematike, pasi edhe dy vite më parë u përfshi nga flakët, të cilat dogjën qindra hektarë sipërfaqe pyjore.
Aktualisht nuk raportohet për banesa apo persona të rrezikuar.














