Edhe pas më shumë se katër ditësh nga rënia e zjarrit, situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në zonën Halil të Fushë-Krujës, vijon të mbetet jashtë kontrollit .
Flakët që shpërthyen më 22 korrik janë ende aktive, ndërsa nga grumbujt e mbeturinave vazhdon të ngrihet tym i dendur, duke rënduar ndjeshëm ndotjen e ajrit dhe duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e Boldnews tregojnë se zjarri vazhdon të përhapet në vendgrumbullimin e mbetjeve, me vatra ende aktive dhe flakë që rrezikojnë të shtrihen edhe në sipërfaqet përreth.
Banorët shprehen të alarmuar, pasi situata nuk ka ndryshuar pavarësisht kalimit të disa ditëve.
Ata kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se vonesat po e përkeqësojnë krizën mjedisore në zonë.














