• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leje dhe tokë falas nga Edi Rama/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të Agim Zeqos në Korçë

10:39 : 26/07/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek godina tek ‘Mine Peza’. …Me Enean mund ta zgjidhë këtë punë”. Bashkëbiseduesit që komunikojnë me mesazhe në gusht të vitit 2020 janë Luçiano Koçeku dhe Ervin Koçeku.

I pari, i njohur edhe me emrin Artur, konsiderohet si një nga bosët e “Grupit Aruba”, përgjegjës për trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. I dyti është vëllai i tij më i vogël, i cili menaxhonte paratë dhe kontaktet me njërëzit për shitjen e pronave të paluajtshme në kulla e resorte, të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal.

Në foto: Luçiano Koçeku, i dyshuar si pjesë e “Grupit Aruba”

Personazhi “Enea” është Enea Mitrushi. Ai është administrator i kompanisë “Nova Construction”, në pronësi të Ilir Shtufit, e cila ka ndërtuar, ndër të tjera, një godinë të lartë në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë. Enea është një i punësuar dhe, të paktën deri më tani, nuk është konsideruar përgjegjës për “pastrimin e parave”.

Ai ka qenë i ngarkuar me menaxhimin e kompanisë së Ilir Shtufit. Me shumë mundësi, atij i kanë thënë që duhet t’i përgjigjej porosive dhe “urdhërave” të Luçiano Koçekut, i cili për Prokurorinë e Posaçme konsiderohet si njeriu që lëvizje në hije prej shumë vitesh projektet ndërtimore të “Nova Construction”.

Lexo edhe:

Ish-zv.ministri socialist akuza Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

“As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

Enea mund të jetë një individ me aftësi të mira menaxheriale dhe nuk ka pasur asnjë përgjegjësi të verifikojë statusin, aktivitetin apo burimin e parave të Luçiano Koçekut.

Megjithatë, Prokuroria e Posaçme ka një përcaktim për Enea Mitrushin: Ai konsiderohet si “njeriu i besuar i Luçiano Koçekut”, një prej bosëve të “Grupit Aruba”.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore, ku përmenden bisedat mes Luçiano dhe Ervin Koçeku

Dhe, si një “njeri i besuar”, emri i tij gjendet në administrimin e disa kompanive ku gjendet dyshja Shtufi-Koçeku, përfshirë edhe në shoqërinë që po zhvillon “investimin strategjik” për ndërtimin e një kompleksi vilash luksoze në Korçë.

“Green House Resort” e Agim Zeqos

Në Prill të vitit 2019, tre biznesmenë të njohur në fushën e ndërtimit, Agim Zeqo, Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi, bashkohen dhe krijojnë kompaninë “Investment and Development Albania”, me një ndarje të aksioneve 40-30-30. Ortakët vendosin që administrator do të jetë njëri prej tyre, Ilir Shtufi.

Në Shkurt të vitit 2023, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, i jep kompanisë “Investment and Development Albania” statusin e “investitorit strategjik për projektin “Green House Korça Resort”.

Në foto: Sipërmarrësi Agim Zeqo

Zona e zhvillimit gjendet në një zonë shumë të preferuar të Korçës, pranë kompleksit sportiv, ku gjendet edhe stadiumi futbollit.

Në vendimin e nënshkruar nga Rama thuhet se “projekti parashikon ndërtimin strukture turistike elitare që do të ketë në përbërje një hotel me 5 (pesë) yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj”. Vlera e investimit parashikohet në 18 milionë euro.

Në foto: Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për projektin “Green House Korça Resort”

Pak muaj më pas, në Shtator të vitit 2023, dy nga ortakët e “Investment and Development Albania-IDA”, Ilir Shtufi dhe Gerian Kuka, vendosi të shesin aksionet e tyre tek Agim Zeqo, i cili merr në kontroll pronësinë dhe administrimin e kompanisë.

Në foto: Projekti “Green House Korça Resort”

Zeqo është i njohur në Korçë, jo vetëm për origjinën e tij nga ky qytet, por edhe për faktin që për shumë vite ishte një nga drejtuesit e ekipit të futbollit “Skënderbeu”.

Përfitimi nga ana e tij e statusit të investitorit strategjik shumë pranë qendrës së qytetit, përveçse u prit me rrudhje buzësh nga qytetarët, nuk u ka aspak e habitshme. Kjo, për shkak të raporteve të mira të tij me kryeministrin Edi Rama.

Edhe resorti hotelier, në publikun lokal, u emërtua si “hoteli i Agim Zeqos”.

Rama i fal tokë publike

Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, thuhej se projekti do të zhvillohej në një hapësirë 10 mijë metra katrorë.

Në një paragraf të mëtejshëm, akti i nënshkruar nga Rama, citonte: “Pasuria e paluajtshme me sipërfaqe prej 10,000 m2, e llojit “truall”, në zonën kadastrale 8561, me numër pasurie 1/911, në pronësi të Bashkisë Korçë ka kaluar në administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me VKM Nr. 301, datë 19.5.2021”.

Në foto: Zona ku do të zhvillohet “investimi strategjik”, ngjitur me stadiumin e Korçës

Pra, dukej qartë, që trualli ku do të zhvillohej resorti, ishte në pronësi publike.

Dy vjet më pas, në qershor 2025, Këshilli i Ministrave, i drejtuar nga zëvendësja e Edi Ramës në atë kohë, Belinda Balluku, miraton vendimin që i hap rrugën nënshkrimit të kontratës për t’i dhënë me qiranë simbolike 1 euro shoqërisë “Investment and Development Albania”, sh.p.k. një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në Bashkinë Korçë.

Në foto: Këshilli Ministrave miratoi kontratën e qirasë “1 euro” për investimin “Green House Korça Resort”

Pra, në qershor të vitit të kaluar, u kompletua i gjithë cikli. Kompania, që drejtohej nga Agim Zeqo kishte përfituar statusin e investitorit strategjik, mori edhe tokën publike me qira “1 euro” dhe çdo gjë ishte gati për të nisur nga puna.

Rikthimi i Shtufit

Por, pas kompletimit të ciklit, e konkretisht në korrik të vitit 2025, në kompaninë investitore rikthehen sërish ortakët e larguar-Ilir Shtufi dhe Gerian Kuka.

Struktura e aksioneve është e njëjta si në fillim, ku Agim Zeqo zotëron 40 përqind, ndërsa dy bashkëortakët ndajnë nga 30 përqind secili.

Për disa muaj, Agim Zeqo vijon të mbajë postin e Administratorit të kompanisë “Investment and Development Albania”.

Në mars të vitit 2026, asambleja e ortakëve vendos që të emërojë administrator Enea Mitrushin, personazhi që mban të njëjtën detyrë tek “Nova Construction” e Ilir Shtufit dhe që në dosjen e SPAK-ut për “Grupin Aruba” konsiderohet si “një nga njerëzit e besuar të Luçiano Koçekut”.

Në foto: Ilir Shtufi, sipërmarrësi i shpallur në kërkim

Të dhënat e deritanishme hetimore nuk tregojnë për ndonjë përgjegjësi penal në ngarkim të dy prej tre ortakëve të kompanisë së “investimit strategjik”, Agim Zeqo dhe Gerian Kuka. Gjithashtu, dosja hetimore nuk ka evidentuar ndonjë përgjegjësi për Enea Mitrushin.

Ajo që njihet deri më tani është fakti që biznesmeni Ilir Shtufi është në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, nën dyshimet se ka kryer veprat penale të “pastrim të produkteve të veprës penale” në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”.

LEXO EDHE:

Qeveria i fal 10 mijë m² tokë “strategjikut” Agim Zeqo në Korçë për resortin luksoz 18 mln euro

Rruga Milot-Balldren/ Njeriu i “Grupit Aruba”, një nga fituesit e koncesionit 1 mld euro të Salillarit

LISTA/ Apartamente, vila e llogari bankare, pasuritë e sekuestruara të vëllezërve “Koçeku” dhe Ilir Shtufit

 

Etiketa: Agim ZeqoEdi Ramagrupi arubaIlir ShtufiLuciano Koceku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-zv.ministri socialist akuza Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

13:12 : 26/07/2026
AKTUALITET

“As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

12:26 : 26/07/2026
AKTUALITET

Ish-kryetari i PS Korçë “shpërthen” ndaj Ramës: Krijove administratën më të korruptuar në 114 vite shtet

11:34 : 26/07/2026
AKTUALITET

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

08:50 : 26/07/2026
AKTUALITET

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

22:50 : 25/07/2026
AKTUALITET

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

21:06 : 25/07/2026
Para

Moska s’i ndal bombardimet, shpërthime dhe zjarre nga sulmi me raketa ruse në Kiev!

TË GJITHA

Ish-zv.ministri socialist akuza Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

13:12 : 26/07/2026

Nga akademia në ekipin e parë, pesë lojtarë debutojnë me Tiranën

12:57 : 26/07/2026

Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

12:42 : 26/07/2026

Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona

12:34 : 26/07/2026

“As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

12:26 : 26/07/2026

Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?

12:11 : 26/07/2026

Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec

11:56 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş