Mijëra qytetarë u mblodhën sot në mbrëmje para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, te rruga “Mine Peza”, për të kërkuar lirimin e 2 protestuesve të arrestuar të enjten para Parlamentit dhe që Gjykata i la në paraburgim.
Pas fjalimeve te Kryeministria ata marshuan tradicionalisht si përnatë edhe në ditën e 56-të të protestës, teksa u drejtuan te Komisariati, ku mbahen një vajzë dhe një djalë.
“Lironi shqipen, nuk jeni vetëm, Shqipëria e rinisë jo e partisë”, ishin thirret e tyre.
Gjithashtu ata kërkuan arrestimin e Ramës dhe Berishës, ndërsa apeluan për ndryshim sistemi dhe rrëzim të klasës së vjetër politike.














