Pas përfundimit të fjalimeve të mbrëmjes përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Gjatë tubimit, protestuesit përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe kërkuan ndryshim politik, ndërsa në duar mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë.
Marshimi po zhvillohet nën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës aktuale politike.














