Stuhia e fortë që goditi Sarandën mbrëmjen e së martës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar çatinë e një pallati 12-katësh në qytet.
Era e fuqishme rrëmbeu çatinë e katit të fundit, e ndërtuar me konstruksion druri, duke lënë pa mbulesë katër familjet që banojnë në katin e 12-të.
Nga verifikimet e kryera në terren rezulton se rreth gjysma e çatisë është shkatërruar plotësisht, ndërsa pjesa tjetër ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Objekti është një ndërtim i hershëm, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën për të përcaktuar masat që do të merren për rehabilitimin e dëmeve dhe mbështetjen e banorëve të prekur.














