Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Veliaj kishte ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin për pezullimin e llogaritjes së afateve të paraburgimit pas shtyrjeve të seancave gjyqësore në themel të çështjes.
Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi qëndrimin e shkallës së parë të juridiksionit të posaçëm, duke mos pranuar rekursin e paraqitur nga Veliaj.
Sakaq kujtojmë se ditën e sotme, seanca gjyqësore për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë është shtyrë për në shtator, kjo pasi mungonte pala mbrojtëse e Veliajt. Për këtë të fundit gjykata vendosur edhe një gjobë prej 50 mijë lekësh.














