• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

08:01 : 21/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nën petkun e një biznesi estetik dhe të kuruar, me marka të njohura ndërkombëtare, ambiente luksoze dhe klientelë të përzgjedhur, Policia e Tiranës ka ndërhyrë për herë të parë në një segment tregu që deri më tani kishte mbetur pothuajse i paprekur: tregun e veshjeve dhe aksesorëve të luksit.

ZËRI ka mësuar se subjektet e proceduara në Prokurori nga Policia gjatë operacionit “Illegal Trade” që u zhvillua të shtunën, tashmë zyrtarisht nën hetim janë: Zaboo Garden, Brandville, Daka Brand, Prive, Monarch Luxury Boutique, Senso Unico, Beleri Shpk dhe Datja&Co.

Nëse nis të kërkosh në rrjetet sociale për objektin e veprimtarisë së këtyre dyqaneve, çdo gjë duket e rregullt. Por sapo nis të kërkosh zyrtarisht në regjistrin shqiptar të biznesit, (QKB), disa gjëra nuk shkojnë. Shumë pak nga këto biznese rezultojnë të regjistruara me emrat e tyre tregtarë në Shqipëri.

Zyrtarisht, këto biznese po hetohen me indicien që tregtojnë produkte të markave luksoze, të kontrabanduara, pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën dhe zhdoganimin.

Por burime i thanë ZËRI-t se verifikimet kanë shkuar më tej. Në sitë nuk është vetëm aktiviteti tregtar, por edhe te mënyra e financimit të disa subjekteve, qarkullimi i parave, pronësia reale dhe lidhjet e mundshme mes kompanive dhe individëve që qëndrojnë pas tyre.

Lexo edhe:

Mbyllet gara për 6 drejtues departamentesh në Policinë e Shtetit, 9 kandidatë në garë

Kamerat nuk zëvendësojnë shtetin

Brandville

4 prej tyre, Zaboo Garden, Brandille, Prive dhe Monarch Luxury Boutique dyshohet se kanë një fluks jo normal tregtar dhe hetimi pritet të zbulojë nëse bëhet fjalë për aktivitet normal tregtar apo për një mekanizëm të përdorur për qarkullimin dhe legalizimin e të ardhurave me origjinë të dyshimtë.

Si hyjnë mallrat e luksit në Shqipëri?

Burime i thanë ZËRI se policia dyshon se këto 8 subjekte i kalojnë produktet e luksit përmes Aeroportit të Rinasit, përmes “personal shopper”, një term i kthyer në trend vitet e fundit, që bashkon blerësin personal me të gjithë ata që nuk udhëtojnë dot për të marrë produktet e tyre.

Personal shopper-i është personi që sjell mallrat e luksit deri në dyqan. Përmes korruptimit të oficerëve të kontrollit në pikën kufitare, ai arrin të kalojë mallrat e blera jashtë për dyqanet përkatëse. “Rrugë të tilla bëhen çdo javë”-tha një burim policor për ZËRI.

Këto produkte më pas futen në dyqane për rishitje të paautorizuar nga brandi ndërkombëtar me një vlerë disa herë më të lartë. Por a shiten vërtetë?

“Jo gjithmonë. Në disa raste mjafton që pronarët realë të këtyre dyqaneve të arrijnë të presin fatura që të krijojnë perceptimin se kanë të ardhura solide për justifikimin e pasurive të tjera që kanë”-shtoi burimi.

Kush janë 8 administratorët e proceduar nga Policia?

Kamela Gjinollari – Daka

Julian Beleri – Beleri

Alfred Datja – Senso Unici Albania

Bledar Datja – Datja & Co

Gjergji Hysi – Prive 2019

Nerida Rama – Monarch Butik

A. L. – Zaboo

Sonja Sadiku,  Eni Zizollari, Daniel Volaj – Brandville.

Nëse dyshimet e ngritura provohen, kjo dosje pritet të shndërrohet në një nga hetimet më domethënëse të viteve të fundit në tregun e mallrave të luksit në Shqipëri. Për herë të parë, nën lupën e organeve ligjzbatuese po kalon një sektor që prej vitesh ka operuar larg vëmendjes publike, pavarësisht qarkullimit të konsiderueshëm financiar që gjeneron./ZËRI

Etiketa: BrandvilleDaka & Privépastrim parashpolicia e shtetitZaboo Garden

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet gara për 6 drejtues departamentesh në Policinë e Shtetit, 9 kandidatë në garë

11:26 : 20/07/2026
AKTUALITET

Kamerat nuk zëvendësojnë shtetin

12:46 : 18/07/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Policia e Fierit traumatizon 12-vjeçarin, i bëjnë kontroll fizik dhe i heqin çorapet!

08:00 : 18/07/2026
AKTUALITET

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026
Para

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 korrik 2026

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet