Argjentina ka përmbysur rezultatin ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, duke kaluar në avantazh 2-1 në minutat shtesë të sfidës që po zhvillohet në Atlanta.
Golin e përmbysjes e realizoi Lautaro Martinez, i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një asist të shkëlqyer nga Lionel Messi, duke dërguar në festë tifozët argjentinas dhe duke e afruar “Albicelesten” me finalen e madhe ndaj Spanjës.
Më herët, Anglia kishte kaluar në epërsi me Anthony Gordon, ndërsa Enzo Fernandez riktheu ekuilibrin për Argjentinën para se Lautaro të kompletonte përmbysjen dramatike.
Tashmë Anglia është e detyruar të hidhet e gjitha në sulm në minutat e mbetura, ndërsa Argjentina kërkon të ruajë epërsinë për të siguruar biletën drejt finales së madhe të Kupës së Botës 2026, ku e pret Spanja.














