Pushuesit në Adai të Francës u zunë në befasi kur u përballën papritur me fenomenin Galerne. Edhe pse ky fenomen ka ndodhur çdo ditë gjatë javës së kaluar, ata u zunë në befasi të dielën, më 12 korrik, duke ikur për t’u strehuar nga erërat e forta.
Fenomen Galerne u shfaq gjatë një vale të nxehti dhe plazhistët panë shpërthimin e tij të dhunshëm, duke shkaktuar një rënie të ndjeshme dhe dramatike të temperaturës.
“Është një ndryshim i menjëhershëm i drejtimit të erës. Dje patëm një erë perëndimore që ndryshoi papritur drejtimin. Ky fllad deti mbërrin duke sjellë temperatura shumë më të ulëta. Në plazhin e Adai-t, temperatura regjistroi një rënie prej 12°C midis orës 20:30 dhe 21:00, duke rënë nga 37°C në 25°C.”, shpjegoi meteorologia Daniela Prepeliuk nw lidhje me fenomenin.
Sipas mediave të huaja, ky fenomen, i cili prek Francën perëndimore, është mjaft i njohur në rajonin e Adai-t. Në fakt, vendasit përdorin edhe emra të tjerë për shpërthimin e galerne-s, duke e quajtur shpesh “enbata” ose “brouillarta”.
“Është e vërtetë që nxehtësia intensive është absolutisht e favorshme për vëzhgimin e këtij fenomeni. Megjithatë, kjo nuk është automatike. Nevojitet gjithashtu ajër i ftohtë mbi Atlantikun e afërt. Prandaj, duhet të përmbushen të dy kushtet për të përjetuar vërtet këtë përplasje të masave ajrore midis ajrit shumë më të freskët dhe më të lagësht, i cili bie në kontakt me ajrin shumë të ngrohtë të pranishëm në bregdet”, shpjegon Jérôme Cerisier, meteorolog në Weather Solutions.
🔴 INFO – #Météo : Hier, une spectaculaire #galerne (Vent froid) a balayé la grande plage d'#Hendaye en quelques instants, provoquant une chute de température de plus de 15 °C. 🇫🇷🌬️🌡️ pic.twitter.com/2KTm62zX2C
— FranceNews24 (@FranceNews24) July 13, 2026












