Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të marte në Novoselë.
Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte dhe ullinj.
Sipas informacioneve shumë pranë gjenden edhe disa banesa të cilat rrezikohen.
Siç shihet edhe nga pamjet, zjarrfikësit po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.














