• Kontakt
Sunday, July 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Oktapodi” i oksigjenit mjekësor/ Emrat dhe fijet që lëviz “Niku i Ndrangheta-s” në tregun miliona euro

10:45 : 12/07/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Prej më shumë se një dekade, tregu miliona euro i oksigjenit mjekësor është e fiksuar në situatën e monopolit.  Në qendër janë dy kompani, “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” dhe ‘Messer Albgaz”. Dy subjekte formalisht të ndryshme, të cilat besohet se kontrollohen nga një dorë e vetme, Besnik Halili.

 Një hetim në zhvillim i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka ngritur dyshimet se Halili, nëpërmjet një rrjeti të ngritur me zyrtarë publikë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe një grupi bashkëpunëtorësh të shpërndarë në dy subjektet private, ka krijuar një skemë “oktapod”, e cila kanalizon në llogaritë e tij miliona euro të tenderave publikë.

 Në maj të vitit 2020, “Boldnews.al” ekspozoi për herë të parë atë që dukej si një situatë monopoli në tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë për oksigjenin mjekësor.

 Megjithatë, SPAK nisi hetimet rreth 9 muaj më pas, në janar 2021, kur emri i Besnik Halilit u shfaq në një hetim të prokurorisë së Katanzaros. Ai konsiderohej si pika e lidhjes e klanit mafioz Italian “Ndrangheta” në Shqipëri dhe si njeriu që kishte akseset e duhura në Bashkinë e Tiranës për të siguruar leje ndërtimi për grupin kriminal përtej detit.

Lexo edhe:

Skemë e re, fitues të vjetër/ OBP i jep me rotacion GTS-së dhe MESSER-it tenderat e oksigjenit spitalor

Duopoli i oksigjenit zhvat shqiptarët me çmime tre herë më të larta se rajoni

 Hetimi i Prokurorisë së Posaçme është fokusuar, deri më tani, tek tenderat e oksigjenit mjekësor, sidomos në kohën  kur Ministria drejtohej nga Ogerta Manastirliu. Të dhënat e deritanishme kanë krijuar dyshimet e hetuesve se pas tyre qëndron një njeri i vetëm-Besnik Halili, i njohur edhe me nofkën “Niku i Ndrangheta-s”. Rreth tij janë një grup “satelitësh”, emrat dhe rolet e gjithësecilit shpjegohen në vijim

***

Në shtator të vitit 2024, disa grupe të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), morën në dorë urdhërin e lëshuar nga prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi, për të ushtruar kontrolle persona dhe banesash tek të paktën 10 persona, të lidhur me biznesin e gazit mjekësor.

Në qendër të hetimit ishte Besnik Halili, administrator i kompanisë “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” dhe një rrjet njerëzish të lidhur me të. Halili njihet në botën mediatike si “Niku i Ndrangheta-s”, një nofkë që iu vendos pas publikimit të një dosjeje hetimore në Katanzaro, ku ai përmendej si pikë kontakti e grupit mafioz italian në Shqipëri.

Në aktet hetimore përtej Adriatikut, italianët Antonio Gallo, Antonio Spezali dhe Klaudio Larusa përmendnin emrin “Niku”, i cili mund të siguronte leje ndërtimi në Tiranë, kundrejt rryshfetit për zyrtarët e Bashkisë së kryeqytetit shqiptar.

Në foto: Sipërmarrësi Besnik Halili dhe bashkëjetuesja e tij, Luneda Sufali, ish-drejtoreshja e “Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit”

Të dhënat e publikuara në media nxitën Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) që të niste një hetim në janar të vitit 2021 për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve”, “pastrim të parave” dhe “veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Monopoli 

Në maj të vitit 2020, “Boldnews.al” raportoi për një situatë të dyshuar monopolistike në tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar në atë kohë nga Ogerta Manastirliu, për blerjen e gazit mjekësor.

Deri në atë moment, ky treg ishte thuajse i papërmendur në tregun publik. Në atë raportim, fokusi ishte tek një tender me vlerë 5 milionë euro për gaz mjekësor, një lëndë e konsideruar shumë e nevojshme në kulmin e pandemisë “Covid 19”.

Megjithatë, të dhënat e përpunuara në atë kohë nga redaksia, treguan se kompanitë fituese, “GTS”, e administruar nga Besnik Halili dhe “Messer Albgaz”, me administrator shtetasin bullgar, Vladimir Vladimirov, ishin përfituesit absolut të shumë tenderave të ngjashëm të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat spitalore, të paktën prej vitit 2018.

Në foto: Ish-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama

Këto të dhëna u rikthyen në vëmendjen e publikut disa muaj më pas, në janar 2021, kur investigimet mediatike u thelluan për të kuptuar se cili ishte në të vërtetë “Niku i Ndrangheta-s”.

“Manipulimi” i tenderave

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “GTS”, si operator i vetëm ose në bashkëpunim me “Messer Albgaz”, ka përfituar mbi 220 kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë dhe spitalet rajonale në periudhën 2014-2020. Kjo statistikë i referohet vetëm momentit të fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme, pasi numri i kontratave të tyre ka vijuar të shtohet në progresion gjeometrik edhe në periudhën në vijim.

Ndër dokumentat e para të administruar nga Prokuroria e Posaçme është një procedurë për blerje medikamentesh, të zhvilluar në vitin 2019. Të dhënat e siguruara krijonin dyshimin e fortë se strukturat drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë kishin realizuar një skemë, me fitues të paracaktuar kompanitë e lidhura me Besnik Halilin.

Në janar të atij viti, Ministria e Shëndetësisë krijoi grupin e punës për zhvillimin e procedurave tenderuese për blerje pajisjesh dhe barnash mjekësore për 12 muaj.

Në foto: Selia e kompanisë “GTS” në Vaqarr, Tiranë

Në mars 2019, grupi i punës shpall dy procedura tenderuese të ndryshme, me fokus thuajse identik. Loti i parë ishte “Blerje barna anestezi-reanimacion, antineoplastike dhe imunomodulatore”, e ndarë në 33 lote, me fond limit 198.628.628 lekë të reja. Loti i dytë ishte “Blerje barna anestezi-reanimacion, organet e shqisave, psikiatri, sistem kardiovaskular”, me 35 lote, me fond limit 199.297.631 lekë të reja.

Materiali “Oksigjen i lëngshëm” gjendet në të dy lotet. Në lotin e parë, vlera e parashikuar për blerjen e tij ishte 25.925.184 lekë të reja. Në lotin e dytë, vlera për oksigjenin mjekësor ishte 184.070.720 lekë të reja.

Në pamje të parë, ndarja në dy lote të ndryshme e të njëjtin mall (oksigjen mjekësor) duket si një lapsus jo-logjik nga hartuesit e tenderit. Por, për Prokuroria e Posaçme, kjo ndarje ka një logjikë, vetëm se ajo nuk është aspak ligjore.

Po të vërehet me vëmendje, shuma totale e parashikuar nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e oksigjenit mjekësor tejkalon shumën 200 milionë lekë të reja, më saktësisht 209.995.904 lekë të reja.

Ligji për “Prokurimet Publike” parashikon se për tenderat me vlerë mbi 200 milionë lekë të reja në një lot, duhet shpallur tender ndërkombëtar, përfshirë publikimin e tij në një gazetë të huaj me shpërndarje të madhe.

Pra, sipas SPAK-ut, ndarja në dy lote ka pasur si qëllim shmangien e ofertuesve ndërkombëtarë. Kjo manovër dyshohet se është realizuar nga stafi i Ministrisë së Shëndetësisë për të favorizuar kompanitë “GTS” dhe “Messer Albgaz”, të cilat janë të vetmet që ofrojnë këtë produkt në Shqipëri.

Gjithashtu, në dosjen hetimore evidentohen edhe të paktën dy elementë të tjerë, të cilat favorizojnë dy kompanitë.

Një ndër të kriteret kualifikuese për këto tendera ishte që kompanitë pjesëmarrëse duhet të kishin përvoja të mëparshme të suksesshme në procedura të ngjashme. Prej vitit 2014, “përvoja të suksesshme” të mëparshme kishin vetëm “GTS” dhe “Messer Albgas”.

Në foto: Selia e kompanisë “Messer Albgas”

Gjithashtu, shqyrtimi i dokumentacionit nxori në dritë edhe një “manovër” të hartuesve të tenderit. Ata kishin përjashtuar nga procedura nevojat e spitalit rajonal Durrës dhe Elbasan për gaz mjekësor. Nëse do të ishin përfshirë edhe këto dy struktura spitalore, vlera e fondit limit do të tejkalonte shumën 200 milionë lekë të reja dhe, për rrjedhojë, lindte detyrimi ligjor për të shpallur tender ndërkombëtar.

Detajet i përkasin një tenderi të vetëm, të zhvilluar në vitin 2019. Megjithatë, të dhënat publike, të verifikuara edhe nga Prokuroria e Posaçme tregojnë se një skemë e ngjashme është aplikuar edhe në procedura të tjera.

Informacioni zyrtar tregon se tenderat për oksigjenin mjekësor janë fituar herë nga ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, herë nga “Messer Albgas” dhe, në shumicën e rasteve, nga bashkimi mes tyre. Në çdo rast, në garë nuk ka qenë asnjë kompani tjetër.

Në vijim, gjenden emra dhe kompani, për të cilat Prokuroria e Posaçme dyshon se janë pjesë e “oktapodit” të Besik Halilit, “Nikut të Ndrangheta-s”.

“Oktapodi” i Nikut

Kompania “Gazra Teknike Shqiptare” është regjistruar në Shqipëri në vitin 1996, me ortak të vetëm shoqërinë italiane “Sol” s.a. Besnik Halili është përfaqësuesi kryesor i “GTS”.

Kompania “Messer Albgas” është regjistruar në vendin tonë në vitin 2007. Ortaku themelues ka qenë një shoqëri serbe, “Messer Technogas”. Në vitin 2010, aksionet blihen nga shoqëria e regjistruar në Gjermani, “Messer Group” GMBH. Administrator i “Messer Albgas” është shtetasi bullgar, Vladimir Vladimirov.

Megjithëse administrator, statusi i kompanisë ka përcaktuar se Vladimirov, për shpenzimet mbi 10 mijë euro, duhet të marrë konfirmimin nga Drejtuesi Teknik, Stojan Angjellari dhe Shefi i Financës, Migel Zallëmi.

Në vitin 2010, kompania “Messer Albgas” ka bërë marrëveshje për blerjen e shoqërisë “SofiGaz”, në shumën 3.5 milionë euro. Kompania target, pra ‘SofiGaz”, ishte regjistruar në Shqipëri në vitin 1996, me ortak themelues Adrian Strazimi, Stojan Angjellari dhe Pirro Gjinari. Në të njëjtin vit, ata i kaluan 90 përqind të aksioneve të “Sofigas” tek një shoqëri italiane “Sapio Produzione Idrogeno”. Pjesa prej 10 përqind e aksioneve ka mbetur ende tek Adrian Strazimiri.

Nga kjo dinamikë, rezulton se Menaxheri Teknik i “Messer Albgas”, Stojan Angjellari, rezulton gjithashtu ortak themelues i “Sofigas”.

Në foto: Stojan Angjellari (marrë nga LinkedIn)

Lëvizjet brenda kompanive private mund të jetë një histori rutinore. Por, fakti që Prokuroria e Posaçme i ka evidentuar këto transaksione në materialin e saj hetimor, duket se ka krijuar dyshimin mbi rolin e këtyre personave të skemën e dyshuar monopolistike.

Besnik Halili, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose indirekte, kontrollon një grup kompanish të tjera, krahas administrimit të ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.

Halili rezulton pronar i vetëm i kompanisë ‘NCI”, e themeluar nga i vëllai i tij, Ergys Halili. Aktualisht, Ergysi është pjesë e menaxhmentit kryesor të ‘Gazra Teknike Shqiptare”.

Në orbitën e “Nikut të Ngranghet-s” qarkullojnë edhe shoqëritë “ADR Trans”, “Hidro Energy Sotira”, “Idro Energy Pulita”, “Prof-Trans” dhe “Green Tech”.

Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se Besnik Halili ka në pronësi një zyrë tek “Kullat Binjake”, në bulevardin kryesor të Tiranës. Në atë adresë është regjistruar shoqëria “N3H”, në pronësi formale të nj shtetasi, Aldo Muça.

Kjo kompani dyshohet se ka pronar fundor, të padeklaruar, Besnik Halilin. Të dhënat hetimore kanë zbuluar se shoqëria ‘N3H” ka në pronësi automjetet që dikur kanë qenë pjesë e ‘Prof-Trans” të Halilit. Gjithashtu, personi që kryen veprimet administrative për ‘N3H” është Enea Dhimitri, një punonjës i “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.

Një tjetër punonjës i ‘GTS-Gazra Teknik Shqiptare”, Gerti Idrizi, ka qenë person i autorizuar nga kompanitë në pronësi të Besnik Halilit, për të kryer veprimet administrative në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Paralelisht, Gerti Idrizi rezulton se ka pasur një “Person fizik” për shërbime konsulence financiare. Të dhënat zyrtare tregojnë se ai ka kryer shërbime vetëm për kompanitë e Besnik Halilit dhe u ka faturuar këtyre të fundit shitje në një vlerë totale prej 15.9 milionë lekë (rreth 160 mijë euro).

Një situatë e ngjashme përsëritet edhe me një tjetër kontabiliste, Elona Hoshafi. Ajo ka qenë e regjistruar me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit për një periudhë të shkurtër. Gjatë aktivitetit të saj, Hoshafi rezulton që ka faturuar shërbime vetëm për kompanitë e Besnik Halilit. Shuma e faturave është në vlerën 15.1 milionë lekë të reja (rreth 150 mijë euro).

Në dosje përmenden edhe dy emra të tjera, Ervin Tushe e Alban Zoraqi, të dy punonjës të ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare” të Besnik Halilit dhe që kanë për detyrë përgatitjen e ofertave ekonomike për të marrë pjesë në tendera. Për Prokurorinë e Posaçme, këta dy persona, si edhe dokumentacioni që ata kanë përgatitur, mund të hedhë dritë mbi skemën e dyshuar monopolistike mes “GTS” dhe “Messer Albgas”.

I gjithë dokumentacioni i kompanive të konstelacionit të Besnik Halilit noterizohen pranë zyrës së notere Dhurata Vardhami (Sufali). Noterja është kunata e Halilit, motra e bashkëjetueses së tij, Luneda Sufali. Ndërsa kjo e fundit, mbajti për disa vite postin e Drejtoreshës së Lojërave të Fatit, nën qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Më herët, edhe Luneda kishte qenë pjesë e stafit të ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.

Motra e saj, noterja Dhurata Vardhami rezulton e kryen aktivitetin tek Kullat Binjake, pikërisht në zyrën kur gjendet e regjistruar edhe shoqëria “N3H”, e përmendur më sipër si pjesë e grupit të Besnik Halilit.

Kontrollet

Ky grup emrash u konsiderua nga Prokuroria e Posaçme si një bazë e mirë për të hetuar mbi dyshimet për manipulimin e tenderave miliona euro të oksigjenit mjekësor.

Për këtë arsye, në vitin 2024, SPAK-u mori lejen për të kryer kontroll personal, banesash dhe zyrash të të gjithë personave, me shpresën e gjetjes së dokumentave dhe çdo prove të mundshme.

Një grup prej 10 oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) u shpërndanë në atë kohë nga vilat e Mjull Bathores, ku jeton Besnik Halili dhe bashkëshortja e tij, Luneda Sufali, e deri në periferinë perëndimore të Tiranës, ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë ‘GTS” dhe ‘Messer Albgas”. Pjesë e hartës së kontrollit ishin edhe zyrat e kontabilistëve dhe noteres, si edhe dejtuesit të “Messer”, Vladimir Vladimorov.

Gjatë kontrollit, hetuesit e BKH-së sekuestruar telefona, pajisje kompjuterike e dosje fizike, me qëllim sqarimin e të gjithë rrethanave të hetimit.

Kur kanë kaluar rreth dy vjet nga zhvillimi i kontrolleve, prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, ende nuk ka arritur në një përfundim konkret mbi dosjen që nisi për “lejet e ndërtimit në Tiranë”, por që duket se është fokusuar tek tenderat e oksigjenit mjekësor.

LEXO EDHE:

Monopoli i oksigjenit në spitale, Manastirliu jep 5 milion euro tender pa garë te dy kompani

Etiketa: Besnik HaliliGTSLuneda SufaliMesser AlbgasStojan Angjellari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skemë e re, fitues të vjetër/ OBP i jep me rotacion GTS-së dhe MESSER-it tenderat e oksigjenit spitalor

12:12 : 25/12/2025
AKTUALITET

Duopoli i oksigjenit zhvat shqiptarët me çmime tre herë më të larta se rajoni

11:55 : 11/09/2024
AKTUALITET

Si u trukua tenderi për blerjen e oksigjenit mjekësor, oligarku i vendosi vetë kriteret

18:26 : 31/05/2024
AKTUALITET

Doli në bisedat e “Ndraghetës”/ SPAK kontroll oligarkut Besnik Halili, sekuestrohen 11 telefona

16:51 : 30/05/2024
AKTUALITET

QSUT, 3 miliardë lekë të tjera për oksigjen. A po favorizohet GTS-ja?!

12:01 : 31/10/2021
AKTUALITET

GTS-ja e “Nikut të Ndragheta-s” zgjeron hartën e tenderave, 250 mijë euro pa garë në Lezhë

11:32 : 13/02/2021
Para

Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit, SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit!

TË GJITHA

Humbi jetën në ujërat e lumit Mat! Ky është Erkin Lika, anëtar i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar

13:02 : 12/07/2026

Mister në Teheran! Kush është burri me maskë që tërhoqi vëmendjen në funeralin e Khameneit?

12:49 : 12/07/2026

VAR nderoi Argjentinën, Xhaka pas ndeshjes: Gjyqtari e “vrau” ndeshjen!

12:30 : 12/07/2026

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

12:18 : 12/07/2026

Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë

12:04 : 12/07/2026

Jorge Jesus prezantohet te Portugalia: Ronaldo nuk është dhe nuk do të jetë kurrë problem

11:59 : 12/07/2026

Ngjarja në Fier/ Nëna e një prej vajzave që dhunuan 17-vjeçaren: Vinte natën në shtëpi, kërkoj të kurohet

11:40 : 12/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişgalabetjojobetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş