Policia ka dhënë informacionin paraprak lidhur me vrasjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir është gjetur brenda një automjeti shtetasi me iniciale A.K., i dyshuar se është vrarë me armë zjarri.
Hetuesit po punojnë gjithashtu për identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policise
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.














