Protesta e 42-të kundër qeverisë u shoqërua me dëshminë e një protestueseje, e cila u prezantua si punonjëse e administratës publike dhe tha se rrezikon vendin e punës duke marrë pjesë në tubim.
Ajo deklaroi se e ka votuar tre herë kryeministrin Edi Rama, por tashmë ndihet e zhgënjyer nga qeverisja e tij. Sipas saj, rreziku më i madh për vendin është shpopullimi, ndërsa shtoi se është e gatshme të mbajë përgjegjësi për zgjedhjen që ka bërë në të kaluarën.
Protestuesja akuzoi Ramën se nuk i shërben interesit të qytetarëve dhe tha se do të vazhdojë të protestojë në mbrojtje të vendit.
Protestuesja: Rrezikoj shumë e pranishme këtu. Rreziku më i madh që kemi është shpopullimi dhe copëtimi i atdheut, jam në administratë.
Rreziku i punës sime është një e vogël. Pa atdhe rrezikon të shkosh në ishullin Lesvos atje ku çuan emigrantët, por mund të bëhesh edhe sapun. Ne natyra na ka bekuar, Zoti na ka dhënë tokën, na ka dhënë mundësinë që të ushqehemi dhe të riprodhohemi.
Rrezikohet ekzistenca jonë. Për qeverinë Rama ka votuar 3 herë dhe jam gati publikisht në shkallët e protestës të ngjitem edhe ta pres dorën. Sepse shpresova.
Rama një kryeministër mesatar. Nuk i intereson atdheu, banorët e vendi. E shikon Shqipërinë si një telajo të madhe ku realizon ëndrrën e tij.
Jam e bindur se pasi inauguron një lulishte uron shumë që aty të mos ulen gratë me menopauzë dhe pensionistë. Njeri që vë kufizime si i do qytetarët. Bën dhe përzgjedhje.
Pensionistët njerëzit e moshës sime të rinjtë inteligjentë janë të betuarit e tij, nuk do donte të ishin këtu. Populli ky është. Jam në mbrojte të çdo milimetri. Atdheu të do edhe kur nuk je zogu më i bukur.














