• Kontakt
Saturday, July 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Mendimi mbizotërues thotë se politika e shekullit XXI po dominohet nga një reagim autokratik dhe etnonacionalist kundër kapitalizmit global dhe demokracisë liberale. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë treguar se kjo revoltë politike është më komplekse sesa duket. Në një epokë ndryshimesh të shpejta teknologjike dhe ekonomike, njerëzit priren t’i kthejnë sytë nga e kaluara. Por nostalgjia mund të frymëzojë si etnonacionalistët, ashtu edhe ata që kërkojnë t’i rezistojnë autokracisë.

Kjo qasje mund të ndihmojë për të kuptuar pse Donald Trump u rikthye për herë të dytë në pushtet në Shtetet e Bashkuara me premtimin për të rikthyer madhështinë kombëtare. Ndërsa shumë përpiqen të shpjegojnë paradoksin e një presidenti antiglobalist që vazhdimisht kërkon të bëjë “marrëveshje” në mbarë botën, çelësi për ta riformuluar këtë debat mund të gjendet në Evropën Qendrore dhe Lindore. Midis viteve 1989 dhe 1991, kjo pjesë e kontinentit përjetoi tërmetin politik më të rëndësishëm të fund-shekullit XX. Popujt u mobilizuan rreth një vizioni që ndërthurte liberalizmin dhe demokracinë me nacionalizmin, për të refuzuar internacionalizmin komunist të epokës sovjetike.

Sot, ky rajon është bërë epiqendra e një afirmimi të ri të nacionalizmit, jo vetëm kundër autokracisë, por edhe kundër ndërhyrjeve të huaja. Dy shenjat më domethënëse të këtij rreshtimi të ri politik janë humbja dërrmuese e Viktor Orbánit përballë Péter Magyar në zgjedhjet e prillit në Hungari dhe rezistenca e Shqipërisë ndaj planeve të familjes Trump për ta shndërruar ishullin e Sazanit në një destinacion turistik luksoz e pa shije.

Nuk ka një shpjegim të vetëm për fitoren e Magyarit, por është e pamundur të anashkalohet theksi që ai vendosi te identiteti kombëtar, korrupsioni dhe ndërhyrjet e huaja në politikën hungareze. Trumpi, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, Tucker Carlson dhe figura të tjera të populizmit të djathtë amerikan synonin ta përdornin Hungarinë për të ndërkombëtarizuar lëvizjen MAGA, ndërsa ndërhyrja e presidentit rus Vladimir Putin në çështjet hungareze nuk ishte sekret. Në prag të zgjedhjeve, protestuesit hungarezë ringjallën thirrjen e revoltës antikomuniste të vitit 1956: Ruszkik haza! (“Rusët jashtë!”).

Në Shqipëri, opinioni publik është mobilizuar kundër planit të Ivanka Trump dhe Jared Kushner për të ndërtuar një resort luksoz në plazhet e ishullit të Sazanit, si edhe për të zhvilluar projekte turistike në zonën bregdetare të mbrojtur të Pishë Poro-Nartës. Dëshira e Ivankës për t’iu shërbyer elitës globale sjell menjëherë ndër mend propozimin e pakuptimtë dhe moralisht të papranueshëm të të atit për ta kthyer Gazën në një resort bregdetar për të pasurit. Shqiptarët e kanë vënë re këtë ngjashmëri dhe kanë nisur një fushatë populiste për të mbrojtur jo vetëm plazhet e tyre të paprekura, por edhe vlerat e tyre. Ata i shohin projektet turistike për klasën e miliarderëve si një mallkim, jo si një bekim. Zhvillimi dhe investimet e reja duhet t’i shërbejnë mirëqenies së shqiptarëve, jo të ushqejnë një industri shfrytëzuese të përqendruar vetëm te turizmi.

Lexo edhe:

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Bardhi: Do kallëzojmë në SPAK Ramën

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

Këto revolta të fundit kundër korrupsionit dhe ndërhyrjeve të huaja mund të tregojnë lindjen e një modeli të ri mobilizimi politik. Ajo që po shohim nuk është i njëjti etnonacionalizëm agresiv që përqafojnë shumë mbështetës të MAGA-s, por diçka tjetër.

Mjafton të kujtojmë një tjetër paralelizëm historik. Në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, ku shumë druhen se mund të jenë objektivi i radhës i Kremlinit, muajin e ardhshëm do të ekspozohen kurora varrimi të rizbuluara së fundmi, që datojnë nga Dukati i Madh i Lituanisë në shekullin XVI – një shtet që dikur shtrihej nga Baltiku deri thellë në territorin e Ukrainës së sotme. Në qendër të ekspozitës janë tre figura të rëndësishme: Aleksandër Jagelloni, mbret i Polonisë dhe Dukë i Madh i Lituanisë; nëna e tij, Elizabeta e Austrisë, e cila solli në jetë katër djem që u bënë mbretër; dhe Barbara Radziwiłł, bashkëshortja e dytë e Sigismundit II August, mbret i Polonisë dhe Dukë i Madh i Lituanisë. Të tria kurorat i përkasin kështu epokës së artë të një dinastie që lidhi pjesën më të madhe të Evropës Qendrore.

Edhe historia e zbulimit të tyre është intriguese. Megjithëse trupat e familjes mbretërore polako-lituaneze u gjetën rastësisht në vitin 1931, në shtetin e atëhershëm të pavarur të Lituanisë, ato u fshehën me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u rizbuluan vetëm në vitin 2024. Sot, këto regalia nuk përfaqësojnë vetëm simbole kombëtare, por edhe kujtesën e një të kaluare të përbashkët. Në kohën kur përdoreshin, kurorat mishëronin autoritetin legjitim të asaj që studiuesit modernë e quajnë “monarki të përbëra” – rrjete komplekse martesash që bashkonin Kastiljen, Aragonën dhe Katalonjën, apo Anglinë, Uellsin dhe Skocinë.

Për Magyarin, edhe Kurora e Shën Stefanit, që daton nga shekulli XI, është një pikë kyçe referimi. Pasi u bë virale një fotografi ku ai lutej përpara kurorës në Sallën e Kupolës së Parlamentit Hungarez, ai e përdori atë moment për të kërkuar që të gjithë deputetët e rinj të betoheshin mbi këtë relike të shenjtë.

Edhe Kurora e Shën Stefanit është simbol i një monarkie të përbërë dhe i qëndresës së Hungarisë përballë humbjeve dhe fatkeqësive historike. Ajo u mbajt nga mbreti i fundit hungarez i dinastisë Jagellone, Luigji II, kur ai humbi jetën në Betejën e Mohácsit më 1526. Pasi shoqëruesit e tij e gjetën kurorën në baltën e përroit Csele, ajo u vendos mbi kokën e pothuajse çdo sundimtari Habsburg deri në fund të monarkisë (vetëm Jozefi II, me bindjet e tij të forta laike, e refuzoi traditën). Në fund të Luftës së Dytë Botërore, kurora u nxor fshehurazi nga Hungaria dhe u ruajt në Fort Knox, në Kentaki, pranë rezervës amerikane të arit, derisa iu kthye Hungarisë në vitin 1978.

Në secilin prej këtyre rasteve, shtetet më të vogla evropiane po ringjallin idenë se autoriteti legjitim mund të buronte nga një histori e përbashkët. Ato kanë gjetur një mjet të fuqishëm për t’iu kundërvënë një projekti etnonacionalist të importuar, i cili në të vërtetë udhëhiqet nga interesa tregtare, politike dhe ushtarake. Përballë kurorave autentike mesjetare, që vazhdojnë të kenë domethënie politike edhe në një epokë cinizmi, ofertat e arta, të stërzbukuruara dhe plot shkëlqim të Trumpit mund të kenë shumë pak gjasa të triumfojnë. /BIRN

Etiketa: Edi Ramapopulizemprotesteqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Bardhi: Do kallëzojmë në SPAK Ramën

14:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

13:57 : 11/07/2026
AKTUALITET

Goya Food në SHBA dhe goja e Lucës në Shqipëri

13:21 : 11/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

12:58 : 11/07/2026
AKTUALITET

4 mln euro për koncertin, Berisha: Krim! Rama s’pyet për Kushtetutë e shtet ligjor

12:36 : 11/07/2026
Para

U përfshinë në konflikt në Kombinat dhe Kamëz, tre të arrestuar, një në kërkim

TË GJITHA

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Bardhi: Do kallëzojmë në SPAK Ramën

14:34 : 11/07/2026

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026

Vetëm dy sportele nga pala greke, radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës

14:11 : 11/07/2026

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

13:57 : 11/07/2026

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë /EMRAT

13:40 : 11/07/2026

IGJEUM ngre alarmin: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë

13:26 : 11/07/2026

Goya Food në SHBA dhe goja e Lucës në Shqipëri

13:21 : 11/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişsafirbetjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş